Kadare: Shqipėria tė bėjė mė shumė pėr Kosovėn

• Kadare nuk pranon qė nė kėmbim tė pavarėsisė, Kosova tė kėmbejė territoret e saj. Sipas tij, ndarja ėshtė pazar jo i pastėr dhe se nėse ndodh njė gjė e tillė atėherė ajo do tė hapė radhėn e njė konflikti tė ri


Shkrimtari Ismail Kadare kritikoi ashpėr dje diplomacinė shqiptare se ka pasur njė mungesė serioze nė ndjekjen hap pas hapi tė ēėshtjes sė Kosovės. Nė njė intervistė dhėnė pėr Radio “Europa e Lirė”, Kadare ka theksuar se Shqipėria duhet tė bėnte shumė mė tepėr se sa ēka bėrė deri mė tani pėr Kosovėn, pasi sipas tij, Kosova nuk ėshtė nė Hėnė, qė tė jepen gjykime si pėr diēka tė largėt qė nuk ka lidhje me shqiptarėt e Shqipėrisė. “Mendoj se Shqipėria duhet tė bėnte mė tepėr. Ato pseudofilozofitė e diplomacisė sonė, disa herė qė kanė dalė nga pjellė e njė paaftėsie dhe njė mangėsie morale, ato janė jo qesharake por janė tė dėnueshme. Shqipėria nuk ėshtė njė planet tjetėr dhe po jep gjykime pėr Kosovėn nga planeti Hėna, nga Bangladeshi ose nga Japonia. Shqipėria ėshtė vend i parė i interesuar dhe nuk e fshehė kėtė gjė s’ka pse ta fshehė sepse do tė ishte hipokrizi totale”, - ėshtė shprehur nė kėtė intervistė Kadare.

Mė tej, ai shtoi se Shqipėria ėshtė vendi qė duhej tė angazhohej me ndershmėri, me dinjitet, duke qenė sigurisht konstruktive, jo destruktive, “prandaj Shqipėria - ėshtė morali i saj historik qė e kėrkon, ėshtė dinjiteti historik i njė kombi”. Ai mendon se diplomacia shqiptare do ta korrigjojė shumė shpejt qėndrimin e saj sa i takon kėsaj ēėshtjeje.

Sa i takon njohjes sė njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės, Kadare ėshtė shprehur nė kėtė intervistė se populli i saj ka tė drejtė tė shfrytėzojė tė gjitha mundėsitė qė tė mos poshtėrohet. “Populli i Kosovės ka tė drejtė tė pėrgjigjet me tė gjitha opsionet. Nuk bėhet lėshim kur ėshtė fjala pėr lirinė e njė populli. Nuk ka negocim pėr kėtė gjė. Ky popull ka tė drejtė me tė gjitha mėnyrat tė kėrkojė lirinė e vet. Ta mbrojė deri nė fund lirinė e vet”, - thekson mė tej ai.

Por Kadare nuk pranon asesi qė nė kėmbim tė pavarėsisė, Kosova tė kėmbejė territoret e saj. Sipas tij, ndarja ėshtė pazar jo i pastėr dhe se nėse ndodh njė gjė e tillė atėherė ajo do tė hapė radhėn e njė konflikti tė ri tė pambarueshėm nė Ballkan. “Do tė hapi vatra sherresh, grindjesh tė cilat do tė kushtojnė jashtėzakonisht shtrenjtė popujve kėtu dhe Evropės bashkė. Prandaj kjo nuk e zgjidh, kjo nuk e mbyll, kjo hap njė konflikt tė ri tė tmerrshėm”, - shton mė tej Kadare. Bisedimet shtesė, Kadare i konsideron si njė lloj “pendimi” tė komunitetit ndėrkombėtar ndaj ndėrhyrjes qė bėri vite mė parė nė Kosovė. “Ky pendim ėshtė njėherėsh absurd i pakuptueshėm. Pendim pse u bombardua njė shtet, Jugosllavia. Thuhet ose s’thuhet hapur ndihet ky pendim. Nė Ballkan ndodhi njė gjė qė ka qenė shumė e qartė, ndodhi njė nga krimet mė monstruoze nė historinė e Evropės, nė gjithė Ballkanin, nė gjithė Evropėn”, - shprehet mė tej Kadare nė kėtė intervistė.

Sipas tij, komuniteti europian nuk duhet tė pendohet pėr sulmet qė bėri kundėr Jugosllavisė, pasi nuk duhet tė ketė kthim prapa. Europa, sipas Kadaresė, duhet ta detyrojė Serbinė qė tė kėrkoj tė falur pėr krimet qė ka bėrė ndaj popullsisė sė pafajshme tė Kosovės. “Serbia po pėrkėdhelet dhe duke e pėrkėdhelur Evropa po i bėn dėmin mė tė madh Serbisė, popullit serb. E zhyt mė thellė nė fajin e tij”, - thotė shkrimtari. Ai thekson se, me kėtė pėrkėdhelje tė fundit, serbėt nuk po arrijnė tė kuptojnė se ē’kanė bėrė ushtarėt dhe paramilitarėt nė Kosovė dhe vendet e tjera tė Jugosllavisė. “Nėse ai kupton ai ēlirohet nga njė gjė e keqe dhe kjo ndihmon demokracinė serbe. Nuk e ndihmojnė kėto pazarllėqe. Nuk ka demokraci nė Serbi nė qoftė se nuk pranohet ky krim”, - shprehet Kadare nė intervistėn e dhėnė pėr radion Europa e Lirė.
Ismail Kadare