A dini ta ēmoni atė qė keni?
Ēdo njeri i shėndoshė ,duhet ta vlerėsoj pozitivisht jetėn e vetė dhe tė arriturat e tij dhe tė kėnaqet me atė qė i ofron jeta.
Mjekėt mė tė mirė nė botė janė:mjekja Dieta,mjekja Qetėsia dhe mjeku Gėzimi.Tė gjithė ne mund t'i gėzojmė falas shėrbimet e Gėzimit ,nė qoftė se pranojmė qė tėrė vėmendjen tonė ta drejtojmė nė pasuritė shumė tė mėdha qė i kemi,nė pasuritė mė tė mėdha se ato tė thesarit pėrallor tė Ali Babės.Vallė, a do t'i shitnit sytė tuaj pėr njė miliad dollarė ? Apo kėmbėt? Duart? Dėgjimin? Fėmijet tuaj?Kėsaj shtojani tė gjitha ato qė keni arritur nė jetė dhe do tė kuptoni se pasurinė qė e keni ėshtė mė e vlefshme se paratė e tė gjithė milionerėve tė kėsaj bote.
A dini ta ēmoni pasurinė tuaj? Nuk dini.Mendojmė rrallėherė pėr atė qė kemi ,e gati gjithėnje mendojmė pėr atė qė na mungon.Tė menduarit e tillė ėshtė tragjedia mė e madhe qė mund tė na ndodhė. Tragjedia e cila ,pa dyshim ,ka shkaktuar mė shumė brenga dhe fatkeqėsi sesa tė gjitha luftėrat nė historinė e njerėzimit.
Pėr shkak tė qėndrimit tė tillė ndaj jetės ,shumė njerėz normal dhe tė qetė marrin njė kahje tjetėr dhe shndėrrohen nė njerėz grindaveca,tė padurueshem dhe tė gatshėm pėr luftė.Prandaj ,me maturi ,evitoni kėto situata tė pakėndshme.
Sa njeriu nė kėtė botė ėshtė invalid;dikush pa kėmbė ,dikush pa dorė ,dikush pa sy ,dikush pa vesh etj ,dhe a keni hetuar ndonjeherė tek ta qė nuk e duan jetėn ,vetėm pse u mungon diqka?
Natyrisht se jo ,sepse bash personat e tillė ,vėrtetė e duan jetėn dhe janė tė kėnaqur mė atė qė e kanė ,edhe pse bash atyre nė realitet u mungon diqka.Por ,megjithatė e duan jetėn ashtu siq ėshtė dhe duken mė tė lumtur se bash personat e shėndoshė.
Kur ti kujtojmė invalidet dhe tė sėmuret ,ne duhet te turpėrohemi .Do tė duhej tė kuptojmė qė ne,njerėzit e shėndoshė ,jetojmė nė mbretėrinė fantastike tė bukurisė, por jemi bėrė shumė tė verbėr dhe te llastuar qė tė dimė ta ēmojmė dhe tė kėnaqemi mė tė.
Kujtoni tė mirat e jetės ,e jo brengat.