Gazullorėt e rinj
Gazullorėt pėrbėjnė njė univers. Duke gėrmuar nė rrjedhat e 500 vjetėve, bindesh se mund tė flitet jo vetėm pėr njė trini unikale vėllezėrish tė shquar Gazulli (Gjoni, Pali, Ndreu) - Yllėsi shqiptare nė botėn perendimore Europiane nė shek XV, por pėr njė dinasti tė tėrė Gazullorėsh qė nė vetvete pėrbėjnė ende njė Enciklopedi tė pandriēuar. Brezi i dytė i Gazujve janė klerikėt katolikė, ndryshe Gazullorėt e Rinj. Universi Gazullian mundet tė zėrė fill me njė meshtar tė thjeshtė Dom Mat Gazulli nga Barbullushi qė pėrmendet shkarazi nė njė dokument se kishte blerė njė Bibėl tė ēmuar me shumėn e madhe prej 60 dukatėsh nga Arqipeshkvi i Tivarit nė vitin 1404 dhe tė mbyllet nė shek. XX me Dom Jak Gazullin famullitar i Kēirės i cili nė vitin 1952 e mė pas kryen shėrbesa fetare dhe nė Qafė Mali e Korthpulė tė Mirditės. Prej mė se pesė shekujsh gjendet i paprishur mbiemri Gazulli, ashtu si dhe mė parė vazhdon tė mbahet dhe sot e kėsaj dite si mbiemėr nė disa fshatra tė Zonės sė Ulėt tė Shkodrės. Gazujt pėrmenden sė pari mė 1301 nė Libėr Reformatorium tė Raguzės, mė pas nė Kadastrėn Veneciane tė njė shekulli mė vonė 1416, ku dalin 4 shtėpi me mbiemrin Gazulli nė njė katund tė Bregut tė Bunės.
Vini re! Katėr shtėpi, jo njė fshat i tėrė, ēka nėnkupton nė njė farė mėnyre se ishin tė ardhur nga diku brenda vendit. Vihemi kėshtu nė kėrkim tė origjinės sė tyre tė hershme. Si shumė bashkohės e tė tjerė tė mėvonshėm shpėrngulen nga Mirdita e vendosen nė fushė pėr njė jetė mė tė mirė. Pėr tė mos humbur identitetin, siē ndodhte rėndom me tė shpėrngulurit morėn me vete emrin e fshatit si mbiemėr tė tyre.
Origjina e hershme e Gazullorėve ishte Mirdita ku deri vonė janė ruajtur disa mbishkrime me kėtė emėr ndėr varreza. Tė tilla janė gjetur nė Ndėrfanė e gjetkė.
Dom Gaspėr Gurakuqi i vendos ata nė Kashnjet tė Mirditės, Ku gjinden edhe sot (1938) dy lagjesh: Kuqaj dhe Lalaj. Prej Kuqajve u shkėputėn tre vėllazėn nuk dihet kur, njėri shkoi nė Lezhė dy tė tjerėt u ngulėn kėtu nė Dajē (Zadrimė), ku u shumuen e sot gjinden 16 familje me 125 pjesėtar pos atyre qė kanė dalė prej kėndej.
Pikėrisht nė Kashnjet duhen kėrkuar rrėnjėt e kėtij fisi bujar. Kuqajt dhe Lalajt i pėrkasin fshatit Gjazujt-Sukagji, mė pak se tre orė nga Ndėrfana nė Veriperėndim tė saj. Emri Gjazuj del vetėm atje dhe askund tjetėr, nė trajtėn e shumėsit, kurse tė shpėrngulurit e kanė mbajtur nė trajtėn e butė tė njėjėsit Gazull. Ėshtė fshat i vjetėr me pamjen tipike tė njė vendbanimi tė hershėm nė tė dy anėt e luginės qė formon pėrroi i Gjazujve. Kemi Gjazujn e Epėrm dhe Gjazujn e Poshtėm. Nė Kodėr Gjazuj gjenden rrėnojat e njė objekti fortifikues mesjetar dhe ato tė kishės sė Shėn Ilisė qė nuk mbahet mend nga banorėt e sotėm, por qė del nga relacionet e fillimit tė shekullit XVII vetėm si emėr. Prej kėtej janė shpėrngulur gazullorėt nė Zadrimė, Dajē, Barbullush, Kukėl duke i dhėnė emrin e tyre dhe njė fshati tė vogėl nė afėrsi tė Velipojės, siē gjendet nė kadastrat e vjetra tė shekullit XV. Kemi pas tokat bashkė, kemi pas mort e darzėm me njėri - tjetrin, tregojnė sot nė Gazuj tė Kashnjetit. Edhe Gazullorėt e Dajēit njohin Gazujt e Kashnjetit pėr vendorigjinėn e tė parėve tė tyre. Kjo tezė e origjinės sė kėsaj familjeje me emėr mbėshtetet nga disa studiues, sipas tė cilėve djepi i parė i gazullorėve ka qenė lagjja Gjazuj e Kashnjetit tė Mirditės. Lidhjet mes gazullorėve vendas dhe tė shpėrngulur i japin dhe disa gojėdhėna, sipas sė cilave, ata dhe nė ditė tė vėshtira i janė gjetur njėri tjetrit, madje dhe jashtė Shqipėrisė.
Pėrsa i pėrket vendit tė lindjes sė Gjon Gazullit (figurė e madhe poliedrike e shek. XV), studiuesi Mikel Prenushi e lė evaziv, kur shkruan se pėr shumė arsye mund tė mendohet se ai ka lindur nė Zadrimė apo nė Mirditė nga e kishte origjinėn familja e tij. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė Gjin Gazulli i ati i tre vėllezėrve tė shquar humanistė, (Gjon, Pal, Ndre) tė ketė qenė njė malėsor me qeleshe qė priste e pėrcillte dashamirė tė tij nė kullėn e tij nė Gjazuj tė Mirditės, siē mund tė ketė qenė njė arhond i njohur i Arbėrisė po nė kėtė trevė.
Madhėshtia e derės sė Gazullorėve sintetizohet te njeriu simbol, Gjon Gazulli, i lindur nė vitin 1400, shkolluar nė Padova, marrė doktoratėn nė shkencat e lira, atdhetar i madh, politikan, diplomat, profesor, orator, figurė poliedrike e njė shkencėtar brilant, astronom e matematikan, posedues i njė biblioteke tė madhe.
Gjoni dhe dy vėllezėrit e tij patėn lidhje tė ngushta me Gjergj Kastriotin. Raguza u bė atdheu i tyre i dytė, prej nga lidheshin me Shqipėrinė, Italinė, Hungarinė etj.
Pal Gazulli ishte besniku i tė madhit Skandėrbeg, tė cilin herė e shoqėronte, herė shkonte nė emėr tė tij te Papa i Romės. Papa i dorėzonte 2000 dukatė pėr Skandėrbegun, si ndihmė pėr luftė kundra Turqisė.
Mirėpo a do tė kishte njė vazhdimėsi Gazullore apo gjithēka do tė mbyllej nė qarkun e tyre tė lavdisė sė shekullit XV? Fatmirėsisht ky gen i fortė nuk u shuajt. Fisi i Gazullit rron, luton e meshon pėr fe, atdhe e kombėsi: shumėfishohet pėrballė barbarisė qė dyndet nga larg pėr tė tjetėrsuar tokėn, njeriun, katoliēizmin, traditat. Ėshtė njė radhė e ēmuar priftėrinjsh katolikė qė sė bashku nė polifoto historike i japin njė dimension tė ri dimensionit Gazullian.
Nuk ėshtė e rastit qė brezi i dytė i Gazullorėve, ai i klerikėve, qė ende mund tė konsiderohet si njė brez i humbur, bėn emėr nė rradhėn e ndritur tė pėrpjekjeve pėr liri e pavarsi, si dhe pėr mbrojtjen e katoliēizmit
Nga fisi priftėror i Gazullorėve rreshtojmė: Dom Mate Gazulli, prifti domenikan katolik Gjon Gazulli qė sė bashku me Palin, Abatin e Ndėrfanės, ėshtė ndėr ambasadorėt e Gjergj Kastriotit nė Europė, krahas Pal Ėngjėllit, Arqipeshkvit tė Durrėsit; dhe 200 vjet pas tij Dom Pal Gazulli qė mė 1671 ėshtė famullitar nė Gjunalė dhe mė pas nė Kashnjet. Nė shekullin XVIII ėshtė imzot Gjon Gazulli, Arqipeshkvi i Shkupit i pasuar nga Dom Ndre Gazulli apo Gazullori, Abat i Mirditės.
Vijnė mė pas Dom Mėhill Gazulli, Dom Shtjefėn Gazulli, Dom Simon Gazulli, Dom Zef Gazulli, Dom Gjon Gazulli (i vjetri), Dom Gjon Gazulli (i riu) me tė vėllanė Dom Nikoll Gazullin dhe sė fundi Dom Jak Gazulli. Janė tė paktėn 12 meshtarė Gazullorė nė gjashtė shekuj, sa nga asnjė derė tjetėr shqiptare.
Gazullorėt e Rinj (siē e kemi cilėsuar brezin e klerikėve pėr t'i dalluar nga Gazullorėt e Vjetėr humanistė tė shek XV) bėjnė emėr nė mėnyrė tė veēantė nė shekullin XVIII e mė pas.
IMZOT GJON GAZULLI, ARQIPESHKĖV I SHKUPIT
Nė shkrimet pėr klerikėt Gazulli pėrmenden dy me kėtė emėr. Kėta i pėrkasin shekujve XIX e XX. Gjon Gazulli i parė (qė e kemi cilėsuar i vjetri) ishte nip i Dom Zef Gazullit nga Dajēi. Kur ky i fundit vdes nė vitin 1872 i shkruan njė epitaf mbi rrasėn e varrit xhaxhait, teksa ishte nxėnės-xhakue nė kolegjin Loteran. Mė vonė do tė kemi Gjon Gazullin e dytė (i riu) i cili ekzkutohet mė 1927 pėr motive politike. Kurse Gjon Gazulli (1702-1753), Arqipeshkėv i Shkupit nė shek. XVIII ėshtė pėrmendur ndėr ne vetėm tash sė voni, kosovar nga Gjakova, doktor nė teologji e filozofi qė ka botuar nė Romė nė vitin 1743 librin e tij shqip nė dialektin e Gjakovės.
Ky pasardhės i denjė i Budit, Bogdanit, Hasit e tė tjerė del tė ketė qenė njėherėsh dhe njė njeri i spikatur i dijes e letrave. Shkrimi mė i plotė pėr Gazullorėt, ai i Dom Gaspėr Gurakuqit, kufizohet vetėm nė ata me prejardhje nga Dajēi i Zadrimės- kjenė dhe janė tė gjithė Gazullorė tė Dajēit dhe vetėm pėr periudhėn 1783-1938, duke mos pėrmendur jo vetėm Dom Mate Gazullin, por as Dom Pal Gazullin e shek. XVII le pastaj Imzot Gjon Gazullin, Arqipeshkėv i Shkupit, me tė cilin gjeografia Gazullore shtrihet dhe nė njė hapėsirė tjetėr shqiptare nė Gjakovė e nė Shkup. Pėr origjinėn e tij mund tė thuhet ose ai ishte nga Gazullorėt e shpėrngulur nė Zadrimė dhe pėr nevojat e shėrbimit fetar ishte dėrguar nė Kosovė, ose (ēka ka mė tepėr gjasė), njė degėzim i Gazullorėve tė Mirditės ishte vendosur me banim nė Gjakovė e prej tij kishte rrjedhur edhe Imzot Gjon Gazulli, gjė qė e pėrforcon edhe libri i tij i shkruar nė dialektin e Gjakovės.
DOM NDRE GAZULLI, ABAT I MIRDITĖS
Rridhte nga trungu Gazullor i Dajēit tė Zadrimės. Qe doktoruar pėr filozofi e teologji nė Universitetin e Propagandės Fide nė Romė nė vitin 1766. Mė 1790 vjen nė krye tė Abacisė sė Mirditės me seli nė Orosh (pas Dom Pal Dodės), ku duhet tė ketė qėndruar gjatė pasi vetėm pas 23 vjetėsh, nė vitin 1813 pėrmendet si abat apo administrator Dom Mark Negri.
Mė parė, pėr njė periudhė 5-vjeēare (1783-1788) kishte shėrbyer si famullitar nė vendlindje. Deri nė vitin 1938 nė famullinė e Dajēit ėshtė ruajtur njė libėr mbi veprimtarinė e pėrditėshme tė asaj famullie i plotėsuar nga ai vetė dhe mė vonė nga tė tjerė.
Atė vit muzeut kishtar tė Dekanatit Priftėror tė Dajēit i qenė dhuruar dy objekte (relike) tė pėrdorura nga Dom Ndreu, nji David e nji Tyrbi, nga zoti i njė shpie patriarkale tė atyshme, Luku i Zekė Ejll Pal Gazullit.
Abat Gazulli ia pat rritur shumė namin si Mirditės, ashtu edhe Abacisė, ai pati vendosur marrėdhėnie dhe me Ali Pashė Tepelenėn duke i dėrguar tė kushėririn Ndrekė Gazullin me njė tubė luftėtarėsh.
DOM GJON GAZULLI (1893-1927)
Ishte dhe ai nga Dajēi i Zadrimės. Studimet e larta i kreu nė Insbruk tė Austrisė ku laureohet pėr teologji. Nga viti 1919-1927 shėrben si famullitar nė dioqezėn e Sapės. Shquhet jo vetėm si meshtar i devotshėm, por dhe si njė figurė politike aktive e kohės.
Pėr meritat e tij zgjidhet deputet nė Kuvendin Kombėtar nė krahun e opozitės. Merr pjesė nė organizimin e kryengritjes sė Mirditės dhe Pukės. Ahmet Zogu hakmerret ndaj tij duke e varur mė 5 mars 1927 nė Fushėn e Druve nė Shkodėr. Kjo figurė pak e njohur pėrmban nė vetvete njė atdhetar tė madh, njė nga dėshmorėt e krishtėrimit dhe me sa dimė i pari i fisit priftėror Gazulli, pasi mė vonė i tillė do tė jetė edhe vėllai i tij Nikolla.
DOM NIKOLL GAZULLI (1891-1946)
Rreshtohet ndėr dijetarėt e spikatur tė gjysmės sė parė tė kėtij shekulli, mė sė shumti gjuhėtar. I shkolluar dhe ai nė Insbruk si i vėllai Gjoni. I pajisur me kulturė Gjermane. Qe njė shkenctar me fizionomi tė plotė; i vlerėsuar dhe i mirėpritur nė rrethet shkencore dhe intelektuale tė viteve '30, me njė vepėr tė shpėrndarė nė periodikėt e kohės. Hartoi dy vepra origjinale leksikografike qė i botoi nė Visaret e Kombit dhe Hylli i Dritės , pėrkatėsisht: Fjalori i fjalėve tė rralla tė malėsive veriore dhe Fjalori toponomastik . Si leksikograf solli ndihmesė tė shquar nė gjuhėsi. Nikoll Gazulli ishte i dhėnė edhe pas folklorit dhe historisė, fusha nė tė cilat boton shkrime, kėngė tė moēme etj. Pėr tė Iliria ka njė histori fetare me atė tė Italisė, me dėshmorė, me selina ipeshkvnore, me Etėn tė vet, kurse ndė Shkodėr tanė kemi njė Romė tė dytė nė Ballkan: Kėtu fillimi i krishtnimit nis me kohėna apostolike e vazhdon me njė seli ipeshkvnore qė ka nji vijim tė pakėputun deri nė kohėt e vona.
Gjen njė rast tė argumentojė mbi historinė e Mirditės, duke kundėrshtuar ndonjė tezė tė pasaktė e tė diskutueshme mbi prejardhjen e saj. Sjell dhe ndonjė dokument tė panjohur pėr shqyrtim nė kėtė rrafsh dhe arrin nė pėrfundimin e rėndėsishėm se mirditasit nuk janė njė fis i huej.
Vritet nė befasi pėr shkak tė bindjeve antikomuniste.
* * *
Universi Gazullian ėshtė njė nga margaritarėt mė tė ēmuar tė historisė dhe kulturės tonė kombėtare.