GJERGJ FISHTA
1871-1940
Mjaft dėshmi shkrimore kanė pohuar origjinėn e Fishtės nga Mirdita, ndėrsa dėshmitė gojore tė qojnė tek kulla e tė parėve tė tij nė Domgjon tė Fanit tė Mirditės. Familja e tij ishte shpėrngulur nė Zadrimė ashtu si mjaft familje mirditase asokohe. Fėmijėria e poetit qė fshihte brenda gjeniun e ardhshėm u pėrkund duke u mėkuar me folklorin karakteristik tė Mirditės. Si tė mos mrekullohej shpirti i tij nga ajo materie e ēuditshme qė rrėshqiste mbi telat e lahutės e tė ēiftelisė, herė nė trajtėn e lirikės elegjiake, herė nė formėn e satirės origjinale? Por nuk do tė ishin vetėm origjina, fėmijėria apo folklori qė do t'a shpinte poetin e madh vazhdimisht te vendlindja e tė parėve tė tij, te Mirdita krenare.
Thuajse menjėherė pas pėrfundimit tė arsimit tė lartė, aty nga viti 1893, Gjergj Fishta do tė caktohej famullitar nė Gomsiqe, ku do t'u printe punimeve pėr ndėrtimin e njė pjese tė kishės. Aty fillojnė lidhja, miqėsia, bashkėpunimi me Abatin e Mirditės Prend Doēi, i cili qe ndėr tė parėt qė parandjeu tek Fishta poetin e madh tė kombit. Dihet nxitja qė ai i bėri Fishtės tė vazhdonte tė shkruarit e Lahutės, duke kėnduar si njė rapsod homerian i maleve shqiptare.
Si e pėrcjellin studiuesit kohėqėndrimin e Fishtės nė Gomsiqe tė Mirditės?
Karl Gurakuqi shkruan se Fishta nė Gomsiqe tė Mirditės nė pėrpjekje tė pėrditshme me popullin e maleve, gurrė e pastėr gjuhe dhe jete shqiptare, nxori ato visare tė ēmueshme frazeologjike, gojėdhėnash, dokesh, kanuni, mendėsie dhe natyre arbnore, qė me aq mjeshtėri e natyrsi dijti t'i gėrshetonte ndėr veprat e ndryshme tė veta e sidomos nė kryeveprėn Lahuta e Malėsisė.
Namik Resuli shton se kohėqėndrimi i Fishtės nė Mirditė, nė njė nga krahinat mė konservatore tė Shqipėrisė, ku tabiatet dhe doket ishin njėsh, qe njė faktor pėrcaktues nė formimin e poetit tė ardhshėm, ngaqė tashmė ai qe nė lidhje tė drejtėpėrdrejtė me kulturėn e Malėsisė, e vetmja ndoshta Mirdita, qė kishte mbetur e pacėnuar dhe rrezatonte karakteristikat mė thelbėsore tė malėsorėve shqiptarė nė gjėndjen e tyre natyrore
vlera qė pati qėndrimi i Fishtės nė Mirditė shihet qartė ne kryeveprėn e tij Lahuta e Malėsisė .
Edhe Ėngjėll Sedaj pohon se qėndrimi nė kėto krahina tė veriut, nė fillim si famullitar i ri nė Gomsiqe, do tė jetė njė faktor vendimtar nė pėrgatitjen e poetit tė ardhshėm, nė njohjen mė tė drejtėpėrdrejtė tė kėngės popullore, tė lahutarit shqiptar.
Pal Dukagjini vėren se kontakti i pėrditshėm i Fishtės me mirditasit, e shtyni famullitarin ta kundronte shqiptarin ma pėr sė afėrmi
ai si psikolog i vėrtetė depėrtoi nė shpirtin fisnik tė fshatarit. Aty, syni i tij i mprehtė pau e lexoi, me njė pėlhurė tė endun nė vegė ilirase, se bujaria, ndera, besnikėria, trimnia, urtia, zotnimi i vetes, squetsia e deri krenaria e fisit, ashtu porsi drejtėsia kanunore, ndonjėherė e vrazhdė kryqėzoheshin e laracoheshin me vuajtje, vorfni e pashkollim
Fytyra e tij e hijshme dhe e mbushun, me njė ballė tė gjėrė, pak flokė tė bukur, tė krehur me njė vijė nė anė, ata sy qė nuk tė lėshojshin lehtė, kur tė shikojshin ėmbėl, butė e fort, kur e donte puna, paraqisnin forcėn e mendimit fishtian e mprehtėsinė e ēėshtjeve qė i kapte koka gjeniale e tij. Katundar me origjinė nga Fani i Mirditės e lindje nė Fishtė tė Zadrimės, klerik formuar nė shkollat e perėndimit, njė intelektual me potencė tė madhe kulture, marrė nė ato vende ku jepet dija, Patėr Gjergj Fishta asht krejt shqiptar, me medje e me zemėr, asht meshtar e c'do ditė nuk ia pritonte t'a luftonte tė keqen me guxim, tė mbrojė c'do shejtni tė fesė e tė kombit pėrballė armiqve tė ndryshėm e fanatizmit qė qe i pėrditshėm asokohe. Kur nxori revistėn Hylli i dritės mė 1913-kemi,tha tashti,- njė tribunė ku mbrohen tė drejtat tona. Dyzet vjet tė jetės sė komplikuar tė Shqipėrisė prej viteve 1900 e gjer nė dhjetor tė vitit 1940, kur do tė pushonte njė ditė dimri zemra e mendja e Poetit Kombėtar, krejt kjo periudhė historike, shoqėrore, morale, politike, letrare e kulturore nuk mund tė kuptohet pa Patėr Gjergj Fishtėn e tė analizohet pa figurėn e tij. Anėtar i shoqėrisė letrare bashkimi, kryetar i Komisionit tė alfabetit nė Kongresin e Manastirit, mė 1908, anėtar Komisionit Letrar nė Shkodėr mė 1916, themelues i liceut Iliricum, deputet i flaktė i opozitės me Fan Nolin, Gurakuqin, Patėr Ambroz Marlaskajn e Dom Ndre Mjedėn, pėrfaqsues i Shqipėrisė nė sa e sa mbledhje e kongrese, tė gjitha kėto e tė tjera vepra kanė qenė punė e atdhedashurisė dhe karakterit tė tij liridashės. Fishta ka shumė merita dhe ndėr to ka dhe meritėn se ka ngritur nė artin e poezisė e tė prozės klasike vetitė e racės, energjitė e kombit, karakterin e shqiptarit me tė mirat e dobėsitė e tij. Ka bėrė tė marrė pjesė nė jetėn shqiptare pėrmes vargut simbolik natyra, fushat, ujrat ndėr male orėt e zanat e me nje gjuhė flakė e barot ka dashur dhe ia ka arritur t'i thotė botės se ka akoma Shqipėri. Mė 1935 Fishta propozohet pėr cmimin Nobėl nga shoqata botėrore e poetėve nė New York .
Frati vigan shqiptar, me rreth 23 mijė fjalė nė veprėn e tij pėraf ėrsisht sa Shekspiri dhe Pushkini, kishte gjetur njė armė tjetėr pėr tė zėvendėsuar ashpėrsinė shqiptare, forcėn pėrmes sarkazmės qė e pėrdori pėr tė goditur jo vetėm veset, por dhe vestarėt, gėnjeshtarėt, megallomanėt, mediokrit. Si vlerėsim tė gjithė kėsaj vepre madhore nė shėrbim tė fesė, e tė kombit shqiptar komunizmi e dėnon Fishtėn me harresė, nėnvlerėsim, e pėrbalt me shpifje gjithēfarėsh duke dėnuar e mohuar nė fakt njė pjesė themelore tė historisė shqiptare. Koha pėr antivlerėn po perėndon pėrditė e me shumė, ndėrsa koha pėr vlerėsimin e Fishtės sa ka trokitur
VEPRAT
-Veprat epike
Lahuta e Malsisė
Mois Golemi i Dibers e Deli Cena
-Veprat satirike
Anzat e Parnasit
Gomari i Babatasit
Taralloqja e Ballkanit
-Veprat lirike
Mrizi i zanavet
Vallja e Parrizit
Pika veset
-Veprat dramatike
Shėn Franēesku i Asizit
Shėn Luigji Gonzaga
Baritė e Betlemit
Juda Makabe
Odisea
Shqyptari i gjytetnuem
Shqyptarja e gjytetnueme
Ifigenija n'aulli
Jerina ase Mretnesha e lulevet
-Vepra tė tjera
Parathania e kanunit
Gjuha shqype
Porsi kanga e zogut t'verės,
qi vallzon n'blerim tė prillit;
porsi i ambli fllad i erės,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjįma e rrfcs zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu į' gjuha e jonė shqyptare.
Ah! po; į' e ambėl fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kėrthi,
porsi drita plot uzdajė,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lcn mbas dore.
Nė gjuhė shqype nanat tona
shi prej djepit na kanė thįnun,
se asht njė Zot, qi do ta dona;
njatė, qi jetėn na ka dhįnun;
edhe shqyp na thanė se Zoti
pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalė mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mį para,
n'agim t'jetės kur kemi shkue,
tue ndjekė flutra nėpėr ara,
shqyp mį s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armėt besnike,
qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
kah kanė dekė k'ta pėr dhé t'Parvet.
Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xśni,
nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
u pat folė njatyne ushtrive,
qi sa t'drisė e diellit rrota,
kanė me kenė ndera e trimnive.
Pra, shqyptarė ēdo fcs qi t'jini,
gegė e toskė, malci e qyteta,
gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetė jeta,
por pėr té gjithmonė punoni;
pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
N'per gjuhė shqype bota mbarė
ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali , bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!