Shqiptaret qe luajne me sukses ne VFB Stuttgart ne Sezonen 2008/2009
Skuadra Futbollistike VFB Stuttgart egziston si ekipė qe nga viti 193 dhe ėshtė nje skuader serjoze dhe me Renome nderkombėtare. Skuadra Futbollistike e Shtutgartit VFB e cila nje vite ma pare ishte Kampione e Gjermanise dhe kete vite me sukses po luan ne sezonin e ri 2008/2009 si dhe ne Kupen e UEFA-se.
Ne kete sezone me suksese po luajne edhe Kater Shqiptar te moshave te ndrysheme nga nėn moshen 9 Vjeqare (U 9) e deri ne ekipin VfB II te cilet kane gjasa te mira qe te behen Profesjonalista te mire.
Po nisim nje prezentim te shkurter nga ma i vjetri.
Nje prezentim te shkurter e Meriton Shaban Ismajli i lindur me 02.05.1989 ne Gostivar dhe i cili qe nga Qershori i vitit 2003 kur i kishte vetem 14 vjete po luan me sukses ne VFB- Stuttgart. Perpara ka luajtur ne TSV Eltingen.
Sukseset e tije jane shum te lakmueshme dhe do i permendi vetem disa nga ato: Ishte kampion i te rinjeve ne kupen e Jugut te Gjermanises ( Süddeutscher Meister A Jugend). Tri here Ishte Fitues i kupes se se te rinjeve WFV si dhe Kupes se turnirit Daimler Chrysler per te rinje. Karrijera e tije eshte shum e ndritshme dhe gjasat qe vitin e ardhshem te luja per ekipn e pare te VFB-se ajne shume te medhaja. Ky eshte nje nder sulmuesit ma te rrezikshem ne ekipin e tije si dhe golashenuesi ma i miri. Ambicjet e tija jane shume te medhaja dhe beson se
Shaban Ismaili (Foto : Hompage vfb.de)
Se nga Viti i tjeter do jete edhe ne Skuadren e pare te VFB-se. Mirpo ky eshet mu ne fillimin e karrieres se tije futbollistike dhe besojme se do kete nje karrjere te ndritshme dhe sukset e tije nuk do te mungojne edhe ne perfaqsimin e Maqedonise apo pse jo edhe te Shiperise apo Kosoves ne arenen nderkombetare. Mirpo edhe nese e perfaqson Gjermaninine ne garat nderkombetare eshte edhe nje sukses jo vetem i Ismajlit por edhe i Shqiptarise ne pergjithesi. Nga zemra i urojme qe edhe me tutje te kete suksese ne futboll por edhe ne sferat tjera te jetes.
Shaban Ismaili (Foto : Hompage vfb.de)
Nje djalosh shum simpatik eshte edhe Ndriqim Halili i cili eshte ne ekipin nėn 17 (U 17) pra ėshtė 16 vjeqar dhe nje nder lojtaret qe premton shumė.
Ndriqim Hallili ((Foto : Hompage vfb.de)
Qendrimi ne VFB Stuttgart ndjehet shumė mire . Esht nje lojtar shum i shpejte ne mbrojtje por shpesh edhe si mesėfushore parapregatite shume aksione per sulmuesit por edhe vet ė ndonjeher e godet shum ashper porten kundershtare. Nese me kete ritem e vazhdon sukset dhe diciplinen dhe karrijeren qe e ka filluar ateher ne nje te ardhme shum te shpejte Ndriqimi do behet nje djalosh Shqiptar me te cilin ne te gjithe do te krenohemi ne te si yll i Futbollit Gjerman por edhe nderkombetar. Besoj se edhe ndoshta do kete nderine ta Perfaqsoj Kosoven ne arene nderkombetare qe eshte nje enderr e tije por edhe e Prinderve te tije.
Ekipi me te cilet luan Ndriqimi (Foto : Hompage vfb.de)
Arian Emerllahu eshte edhe nje tjeter Shqiptar i lindur ne Gjermani nga Prinderit me Prejardhje nga Kosova. Ky luan ne Ekipin Nen 12 (U1) dhe eshte tanime ne fillim te karrjeres se tije si Futbollist
Arian Emerllahu i pari nga e majta pas Trenerit (Foto : Hompage vfb.de)
. Ky krahas mesimeve me sukses mer pjese ne Trening por edhe ne loje Eshte nje Mbrojtes i mire por shpesh organizon lojen mesfushore dhe shpesh dine me sulme befasuese me shenuar gola te bukura. Arjani eshte Shum i dashur si per Trenert e tije por edhe per publikin. Ka nje fytyre te qeshur dhe simpatike por simpatije e tije shtohet kur ne loje gjithmone eshte fitimtar.
Deshira e tije e madhe eshte qe nje dite te behet Futboller profesjonaliste. Ne i deshirojme Suksese te medha dhe me deshiren ma te madhe qe te kete suksese.
Gjon Karrica me triko te FVB (Foto D.K.)
Gjon Karrica i lindur me 27.03.2000 eshte Shqiptari ma i ri qe ka filluar karrieren e tije si Futbollist ne FVB Stuttgart dhe luan ne ekipin ma te ri nen 9 vjeqar (U9)
Gjoni eshte i lindur ne Böblingen nga Prinderit me prejardhje nga Doblibarja e Gjakoves. Momentalishte eshte ne Klasen e trete dhe krahas Futbollit eshte nxenes shum i mire ne mesime. Me futboll ka nie qe te luaj qe nga mosha 3 vjeqare ne shkollen e Futbollit "Voll Treffer" ne Böblingen. Poaserishte Kampionati i futbollit ne Gjermani e ka shty qe te behet pasionist i flakt e futbollit. Pastaj ka Luajtur ne ekipin e SVB. Böblingen si sulmues dhe mesfushor ku ekipi i tije ne konkurencen e moshes se tije kishte vendin e pare ne rrethine dhe ne nje turnir ku gjat dimrit kan marre pjese me se 54 ekipe kane pase vendin e Trete.
Deshira e tije e madhe ishte ta provonte veten edhe ne VFB ku u zgjedhe ne nje konkurence shume te forte nga mbi 90 femije te moshes se tije ne mesin e 8 ma te mireve. Ky eshte momentalishte ne fillim te karrijeres se tije por nese me kete tempo vazhdon Trajnimin duke mos i lane anash as mesimet ka gjasa qe pas disa viteve ta shofim si Yll futbollin ne mesin e Shqiptareve ne Gjermani.
Gjon Karrica (Foto D.K)
Gjoni enderron qe te kur te rritet te luaj edhe neper Stadjumet nderkombetare por gjithnje thote se ka deshire edhe njeher ta Perfaqsoj edhe Kosoven ne arenen nderkombetare.
Ky eshte viti i pare i Gjonit ne VFB Stuttgart por siq thote nje fjale popullore Thuprat sa jane te njoma edhe lakohen edhe ky eshte ne rruge te mbare qe te behet nje Futboller me fame. Moti i mire te tregon ne mengjes, dhe ketu shifet se ka nje fillim shume te mire ne ekipin e sapoformuar te me te rinjeve te VFB-se. Momentalishte luan ne gjdo pozicjon qe ja cakton Treneri edhe secilin pozicjon mundohet ta luaj me deshiren ma te madhe.
I deshirojme Gjonit suksese te reja ne futboll por dhe njeherit poasht edhe suksese ne mesime.
Ekipi i Gjonit se bashku me Treneret dhe Edukatoren (Foto me 18-07.208 D.K)
Te gjithe Shqiptareve qe i permendem ma larte ju deshirojme qe te arrijne suksesa sa ma te mira dhe te vazhdojne krahas mesimeve me diciplin edhe karrjeren e tyre ne Futboll ne menyre qe njeher edhe ne te ndihemi Krenar me bijte tane kur te behen yje te Futbollit Evropian dhe Boteror. Drejtimin e kane te mire por edhe duhet angazhim dhe diciplin qe te Vazhdojne deri ne fund.
Lon Karrica
Böblingen
03.10.2008