RUGOVA FRYMĖZUES I TRADITĖS BOGDANIANE

                                  DR. IBRAHIM RUGOVA – KULTIVUES I KONTUINITETIT TĖ  TRADITĖS

Mikel GOJANI

Nė jetėn shoqėrore, pėrgjithėsisht ndodh, qė njerėz tė shquar,  kulturės, shkencės, artit,  e tė historisė sonė kombėtare, tė veēohen nga tė tjerėt pėr aftėsi intelektuale, pėr pėrkushtim  nė ēėshtjet madhore, pėr veprimtari tė devotshme dhe  pėr pathyeshmėri tė vullnetit e tė idealit tė lartė  qė kanė nė shpirt. Tė tillė njerėz lindin nė ēdo kohė, janė  tė nevojshėm  pėr jetėn, shoqėrinė  dhe kombin nė pėrgjithėsi dhe, secili nė fushėn e vet e njėherėsh bashkėrisht i vėnė vulėn arsimit, kulturės dhe historisė sė njė kombi. Brezat qė pasojnė, si begati mė e ēmuar e njė kombi, tė kaluarėn e rimarrin, pikėrisht nėpėrmjet kėtyre njerėzve  tė shquar.

Njėra nga ato figura  qė ka mbetur nė gjurmėt e letėrsisė dhe tė shkencės, padyshim ėshtė  edhe ajo e dr. Ibrahim Rugovės, qė i takon profilit tė personaliteteve tė shquara  tė shkencės, tė artit e tė letėrsisė, tė  cilėve posa t’u zihet ngoje emri  tė kreshpėron nė shtat, tė drithėron nė ndėrgjegje, tė mbushin me frymėzim dhe, qė, me porosinė e veprave tė tyre tė japin  shumėēka pėr tė kuptuar  brendinė dhe qėllimin e krejt asaj  pėr tė cilėn janė pėrkushtuar; tė  mobilizojnė edhe  mė shumė pėr t’iu qasur edhe mė me ngulm  studimit tė jetės dhe veprės sė tyre.

Dr. Ibrahim Rugova – pėrfaqėsuesi mė i denjė i epokės

Edhe veprimtaria e gjithanshme e dr. Ibrahim Rugovės, nė planin kulturor, shkencor, shoqėror e atė  politik, pėrputhet plotėsisht me kohėn kur  kombit tonė po i pėrgatitej njė kataklizmė e tmerrshme nga forcat e errėta serbosllave; fund  e krye  ajo pėrshkohet  me pėrpjekjet dhe aspiratat dhe tė idealeve tė mbarė popullit  shqiptar. Prandaj, duke qenė personalitet mė i shquar qė iu pėrgjigj me devotshmėri kėrkesave tė popullit, qė i ripohoi ato me njė gjerėsi dhe me njė cilėsi tė shkallės mė tė lartė,  duke ruajtur kontiunitetin e traditės, dr. Ibrahim Rugova konsiderohet  pėrfaqėsuesi mė tipik i shkencės dhe i lėvizjes shoqėrore-politike tė popullit  tonė nė kėtė kohė, si  njėri  nga pėrfaqėsuesit mė tė denjė tė epokės sonė.

Veprat  qė  qė do t’u shėrbejnė gjeneratave

Me opusin e tij letrar, sidomos nė fushėn e kritikės e tė eseistikės, si me veprat “Prekje lirike” 1971,  “Bibliografia e kritikės letrare shqiptare ’44-74” (me Isak Shemėn) 1976, “Kah teoria” 1978, “Kritika letrare” (me Sabri Hamitin) 1979, “Strategjia e kuptimit” 1980, “Vepra e Bogdanit 1975-1685” 1982, “ Kahe e premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983” 1986, Refuzimi estetik” 1987 etj. Figurėn e dr. Rugovės e dėshmojnė  tė atij prej njė personaliteti  tė shquar dhe mjaft produktiv tė kritikės dhe esesistikės letrare, me tė cilat, kėtyre fushave, me lėndėt qė i ėshtė qasur  dhe vėnė nė sipėrfaqe, letėrsisė sonė nė kėto zhanre i ka sjellė novitet, me ē’rast kėto vepra tė tij do tė mbeten  bazė  edhe pėr gjeneratat e reja, tė studiuesve  shkencorė tė letėrsisė shqipe. Arti i Rugovės paraqet njė veēanti nė vete dhe qė shumė vėshtirė mund tė pėrsėritet,  dėshmojnė  figurėn e spikatėsit  dhe tė vrojtuesit tė denjė  te metodologjisė teorike-letrare dhe  letrare-historike.

Rugova si Bogdani: tejkaluan kohėrat nė tė cilat jetuan

Dr. Ibrahim Rugova njihet  si pasuesi  mė i denjė  i kontinuitetit tė traditės. Ai ėshtė sikur Bogdani. Atė e lidhin shumėēka me Bogdanin, i cili  po ashtu edhe ėshtė frymėzuesi mė i denjė i tij. Edhe Bogdanin, edhe Rugovėn i lidhin shumėēka  qė do t’i rezistojnė kohėrave. E kanė cituar edhe shumė studiues tė jetės dhe veprės sė dr. Ibrahim Rugovės se Bogdani dhe vepra e tij janė frymėzuesit  mė denjė  tė punės dhe veprimtarisė sė tij. Dhe, pikėrisht nga  ky frymėzim Rugova  ėshtė studiuesi i cili monumentalizoi  veprėn e Bogdanit.

Nga ky aspekt pėr t’i argumentuar  shumė fakte dhe dėshmi  tė krejt kėsaj ēfarė  shtjelluam  mund tė tėrheqim njė  paralele  me kėtyre dy figurave tė ndritura tė letėrsisė sonė, tė cilat dėshmojnė  koincidencėn e konteksteve kohore tė  traditės, kohės bogdaniane dhe tė epokės  rugoviane. Nga ky fakt, und tė konstatojmė  se koha kur jetoi dhe veproi Bogdani ishte njė kohė e njė tradite tė lavdishme, nė ato kohėra dhe ato rrethana ishte nė rrezik kultura, arti dhe letėrsia, ishte nė rrezik edhe  vetė qenia e  kėtij populli. Edhe nė kohėn e veprimit  tė dr. Rugovės ishte  i njėjta gjendje e popullit shqiptar.  Nė ato rrethana dhe kushte tė cilat i diktonte  realiteti ishte  vėshtirė tė veprohej, edhe nė  epokėn e veprimit tė Rugovės ishte vėshtirė tė veprohej.

Veprimtaria e botimit tė Ēetės sė profetėve (Cuneus prophetarum) i Bogdanit ka pasur kėto qėllime: tė  jenė nė shėrbim tė popullit dhe njėkohėsisht tė jenė ruajtės dhe mbrojtjes nga tė huajt. Edhe vepra e Rugovės mbėshtetet nė kėto parime dhe ka pasur pėr qėllim  ruajtjen e kontiunitetit tė traditės dhe lidhshmėrinė shpirtėrore me te. Bogdani i prin popullit  nė kohėra tė vėshtira, Rugova, drejt limanit tė shpėtimit, i prin po kėtij populli nė  udhėkryqet mė tė ndjeshme tė historisė, pra nė kohėrat mė tė vėshtira tė nė rrugėn historike tė kėtij populli. Bogdani besonte se dalėngadalė populli do tė bindej e tė vinte nė atė nivel qė tė kuptonte, pra, pikėrisht, ia dedikonte popullit, p.sh: nė bisedė  me kardinalin Barabadigon nė Itali, kur  ai i thoshte se “tani  e kreve veprėn – rri e pusho – gėzoi frytet e punės e tė duarve tua”, (Bogdani) ia ktheu:jo eminencė, se po tė ma jepnit mua tėrė Padovėn e tėrė botėn, kjo s’ėshtė e imja, sepse s’jam i lumtur dhe i qetė nė pallatin tuaj, ju falėnderoj nė mėnyrė atėrore, sepse fati i popullit tim ėshtė fati im”!  Bogdani, edhe pse fort  mirė e kishte tė ditur se nė atdhe jetėn e kishte nė rrezik, ai pėrkundėr asaj u kthye dhe vdiq nė atdhe duke i shėrbyer popullit tė tij. Edhe dr. Rugova pėr njė kohė tė caktuar qėndroi nė Itali dhe kishte mundėsi qė nė ato pallate tė bukura tė kėtij vendi magjeps t’i “gėzojė” duart e tij pėr veprat qė  i kishte krijuar, mirėpo, prapė se prapė  i lidhur me veprimin  dhe kauzėn  u kthe nė atdhe dhe vazhdoi punėn duke i prirė popullit tė tij dhe nė shėrbim tė kėtij populli deri nė frymėn e tij tė fundit. Bogdani mbante lidhje tė drejtpėrdrejta me Vatikanin dhe vendet tjera tė perėndimit dhe botė dhe sensibilizonte opinionin e gjerė pėr gjendjen e popullit shqiptar, edhe Rugova mbante  kontakte tė drejtpėrdrejta me Vatikanin, pėrkatėsisht mė Papa Gjon Palin II dhe nė sfondin e mureve tė rezidencės sė tij  mbante fotografinė e tij, po ashtu edhe  me vendet tjera euro-atlantike e tė botės dhe sensibilizonte  opinionin pėr gjendjen e popullit shqiptar, tė cilėt u bėnė pėrkrahės  tė  vullnetit politik tė popullit tė Kosovės dhe realizimit tė aspiratave tė kėtij populli qė kishte  me shekuj.  Bogdani ishte njė figurė vigane dhe profet i vėrtetė, edhe dr. Rugova ishte njė vizionar  dhe profet i  vėrtetė.  Bogdani ishte njė njeri i cili me mish dhe me shpirt e donte popullin e tij, por nuk i pėrkiste vetėm popullit tė tij, edhe  Rugova ishte njė njeri i cili me mish e me shpirt  e donte popullin e tij dhe pėrherė qėndronte  pranė popullit tė tij, mirėpo, po ashtu, ishte edhe njė njeri qė nuk i pėrkiste vetėm popullit tė tij. Njerėz tė mėdhenj, sikurse Bogdani dhe Rugova maten vetėm me kėso virtytesh. Kush ėshtė i madh tejkalon kohėn nė tė cilėn jeton, vazhdon tė jetojė gjatė shekujve; ai tejkalon vendin, qarkun nė tė cilin jeton. Rugova nė kėtė aspekt vėrtet ėshtė i madh, ėshtė kuptimi i mirėfilltė i kėtij kombi, i cili iku nėn dritėn e veprės sė tij. Vepra e Tij zė  vend nė fondin e artė tė letėrsisė  dhe tė kulturės  shqipe.