opinion
                               Dedė Preqi
                          
                                SORRAT  E  ZEZA  NĖ  "KALLAMOQ"

Shumė kush thotė se fantazmat bėjnė lėvėrdi,herė ato zbulohen e herė zhduken,ndėrsa njerėzit thurin tregime tė ndryeshme,dhe tė shumtėn e rastėve nuk besojnė nė kėto fenomene tė trishtuara.
Pėr ata qė nuk i kanė pėrjetuar fantazmat ėshtė pakėz mahnitėse,ndėrsa ata qė i kanė pėrjetuar fantazmat me parafytyrime tė vėrteta,atėherė ata kanė se ēka tė tregojnė.Njeriu ėshtė njė krijesė e vetme dhe dėshmitare e vėrtetė e ngjarjeve qė ndodhin nė rruzullin tokėsor.Dhe njeriu vet i shkakton  ngjarjet,por edhe ato tragjike qė e deformojnė pamjen dhe natyrėn njerėzore.Nė tė shumtėn e rastėve njeriu me vetėdije shkakton trazira,lufta me derdhje gjaku,shkatrime materiale,eksplodime nė mes turmave tė njerėzve,kidnapime tė njerėzve,okupime tė tokave ,dhunime dhe keqpėrdorime tė tjera njerėzore e tė  tjera,tė cilat janė vepra tė kėqija tė njeriut kundra njeriut tjetėr.Dikush thotė se,shkaktar i tė gjitha tė kqijave ėshtė djalli,dhe njeriu i pėrulėt atij ! Njerėzit e duan zotin,por bėjnė mėkate,dhe nė kėtė mėnyrė e respektojnė mė shumė djallin…Dhe ėshtė ēudi,sepse ky lloj krijese quhet "njeri",dhe punėt e tij,bien nė kundėrshtim me vetėvetėn.Njerėzit,pėr ditėt qė i kalojnė tė vėshtira thojnė,kaluam ditė tė zeza,sikur flatrat e sorrės sė zezė.Sorra e zezė,pėr shumė njerėz ėshtė e pa pėrshtatshme,dhe ngjyra e saj nuk i pushon shqisat.Por flatrat e zeza nė trupin e sorrės sė zezė,nuk krahasohen me zemrėn e zezė tė njeriut,sepse njeriu e pasa nė zemrėn e vet njė tė "zezė"
edhe mė tė theksuar nė mbrendinė e saj.Shumė njerėz e urrejnė sorrėn e zezė,jo qė bėjnė dallime tek shpendėt apo ngjyrat,por sorra e zezė i bėnė disa gjeste tė kėqija,dhe thotė populli se ajo gjithėherė me zėrin e saj ndjellė kob tė zi…Edhe gjykatėsi e ka uniformėn e zezė,dhe shumė herė e humbė drejtėsinė nė raste tė gjykimit,faktikisht edhe mund tė gabojė,atėherė kur i dobėsohen nervat,sepse e luan rrolin e sorrės sė zezė.Sorra e zezė ėshtė shumė grabitqare,gjithherė tenton tė grabis diēka tė huajėn dhe nė mėnyrė tė dhunshme.Shumė herė bujqit kur i lavronin tokat pjellore dhe pėrgadisnin farėn pėr tė mbjellė,sorrat e zeza binin fluturim dhe nuk lejonin atė kokėr tė pėrtėrihet nė tokėn e vet,dhe nuk ndalėshin deri kur e dėgjonin zėrin e tytės.Nė qytetin e Gjakovės,
ka shumė kohė,njė plak shetitej dhe fliste vetėmevete por edhe para publikut thoshte: "SORRAT E ZEZA NĖ KALLAMOQ,RRNOFTĖ AMERIKA." -Ne si fėmijė,por edhe tė rritur i dėgjonim kėto fjalė por edhe tallėshim me plakun,sepse nuk e kuptonim domethėnjėn e kėtyre fjalėve.Dikush e ndante mendimin se, Amerika i largon sorrat prej kallamoqi,apo kishte dhe mendime tė tjera,tė cilat rrallė kishte njeri qė i kuptonte fjalėt e plakut,i cili shėtiste me njė trastė nė shpinė,duke i pėrsėritur kėto fjalė pa ndėrpre.Njė e vertetė ishte se,sorrat e zeza i njohim tė gjithė si dėmtore tė cilėsuara tė kollomoqit,por edhe njeriu mundet tė jetė  i racės sė sorrave tė zeza,sidomos kur e ka syrin e uritur dhe tenton gjithherė tė grabis tė huajėn,duke shkaktuar edhe konflikt me dhunė.Prandaj,dhuna nuk ėshtė njerėzore,nė kuptimin e ngushtė moral dhe etik,por i takon anės shtazarake apo i takon racės sė sorrės sė zezė.Qė tė dėshmohet njė egoizėm i llojit tė kėsaj qenje ishte edhe dhuna serbe ndaj popullit shqiptar,i pėrcjellur historikisht gjatė shekujve,e luajti qėllimisht apo "spontanisht",rrolin e sorrės sė zezė me shqiptarėt.Pėr kėtė ,ka plot dėshmi se ndaj popullit shqiptar u pėrdor njė politikė me plot tragjedi,qė kishte qėllimin e asgjesimit tė farės tonė shqiptare,apo "kallamoqin tonė",nė pėrgjithsi nga sorrat e zeza tė racės sllave.Ky lloj i sorrave tė zeza,me shekuj qendroi nė arat tona shqiptare dhe u ushqye me bukėn tonė,dhe kėrkoi qė tė shuhemi dhe tė mos guxojmė ti largojmė kurrė nga arat tona.Por  vet Amerika,ishte ajo e cila i largoi kėto sorra dėmtore nga arat tona,dhe plaku qė fliste me vetėvete.e kishte ditur dhe kishte tė drejtė se, ato mundet vetėm Amerika ti dėboj atje nė vendet e veta nga e kanė edhe preardhjen e tyre.Ato prap krokasin sot,dhe nxitojnė me ato flatrat e zeza,duke shetitur nėpėr "hunjt" e Evropės dhe botės,qė tė krijojnė miqėt e tyre,pėr tė krijuar edhe njėherė mundėsitė qė ti lejojnė e ti shfrytėzojnė arat dhe" kallamoqėt" tona,
edhe pse e dinė se nė Kosovė kanė vra,kanė masakru,kanė plaqkitė ,kanė dhunu dhe ēdo gjė kosovare e kanė keqpėrdorė.Kush mundet tė thotė se fantazma, nuk janė edhe "sorrat e zeza",apo ndoshta njė rrol e lozin,sepse edhe hijen e kanė tė pėrafėrt me njėra-tjetrėn,duke fluturuar vetėm hija e tyre,sepse trupin e kanė tė "vdekur".Kėto ditė dhjetori 2009,nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nė Hagė,pritet tė argumentojnė shumė shtete qėndrimin e tyre pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.SHBA-ja,ėshtė shumė e zėshme me paraqitjen e saj nė favor tė Kosovės,ashtu dhe shumė vende tė tjera si Gjermanija,Britanija e Madhe,Shqipėrija,Kroacia,Austria-
Finlanda,Bullgaria,Franca,Holanda e tė tjera ,ishin garanci qė mbėshtesin vullnetin e popullit tė Kosovės dhe pavarėsinė e saj.Ndėrsa,"Serbija me flatrat e saja tė zeza",nuk lė vend nė botė pa e pėrshkuar dhe pa e"glacuar",duke u pėrpjekur qė tė drejtėn e pavarėsisė sė Kosovės ta zhvlerėsoi,ose ta pengoi njohjen nga vendet e botės,duke u orvatur natė e ditė ti bindi kėto  shtetet  dhe ti pėrvetėsoi pėr qėllime tė veta.Nė anėn kundėrshtare tė pavarėsisė sė Kosovės ishte edhe Rusia,Rumania,Qipro,Azerbexhani,Brazili ,Spanja dhe Kina,qė me faktet e tyre, e drejta ndėrkombėtare nuk e ndalon pavarėsinė e asnjėvendi.Ndėrsa faktori amerikan theksoi binshėm se,kėrkund nė Rezulutėn 1244,nuk ėshtė e shkruar nė asnjė rresht,se mohohet e drejta e njė populli pėr liri dhe pėr vetė-nendosje,dhe nė fund shtoi:Lėreni tė qetė Kosovėn.