EX LIBRIS
FIGURA E SKĖNDERBEUT NĖ DRITĖN E SHUMĖ STUDIUESVE
(Don Ndue Ballabani (editor): Gjergj Kastrioti Skėnderbeu 600-vjet pas,
botoi Misioni Katolik Shqiptar, Zagreb 2005).
Mikel GOJANI
As pas 600-vjet pas vdekjes sė figurės mė tė shquar tė historiografisė sonė,
Gjergj Kastriotit Skėnderbeu, pėr tė gjurmuar dhe hedhur dritė mbi kėtė
shėmbėlltyrė, nuk pushojnė sė ngarenduri studiues tė shumtė tė shkencės
sonė. Kjo ėshtė njė dėshmi autentike se kjo figurė emblematike e historisė
sonė kombėtare akoma nuk ėshtė e ndriēuar nė thellėsi dhe se pėr ta njohur
nė esencė rrugėn jetėsore dhe veprimtarinė e tij ka akoma ēka tė vihet nė
dritė. E tėrė kjo dėshmon se figura e Gjergj Kastriotit- Skėnderbeut ėshtė
shumėdimensional dhe kompleksive.
Figura e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut pėrcjell mesazhin e unitetit
kombėtar dhe civilizimin e lartė tė popullit tė tij. Kėtė jubile edhe
Presidenti i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova e quajti kėtė vit, Vitin e Gjergj
Kastriotit Skėnderbeut.
Paraqitje mjaft interesante pėr figurėn e kėsaj shėmbėlltyre tė
historiografisė sonė, Gjergj Kastritotit Skėnderbeut, prezanton libri i
botuar kėtyre ditėve Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu 600-vjet pas, ku brenda
kopertinave tė kėtij libri kapėrthehen studime tė studiuesve mė eminentė tė
jetės dhe veprės sė kėtij kolosi kombėtar. Janė kėto kumtesa tė prezantuara
nė Simpoziumin shkencor me rastin e 600-vjetorit tė lindjes sė Gjergj
Kastriotit-Skėnderbeut, qė ėshtė mbajtur kohė mė parė nė Zagreb.
Periudhė qė skalit vetėdijen kombėtare
Librit i paraprin njė parathėnie e don Ndue Ballabanit, i cili vė nė pah
qėllimin e organizimit tė kėtij simpoziumi, po ashtu paraqet edhe esencėn e
temave tė prezantuara nė kėtė simpozium. Sipas tij kjo figurė e ndritur e
historisė sonė kombėtare edhe mė shumė se 600-vjet akoma komentohet,
pėrshkruhet, pasqyrohet, hulumtohet shkencėrisht e historikisht nga
kėndvėshtrime tė ndryshme kohore duke mos u shkėputur nga mjedisi historik
e kombėtare.
Studiuesi i mirėnjohur i jetės dhe veprės sė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeu,
Kristo Frashėri nė studimin e tij Skėnderbeu dhe Evropa shkoqit teza
mjaft interesante nė qasjen e kėsaj vije. Sipas studiuesit Frashėri,
Gjergj Kastrioti Skėnderbeu ėshtė padyshim, ashtu siē e ka pėrcaktuar edhe
historiani kroat Milan Shuflai, krijesa mė hyjnore e kėsaj race mė tė
tmerrshme luftėtare, i cili qė kur ishte gjallė u madhėrua me legjenda tė
ndryshme nga Evropa Perėndimore Se sa dhe nė tė cilėn masė u vlerėsua nga
tė tjerėt lufta qė bėri Skėnderbeu pėr tu bėrė Shqipėria antemurale e
depėrtimit tė turqve nė Evropė, mjaft qartė e shtjellon studiuesi Frashėri,
duke shtuar se njė vlerėsim lakonik pėr rolin e Skėnderbeut nė mbrojtjen e
qytetėrimit evropian e dha edhe kalorėsi Newport, i cili kishte ardhur nga
Anglia e largėt pėr tė luftuar nėn flamurin e Skėnderbeut nė Shqipėri. Gjatė
kthimit tė tij ai deklaroi nė Romė, nė shkurt tė vitit 1458 se po tė bjerė
kėshtjella shqiptare, pushtimi i Evropės nga turqit ėshtė i sigurt, mbasi
nuk ka fuqi tjetėr qė ta bėjė kėtė rezistencė. Periudhėn kastriotiane, po
ashtu nė vazhdim e shtjellon ky studiues duke e prezantuar dėshtimin e
ekspozitės sė madhe turke nė vitin 1457, ku me largimin e ushtrive osmane
nga Shqipėria Evropa mori pėr disa kohė frymė lirisht.
Duke bėrė njė qasje nė mes tė marrėdhėnieve tė Skėnderbeut dhe Evropės, tė
cilat ishin tė lidhura ngushtė, sipas historianit Frashėri kėto
marrėdhėnie nuk u shkėputėn as pas vdekjes sė Skėnderbeut. Madje vepra
e tij shkėlqeu edhe mė me madhėshti pas vdekjes sė tij mė 1468. Sipas
Frashėrit nė Evropėn Perėndimore me gjithė erėn e kohėrave moderne figura ė
Skėnderbeut e ruajti freskinė e vet.
Studiuesi i spikatur Zef Mirdita nė paraqitjen e tij Lidhja shqiptare ose
Lidhja e Lezhės, sipas sė cilit ky akt i madhėrishėm historik zė vend tė
jashtėzakonshėm nė zhvillimin dhe organizimin kombėtar, politik e ushtarak.
Mirėpo, sipas tij, pėr ta kuptuar rėndėsinė e kėtij kuvendi historik ėshtė
e nevojshme qė tė njihemi me zhvillimet politiko-shoqėrore tė trevės
shqiptare nė Mesjetėn e vonė. Studiuesi Mirdita, literaturėn relevante tė
asaj periudhe e aktualizon duke e shpaluar mendimin e eruditit tė famshėm,
Shuflaj, i cili me tė drejtė konstaton nėn Skėnderbeun e tėrė bujaria
shqiptare u bashkua nė luftė kundėr turqve. U krijua shteti i vėrtetė i
shqiptar, pas rėnies sė Konstandinopolit, Serbisė dhe Bosnjės, shteti i
fundit mė i madh nė Ballkan. Ky studiues kundėrshton mendimin e Barletit
se Skėnderbeu ėshtė dėrguar si p[eng nė oborrin e sulltan Muratit II nė
moshėn nėntė vjeēare. Kjo sipas tij, ka ndodhur pas vitit 1426, sepse nė
kėtė vit Gjon Kastrioti me katėr djemtė e vet, Stanishėn, Reposhin,
Konstandinin dhe Gjergjin ia dhuron monastirit tė Hilandarit fshatin
Radistush me kishėn e Zojės sė bekuar dhe fshatin Trebishte. Veē kėsaj,
pohon Mirdita, nė mes viteve 1426 dhe 1431 sėrish pėrmendet emri i Gjergjit
dhe i dy vėllezėrve tė tjerė, lidhur me blerjen e pyrgut, gjegjėsisht
kullės sė Shėn Gjergjit nė Hilandar dhe katėr adelfatave (vėllazėrive) pėr
60 forinta. Nga gjithė kjo shihet qartė se Gjergji nuk ėshtė dėrguar peng nė
moshėn nėntė vjeēare. Kjo ka ndodhur me siguri nė moshė mė tė rritur,
pėrkatėsisht gjashtėmbėdhjetė a shtatėmbėdhjetė vjeēare, ku kėtė konstatim
sipas Mirditės e dėshmojnė edhe ngjarjet dhe gjestet e mėvonshme tė
Skėnderbeut.
Pėrpjekje tė kota pėr ta zvetėnuar kėtė personalitet tė papėrsėritshėm tė
historisė shqiptare
Edhe studiuesi Jahja Dranēolli nė kumtesėn e tij Gjergj Kastrioti
Skėnderbeu dhe Kosova, hedhė nė dritė teza mjaft interesante tė kėtij
relacioni. Dranēolli prezanton tezėn e e F. Bardhit, mbi prejardhjen e
Kastriotėve nga njė fshat Kastriot, ose Kastrat nė has. Sipas kėtij
studiuesi se humanisti i shquar Martin Segoni ishte pėrfshirė drejtpėrdrejt
nė afirmimin e jetės dhe veprave tė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut.
Studiuesi Dranēolli eksploaton mesazhin e historianit tė famshėm italian
Xhyzepe (Zef) Valentini mbi Skėnderbeun, i cilit thoshte: Do tė ishte jo
vetėm mėkat, por ēėshtje e pamundshme po ta mendonte kush ta zvogėlonte
personalitetin e shkėlqyeshėm tė Skėnderbeut nė nivel tė njė heroi vendės
mendjeshkurtėr. Skėnderbeun e ka gjithė Evropa, e ka bota tė vetin, e nėpėr
tė, e vetėm nėpėr shpirtin e tij, ia njeh vlerėn dhe meritat e hershme dhe
Shqipėrisė, qė ėshtė njė pėrgjigje mė e mirė pėr tė gjithė ata qė bėjnė
pėrpjekje ta mohojnė personalitetin e Skėnderbeut dhe shtetit tė tij.
Ndėrkaq, dr. Shan Zefi shtron debatin mbi dukurinė e dhunshėm tė islamizmit
qė nuk kishte tė ndalur posaēėrisht nė Shqipėrinė e Mesme e nėpėr
vendbanime tjera shqiptare dhe shkėputjen pėrfundimtare tė vazhdimėsisė
historike tė popullit shqiptar nė kulturėn dhe traditėn e krishterė tė
Evropės. Sipas Zefit kėtė shkėputje nga rrėnjėt duhet shikuar si njė
periudhė transitore, sepse njė dukuri e tillė ka pėrcjellė edhe popujt
tjerė tė Evropės, siē kemi rastin e Spanjės. Dr. Shan Zefi nė studimin e
tij hedh nė dritė edhe shumė teza tė tjera me interes tė veēantė, duke
pasqyruar fakte dhe dėshmi tė personalitetit tė Skėnderbeut dhe kontekstit
kohor nėpėr tė cilin ka itinerar populli shqiptar. Po ashtu dr. Zefi
pasqyron edhe figurat e shquara tė kishės shqiptare dhe tė kombit
shqiptar, si Papa Nikolla II (1447-1455), Papa Kalisti III (1455-1458), Papa
Piu II (1458-1464, Papa Pali II (1464-1471), po ashtu duke pėrfshirė edhe
Gjergj Kastriotin Skėnderbeun dhe epokėn e tij. Ndėrkaq, dr. Petrika
Thėngjilli, nė studimin e tij e shtron Epokėn e Skėnderbeut nė pėrgjithėsi
dhe Kuvendin e Lezhės nė veēanti, duke e bėrė burim frymėzimi dhe pikė
referimi gjatė gjithė luftės pėr ēlirimin kombėtar. Sipas Thėngjillit ajo
periudhė u skalit nė vetėdijen kombėtare dhe u gdhendėn nė ēdo kuvend e nė
ēdo dokument kolektiv. Ai nė studimin e tij sjell dokumentin e vitit 1577
kur himarjonėt i shkruanin Papa Gregorit XIII: Le ta dijė Atė i shenjtėruar
se qysh vdiq trimi i vlertė, shumė i kthjelltė Skėnderbeu, mbreti ynė qė
quhej Kastriot -...askush nuk mund tė na nėnshtrojė. Njė kaptinė tė veēantė
Thėngjilli e koncepton mbi figurėn e Skėnderbeut gjatė Rilindjes
Kombėtare Shqiptare dhe pasqyrimi i kėsaj figure nga emra tė njohur tė
letėrsisė sonė tė kėsaj periudhe, tė cilėt vejnė shumė dritė mbi kėtė
shėmbėlltyrė tė historisė sonė kombėtare.
Njė studim mė mjaft interes nė kėtė libėr e prezanton edhe Antoni
Bellusci, Skėnderbeu nė rapsoditė popullore, ku sipas tij arbėreshėt nė
Itali kanė mbajtur gjallė kujtimin e Skėnderbeut nė emrat e fėmijėve tė
tyre, tė vendbanimeve tė tyre, nė kėngėt popullore, qė janė trashėguar brez
pas brezi: Kur vdiq Skėnderbeu /Trimazit tArbėrit/ Mė birin pėrmisurith/
Kush ndė pjėh e kush ndė hi? Se sdoin mė vetėhen/ Kur vdiq Skėnderbeu/
Vashat tArbėrit? Mė birin pėrmisurith/ Kush ndė pjėh e kush ndė hi/ Se
sdoin gjellėzėn/ Kur vdiq Skėnderbeu/Pjeqėzit tArbėrit/ Mė bijnė
pėrmisurith/ Kush ndė pjėh e kush ndė hi/ Se sdoin mė gjellėzėn/ Por
treqind mil trima/ Detin ēajtin detėthinė/ Se tmbajin besėzėn... Rapsodi
popullore arbėreshe kushtuar Skėnderbeut, fq. 120. Edhe studiuesit, Martin
Berisha dhe Arbėn Xhaferri dhe Thimi Nika, nė studimet e tyre Fuqia e besė
nė Kanunin e Skėnderbeut, Kodi kastriotian, pėrkatėsisht Skėnderbeu nė
filatelinė shqiptare, vejnė nė dritė shumė teza interesante qė kanė tė
bėjnė rreth kėsaj figure tė ndritur tė kombit tonė.
Kėshtu qė, libri Gjergj Kastrioti -Skėnderbeu 600 vjet pas ėshtė njė
libėr me vlerė tė veēantė nėpėrmjet tė cilit pasqyrohet nė shumė segmente
figura dhe veprimtari e Skėnderbeut, me pėrmasat e njė strategu, burrė
shteti, politikani e diplomati tė nivelit ndėrkombėtar, i cili udhėhoqi
luftėn pėr pavarėsi kundėr pushtimit otoman, qė arriti bashkimin e
shqiptarėve, mirėpo dhe edhe njė ndihmesė tė veēantė nė diplomacinė e
kohės.