TREGIMI PĖR LAURĖN
Mikel GOJANI
Ky ėshtė njė fragment i tregimit pėr vajzėn e bukur me emrin Laura. Laura ėshtė njė vajzė e cila ka mbushur gjashtė vjet nė jetė. Tė shkruash njė tregim pėr tė, ėshtė porsi kur frymėzohesh tė shkruash njė poezi apo tregim pėr rrezet e bukura tė diellit. Edhe ajo u ngjan po atyre rrezeve tė bukura, u ngjan portreteve diellore qė pėrcėllojnė nė horizont gjatė stinės sė verės.
Pėrshtypjet e para pėr Laurėn tė lindin qysh nė kontaktin e parė me te. Ajo me karakterin e saj tė butė; me sjelljet dhe dashurinė qė ka ndaj prindėrve, tė afėrmve, shquhet dhe dallohet nga tė tjerėt. Pėrherė e buzėqeshur. Nuk di tė shpalos buzėqeshje tė ngrirė, por gjithherė tė ngrohtė me frymė dashamirėsie, qė vetėm mund tė imagjinohet. Ēdo gjė qė lidhet me botėn e saj tė bėn pėrshtypjen se ėshtė njė magji. Sa e afėrt ėshtė me prindėrit. Hidhet nė supet e tyre porsi tė jetė ndonjė flutur shumėngjyrėshe. Ajo edhe ashtu i do shumė fluturat dhe vrapon nė ngarendje tė tyre. Edhe dy vėllezėrit tė saj i do shumė, shumė deri ne skajshmėri. Kurrė nuk di tė shpreh ndjenjėn e hidhėrimit edhe kur ata e qortojnė pėr ndonjė gabim qė bėn nė vijat e vizatimit, apo tė ndonjė detyre tjetėr qė i jep mėsuesi.
Laura ka pasur fatin tė lind larg atdheut tė tė parėve tė saj, nė Gjermani, mirėpo, edhe pse e vogėl, ajo shpirtin gjithherė e dėrgon nė dheun e tė parėve tė saj. Falė edukatės sė prindėrve ajo di mjaft mirė gjuhėn e nėnės, njė fenomen ka filluar tė zbehet. Edhe kontakti me dheun e tė parėve, me tė afėrmit, qė ka ndikuar qė edhe mė shumė ti forcohet kjo ndjenjė, e cila i ėshtė mbėltuar nė shpirtin e saj tė dėlir.
Laurėn e takoj ēdo stinė tė verės dhe me te mė lidhin shumė gjera qė do tu qėndrojnė kohėrave. Mė lidh ajo ngrohtėsia dhe respekti qė mė ofron si pėr njė njeri tė afėrm. Dhe, kudo nė oborrin kundruall shtėpisė sime kur ajo del tė loz me fėmijėt tjerė vrojtoj ēapkėnllėkun e lezetshėm tė saj. Pra, pėrherė e hareshme, e afėrt dhe qė di tė respektoj dhe nderoj Njeriun.
Buzėqeshjen dhe lumturinė qė ka pėr jetėn nuk mund tia shkatėrrojė askush. Pa dashje, kėtė karakter tė saj plot optimizėm dhe dashuri pėr jetė, nuk ka mundėsi pėr tia sabotuar as Toni i vogėl, i cili nganjėherė siē e ka ves ai kur tia rrok flokėt dhe ia shprish tė tėrat. Edhe nė atė gjendje ajo gjen forcė nga bota e saj e brendshme tė shpreh ndjenjėn e haresė. Toni ėshtė njė ēapkėn plot gjallėri nė jetė, i cili siē shprehet populli nuk i lė dy gurė bashkė. Mirėpo, edhe pėrkundėr kėtij ēapkėnllėku, ai, nga Laura dhe askush tjetėr, nuk e tėhollon substancėn e dashurisė. Edhe si tė tillė tė gjithė e duan shumė, shumė, shumė... Edhe me kėtė rast shihet zemėrgjerėsia dhe altruizmi i shpirtit tė Laurės, kur edhe nė kėso situatash di tė bėjė kompromise.
Me vija tė qarta, admirimin dhe dashurinė pėr Laurėn askush nuk mund ta shpreh mė mirė se sa Lura. Ato, edhe me emra shumė pak dallojnė, por edhe nė afri dhe dashuri janė shumė afėr njėra-tjetrės. Ėndėrrimet e Lurės pėr tė janė tė shpeshta. E ėndėrron Laurėn duke vrapuar nėpėr lulishte; nė faqet e saj tė vizatuar diellin, duke lundruar nėpėr liqen; duke ngarendur pas fluturave...
Tezja e Laurės, teta Ela, ėshtė njė piktore e shkathėt e peizazhit. Ajo i rrėfen shumė tregime me tema mjaft interesante dhe qė ne vete ngėrthejnė mesazhe mjaft domethėnėse. Tregimet e saja janė tė ndėrtuara mbi bazėn e dialogut. Ajo ndėrton fjalė aq tė ėmbla, aq tingėlluese dhe me mesazhe kuptimplota. Rrėfen pėr Ylberin e Tropojės i cili i jep bukurinė shumė ngjyrėsh atyre shkrepave tė Rrasave tė Zogut e tė Koshares Legjendare. U flet pėr Gurin tragjik qė dikur ka ndarė njė komb tė njė gjaku, gjuhe, flamuri...Po ashtu, nė kėtė mėnyrė, ajo, njėkohėsisht, e edukon atė se si ta nderojė familjen, tė afėrmit, atdheun, shkollėn...si burime tė dashurisė. I reciton edhe poezi me ngjyra poetike tė ngrohta, tė pasura dhe prekėse, si:
Kam pasur njė gjyshe
Mbi tė gjitha gjyshet,
Kur ajo tregonte
Heshtnin dallėndyshet.
Kur ajo tregonte
Mbanin vesh dhe gurrat,
Thaheshin moēalet
Lulėzonin drurėt...
Rrėfimet e babait tė Laurės, arsimtarė i respektuar, janė tė lidhur me kurbetin dhe nxėnėsit tė cilėt i kishte lėnė si peng qė njė ditė pėr t'i takuar prapė. Cili, pra, ėshtė mesazhi aktual i tregimeve qė Laurės dhe dy fėmijėve tė tjerė u rrėfen babai? Ai u rrėfen atyre qė nuk ka plagė mė tė dhimbshme se sa kurbeti! S'ka gjė mė tė dhimbshme si ai. Na drithėron zemra kur kujtojmė ata bijė nėnash qė shkuan nė dhe tė huaj dhe ngelėn atje. Dhe, shpirtėrisht kur ngrihen e vijnė kėtej nė atdhe pėr tė shuar mallin, shprehet ai. Mėrgimin e konsideron si njė plagė qė akoma pikon dhe babanė e Laurės mėsues e djeg nė zemėr ky largim nga vendlindja, nga nxėnėsit, nga shpėrndarja e rrezeve tė diturisė qė ishte lartėsim dhe kult i misionit tė tij.
Edhe rrėfimet e nėnės sė Laurės me ato pėrrallat e bukura dhe mjaft domethėnėse rrezatojnė shumėēka. Edukata dhe mesazhet e saj pėr tė dhe fėmijėt e tjerė u hap shtigje tė bukura pėr jetė.