Dedė Preqi
DITĖLINDJA E DYTĖ E SHTETIT TĖ DYTĖ SHQIPTAR
-Nė pėrvjetorin e dytė tė Pavarėsisė sė Kosovės-
Shqiptarėt gjithmonė ishin nė shėrbim tė paqės dhe stabilitetit rajonal dhe nė fqinjėsi tė mirė me fqinjėt e tyre.Ata bėnė pėrpjekje gjithherė tė mbrohen nga hordhitė e ndryeshme barbare,dhe bėnė pėrpjekje qė tė pėrcaktojnė fatin e tyre,pėr tė qenė tė lirė dhe tė pavarur nė trojet e veta.Populli shqiptar pėrjetoi tragjedi tė mėdha dhe tė mundimshme gjatė historisė sė vet,nga okupuesit e huaj,por asnjėherė nuk u dorėzue duke e mbajtė gjallė frymėn kombėtare,si asnjė popull tjetėr bėri shumė rezistenca duke mos u ndalur asnjė herė ,edhe pse pati pėrkrahje tė mangėta nga fuqitė e mėdha tė atėhershme.Rezistenca 25-vjeqare e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut,ishte shembulli qė mbajti gjallė me shekuj idenė dhe heroizmin kombėtar,edhe pse nė kushte tė vėshtira e kundėrshtuese e shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė me 1912,duke ruajtur bėrthamėn e vet etnike.E cunguar me njė masė tė madhe teritoresh,prap se prap me pėrkrahjen e SHBA-ve,dhe Evropės,Shqipėria nė shekullin e 21,u bė anėtare e NATOs,dhe sė shpejti anėtare e Bashkimit Evropian.Shqipėria dhe Kosova e kishin tė njėjtin fat nėn regjimin komunist,ku edhe sot ka mbeturina tė asaj kohe, nė dy anėt kombėtare qė orvatėn tė dominojnė dhe tė trazojnė demokracinė e kėtyre dy vendeve.
-D i t ė l i n d j a e P a v a r ė s i s ė-
-17 Shkurti 2008,dita kur u plotėsua liria kombėtare shqiptare sė paku 130 vjeqare,shkėputja nga sundimi i egėr dhe barbar serbo-sllav.Nė kėtė ditė ndodhi Pavarėsia e Kosovės,krijimi i shtetit mė tė ri nė botė.Tani ėshtė ditėlindja e dytė e shtetit tė dytė shqiptar,dhe kėshtu me radhė kjo datė shėnon thėmelet e pėrjetėsisė tė shtetėsisė sė Kosovės .Ky akt i pa mohueshėm ishte vullneti i kahershėm i qytetarėve tė saj ,qė pas pritjeve shumėvjeqare dhe sakrificave tė mėdha,shqiptarėt realizuan aspiratat e veta tė lirisė,demokracisė dhe shtetit tė pavarur.Kjo ishte ngjarja mė e madhe e shekullit -XXI-,e cila ngjarje trokiti nė ēdo derė dhe zemėr shqiptare,dhe ku gjendeshin shqiptarėt, u festue mė tė madhe dhe krenari kombėtare.Historija shqiptare nuk fillon me 1912-tė,dhe nuk mbaron me 17 shkurt 2008-tė, por kėto dy data historike tregojnė ngjarjet mė tė mėdha tė kombit tone,tė cilat na identifikojnė si dy shtete shqiptare demokratike dhe sovrane.Kėto dy data tregojnė kulmin e arritjeve tė mijėrave jete njerėzish qė luftuan dhe u sakrifikuan pėr liri dhe pavarėsi.Shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės,ishte njė pėrmirėsim i padrejtėsive historike tė bėra ndajė shqiptarėve nga fuqitė e mėdha tė kohės,dhe ishte ngjarja mė e madhe nė historinė e popujve tė ballkanit.Por me ndryshimin e rrethanave historike,Fuqitė e Mėdha e kuptuan faktorin shqiptar dhe nė Ballkan nuk do tė ketė qetėsi e stabilitet pa zgjedhjen e problemit tė Kosovės.
Faqet e historisė shqiptare pėr pavarėsi ishin shumė tė dhimbshme,pasi edhe sot e kėsaj dite ka shqiptarė qė vuajnė pėr mungesėn e shtetit amė, vuajnė pėr faktin se janė tė ndarė dhunshėm nga trojet e veta etnike.Festat e pavarėsisė shqiptare janė simbolet e popullit dhe lirisė sė tyre,tė cilat japin shpresa pėr ditė mė tė mira,dhe krijojnė stabilitet nė vend dhe rajon.
Shqiptarėt gjithmonė kishin njė ėndėrr tė pėrbashkėt pėr liri dhe pavarėsi, ėndėrr e cila u arritė me gjakun e bijve dhe bijave tė kombit, tė cilėt u bėnė kurban nė themelet e shtetit tė vet.Nė kuadėr tė integrimėve evropiane ,shqiptarėt pėrbėjnė njė komb,dhe nė Evropėn e Bashkuar shkojnė si dy shtete shqiptare tė pavarura.Edhe pse qėshtja shqiptare gjithherė u shqyrtua si njė qėshtje e veqantė dhe e ndėrlikuar nė krahasim me kombet dhe vendet tjera tė botės,tani kohėt ndryshuan,dhe shqiptarėt po ndryshojnė,nė vend tė ėndėrrave tė shohin realitetin.Tė lėnė anash"doktrinat"tė cilat nuk ekzistojnė, dhe tė tregojnė programet politike dhe ekonomike,pėr tė ngjallur dhe zhvilluar ekonominė e vendit tė tyre,dhe krijimin e kushteve mė tė mira tė qytetarėve tė vet.Dhe nė kuadėr tė njė zhvillimi ekonomik ,tė fuqishėm dhe tė qendrueshėm ,shembėn tė gjitha muret dhe barierat,sikur shembėn dy Gjermanitė muret e tyre dhe u bė njė Gjermani nė Evropėn e Bashkuar.Shqiptarėt janė tė pėrkushtuar ti bashkohen Evropės,dhe asnjėherė nuk ishin kundėrshtarėt e saj,por duhet tė angazhohemi mė shumė kundėr mbeturinave politike majtiste,qė sot haptas mbrojnė Rezulutėn 1244,e cila bie nė kundėrshtim me Pavarėsinė e Kosovės.Kosova dhe shqiptarėt e Kosovės nuk e harrojnė edhe strategun e tyre dhe ideatorin e madh tė Pavarsisė sė Kosovės z. Rugova,i cili ishte dhe arkitekti i saj.
Por me 17 shkurt tė atij viti tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės,nuk harrohen edhe ata njerėz tė cilėt u pėrpjekėn atė ditė pėr ta degraduar figurėn e Rugovės,pėr ta hequr fotografinė e Tij nga salla e shpalljes sė Pavarėsisė,tė cilėt nuk mundėn tė bėjnė mė shumė,vetėm se ia zmadhuan autoritetin e tij.Ata ishin frikacakėt dhe egoistėt qė fshihen edhe sot pas hijes sė Rugovės,dhe janė persona pa pėrsonalitet,sepse filozofija e Rugovės dhe vizioni i Tij pėr Kosovėn nuk qėndron nė fotografi,por nė pėrsonalitetin e Rugovės ,i cili mbetėt i pa vdekshėm pėr kombin tone.
Shqiptarėt dhe shteti i Kosovės,duhet qė mos ti harroi edhe miqtė e vet tė shqiptarėve,nė krye me SHBA-tė,tė cilėt ishin nyjet kryesore tė forcave tė NATO-s,qė e dėbuan agresorin serb nga Kosova njėherė dhe pėrgjithmonė.Rruga deri te ky qėllim ka qenė shumė e mundimshme dhe e vėshtirė,deri te shteti i pavarur,dhe me ndihmėn e Bashkėsisė Ndėrkombėtare me 1999,edhe pse kjo ishte ndėrhyrje e ndėrgjegjės sė vonuar,bėri hapin e pare e tė drejtė nė favor tė shqiptarėve.Edhe pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė,Bashkėsia Ndėrkombėtare u mundua tė gjejė njė gjuhė tė pėrbashkėt,e nganjėherė duke e pėrgėdhelur Serbinė,nė mėnyrė qė tė gjejė edhe rrugėn e mirėkuptimit,por ajo aspak nuk pėrkulet dhe tė vetėdijėsohet pėr krimet e bėra,dhe politika e tyre ende nuk ka ndryshuar,duke krijuar struktura paralele nė veri tė Mitrovicės,me qėllim tė pengimit tė ecjeve zhvėllimore dhe kundra Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės.
Nė veri tė Mitrovicės,fryen egėr veriu ,dhe pėrtej urės sė Ibrit,mė shumė se 10-vite,jetohet nėn ankth nga kriminelėt serb qė jetojnė dhe veprojnė nė kėtė pjesė tė qytetit qė ėshtė e pėrzier edhe me shqiptarė,njė gjendje e cila tė mashtron dhe tė tradhėton.Populli serb i Kosovės, njė pjesė e tyre ende nuk e ka pranuar realitetin kosovar,sepse ata janė tė derigjuar nga "ciceronėt me bateri"nga Beogradi,tė cilėt ėndėrrojnė sikur tė ishin nė "koma",ende tė pa kthjellur...
Ditėlindja e dytė e Pavarėsisė sė Kosovės,sot shėnohet me tė arriturat e veta deri dikund...por jo tė kėnaqshme ,pėr ta gėzuar qytetarin e vet,sepse qeverisja aktuale ka shumė mangėsi nė realizimin e programėve tė veta,duke mbetė shumė mbrapa zhvillimėve tė shumėanshme,qė nga vet qytetarėt e deklaruar tė cilėt nė shenjė pakėnaqėsie e varfėrie,ēfaqėn protesta tė pėrditshme.Nė kėtė gjendje nė tė cilėn gjindet sot Kosova,ku populli pėr ēdo ditė ballafaqohet me problemet e veta ekonomike,nuk mbetėt gjė tjetėr sepse ėshtė mbushur kupa, e cila nė realitet nuk ka asgjė,dhe varfėria kėrkon rrugdalje,pėr ta ndryshuar dhe pėrmirėsuar gjendjen.
Mė shumė tė brengos fati i tė rinjve kosovarė,tė cilėt shumica e tyre mbarojnė universitetėt,dhe nuk mund tė gjejnė punė.Mė 15 shkurt tė kėtij viti,Universiteti i Prishtinės kishte 40-vjetorin e themelimit tė tij,si Universitet i parė nė Kosovė,dhe sot numėron njė numėr tė madh tė studentėve tė cilėt vazhdojnė dhe kanė mbaruar shkollimin nė kėtė Universitet,tė cilėve shumė pak u janė tė garantuara vendet e punės.Derisa tė besojmė se kjo krizė do tė tejkalohet,pėr tė mirėn tonė dhe tė Pavarėsisė sė Kosovės,deri atėherė do tė heshtim,nuk do tė protestojmė.Dhe kur tė kuptomė se Pavarėsia ėshtė ekonomike,e jo vetėm politike,do ta rifillojmė shpresėn e cila nuk vdes kurrė se nė tė ardhmėn do tė vjen njė klasė e re politike,tė cilėn vetė populli do ta thėrret qė ta ndryshoi situatėn pėr tė mirė tė vendit,sepse ka kaluar limiti i krizės katastrofale.Tani vitėt e Pavarėsisė,janė vitėt e sėndėrtimit tė qėllimit mė sublim tė kėtij vendi dhe kėtij populi.Dy vjet pas shpalljes sė Pavarėsisė e kanė pranuar Kosovėn 65 shtete tė OKB-sė.Ėshtė bėrė anėtarėsimi i Kosovės nė Fondin Monetar dhe nė Bankėn Botėrore.Ėshtė bėrė Miratimi i Kushtetutės sė Rebublikės sė Kosovės.Janė miratuar simbolet e vendit dhe ligjet.
Ėshtė themeluar Ministria e FSK-sė,e tjera.Ndėrsa dėshtimet e kėsaj qeverie gjatė kėtyre dy vitėve tė pavarėsisė janė tė shumta.Nė rend tė parė korrupsioni ėshtė rritur edhe mė shumė,sidomos gjatė tenderimėve publike.Nė nivelin Ndėrkombėtarė Kosova nuk ka arritur qėllimin e deklaruar sipas shefave qeveritar se ,Kosovėn do ta pranojnė mė shumė se njėqind shtete.Zhvillimi ekonomik i Kosovės ka qenė njė dėshtim dhe njė dėshprim i pa imagjinuar.Evropa ka bėrė shumė vėrejtėje,drejtuar qeverisė sė Kosovės,sidomos nė prekurimin publik,dhe Kosova mbetėt e izoluar nė zhvillimet tregtare,ndėrsa mallėrat vijnė nga anė tė ndryeshme tė Serbisė dhe Maqedonisė,tė cilat ishin edhe me afat tė skaduar.Qeveria aktuale ka vėrejtėje sepse ka ndikim edhe nė mediume publike.
Zgjedhjet nuk ishin tė kėnaqshme dhe nuk mund tė konstatohen tė suksesėshme.Shtrirja e autoritetit tė vendit nė gjithė teritorin e Kosovės ka qenė e mangėt e tjera...Do tė thotė se dy vjetori i Pavarėsisė sė Kosovės ka shėnuar suksese dhe jo suksese,por mbetėmi me shpresė se pėrvjetorėt tjerė ,do tė jenė mė tė frytshėm dhe mė tė begatshėm pėr popullin e Kosovės dhe mirėqenjėn e tij.