OPINION
NJĖ VEND NĖ GRUPIN NEGOCIATOR PĖR DR. DON LUSH GJERGJIN
Mikel GOJANI
1.
Nė jetėn shoqėrore, pėrgjithėsisht ndodh, qė njerėz tė shquar tė kulturės, tė historisė sonė kombėtare, apo edhe tė shumė fushave tė tjera shoqėrore tė veēohen nga tė tjerėt pėr aftėsi intelektuale, pėr pėrkushtim nė ēėshtjet madhore, pėr veprimtari tė devotshme dhe pėr pathyeshmėri tė vullnetit e tė idealit tė lartė qė kanė nė shpirt. Tė tillė njerėz lindin nė ēdo kohė, janė tė nevojshėm pėr jetėn, shoqėrinė dhe kombin nė pėrgjithėsi dhe, secili nė fushėn e vet e njėherėsh bashkėrisht i vėnė vulėn arsimit, kulturės dhe historisė sė njė kombi. Brezat qė pasojnė, si begati mė e ēmuar e njė kombi, tė kaluarėn e rimarrin, pikėrisht nėpėrmjet kėtyre njerėzve tė shquar. Njėra prej atyre figurave qė hyn brenda kornizave tė kėtyre shprehjeve hyn edhe ajo e dr. Dom Lush Gjergjit, njė personalitet i shquar me pėrmasa kombėtare dhe botėrore.
2.
Tė shkruash pėr dr. Dom Lush Gjergjin, do tė thotė tė kesh shumė motivacione, tema dhe arsye. Temat, tė cilat shtrohen nė atė rrafsh kanė shtrirje tė gjerė. Nė jetėn tonė publike e shoqėrore dr. Dom Lush Gjergji u imponua shumė herėt. U imponua atėherė kur kauza jonė kishte mė sė shumti njerėz ēfarė ėshtė ky intelektual. Deri me tashmė shtypin e vendit dhe atė botėror ėshtė prezantuar me mijėra intervista, duke dhėnė kontribut tė ēmuar nė internacionalizimin e ēėshtjes sė Kosovės dhe tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Ky personalitet me pėrmasa botėrore ėshtė edhe njohės zyrtar i biografisė sė humanistet sė shquar Nėnė Terezės, duke e zbėrthyer qė nga trungu i saj shqiptar. Ky personalitet pėrveē angazhimeve tė tij nė jetėn e pėrkushtuar ai ka dhėnė njė ndihmesė tė madhe edhe nė jetėn shoqėrore. Jeta dhe veprimtaria e dr. Dom Lush Gjergjit pėrbėjnė njė unitet dialektik, nė mes tė etikės vetjake dhe idealeve tė tyre. Pra, tek ai thėna me tė bėrėn krijonin nė mes tyre vazhdimėsi tė pashkėputura nė mes tė zotimit dhe zbatimit. Ēdo gjė qė kėrkohej nga ai, ishte gatshėm pėr zbatim, edhe pėrkundėr rreziqeve tė mėdha qė u paraqiteshin nė kohėra zezonė. Qėndrimi kombėtar e demokratik i kėsaj figure tė ndritur e bėn atė edhe mė tė adhurueshėm nė mesin e miqve dhe tė bashkėveprimtarėve tė tij. Gjatė jetės dhe punės Gjegji u takoi njerėzve tė mėdhenj, dhe si i tillė ėshtė. Me temperamentin e tij tė jashtėzakonshėm dhe me ndershmėrinė e tij tė kristaltė qė buronte nga qytetėrimi dhe kultura qė ėshtė e ngėrthyer brenda qenies sė tij, ai nuk pranon asnjė lloj hipokrizie, demagogjie a kompromisi. Dikujt mund tė mos i pėlqen ajo qė thotė ai: drejt, pa dredha, pa dredha, pa mbas kuptime e nėnkuptime. Ai di tė dėgjojė dhe tė bindej. Ka njė oratori tė shkėlqyeshme dhe se pėrherė fjalėt e tij japin ide dhe mesazhe. Ishte ndėr bashkėpunėtorėt mė korrekt tė Ibrahim Rugovės dhe pėrherė ka pėrkrahur konceptin politik dhe filozofik tė tij. Atė koncept politik e filozofik e pėrqafon edhe sot pas ikjes sė dr. Rugovės nė amshim.
3.
Vepra e deritanishme e dr. dom Lush Gjergjit, ėshtė nė pėrputhje tė plotė me jetėn e me formimin e tij shpirtėror, kulturor dhe nacional. Tė konturosh portretin e dr. dom Lush Gjergjit, kėtė emėr krijues qė e njeh gjithė bota intelektuale e niveleve cilėsore evropiane, ėshtė paksa e vėshtirė, mbasi opusi i tij ėshtė shumė i gjerė dhe i pafund. Ēfarė thonė tė tjerėt pėr kėtė eruditė dhe figurė poligloti kombit shqiptar? Dr. dom Lush Gjergji intelektuali me shpirt pėrherė tė ri e si pa e kuptuar, bėn edhe kryen njė veprim, qė kalon vargonjtė e kufijve tė meskinitetit, hidhet pėrtej gardhit tė rutinės, nuk do tė vegjetojė, por kėrkon tė jetė plot energji, tek kryen njė veprim fisnik tė pasurimit tė panteonit tė kulturės nacionale, qė zė vend e lė gjurmė nė kujtesėn e brezave bashkėkohorė, e prandaj merr, ose do t marrė falėnderimet qė meriton. Dora - dorės, kemi njė krijues tė palodhur tė vlerave tė pastra nacionale, qė njė jetė tė tėrė ia kushtoi njeriut. Por njeriu, duke kėrkuar e hulumtuar me shpresėn e madhe arrin tė gjejė, falė angazhimit tė vendosur, atė qė ka si objektiv, pikėrisht potencialin e bashkatdhetarit dr. dom Lush Gjergjit, qė gjithė jetėn ia kushtoi binomit udhėheqės Fe e Atdhe me krye e pendė. Si personalitet, paraqitet si njė bibliotekė e re, e formuar nga dora e mendja produktive, nė lėmin shoqėror dhe kulturės amtare, pėrmes dijeve solide tradicionale dhe ato tė avancuara, qė buruan nga asimilimi i rrymave dhe i kulturės progresiste bashkėkohore. Me erudicion, mė pėrpara dhe tashti, diti me mjeshtri, tė ndėrthurė e kanalizojė interesat nacionale, shoqėrore tė popullit tė tij, me nevojat e brendshme shpirtėrore tė tij.
3.
Tė gjitha kėto atribute dėshmojnė portretin autentik tė kėsaj figure tė ndritur tė kombit tonė, dėshmon se vėrtetė kemi tė bėjmė me njė pronė tė ēmuar tė kėtij kombi, i cili nė kėtė rrugėtim tonin tė nevojshėm historik akoma i nevojitet Kosovės dhe popullit shqiptar nė pėrgjithėsi. Nė kėto momente vendose pėr Kosovėn (momenti mė i nevojshėm nė rrugėn historike tė saj), kur po pėrcaktohet njė herė e pėrgjithmonė fati i Kosovės edhe i popullit tė saj, prandaj ky popull duhet tė mobilizojė trupin dhe mendjen dhe nė tryezat diplomatike tė ofrojė vlera tė ēmuara intelektuale e kombėtare. Pra, sot kur nė Vjenė po mbahen bisedimet pėr tė ardhmen historike tė Kosovės, ku sė shpejti pritet qė definitivisht tė pėrcaktohet statusit politik i Kosovės, nė tezen e bisedimeve, kuptohet, se na nevojiten koka tė ndritura tė kėtij kombi, qė vėrtet ka boll, nė mėnyrė qė tė dėshmohemi edhe para faktorėve relevantė botėrorė se vėrtet ky popull ka njė bagazh njerėzish qė janė nė gjendje ti prijnė proceseve dhe tu ndihmojnė atyre edhe nė tė ardhmen. Njėra nga ato figura qė m,ė tė vėrtetė nė kėto tryeza qė janė mjaft tė rėnda kundrejt njė politike tė ashpėr serbe, personaliteti i dr. Lush Gjergjit do tė jepte kontributin e veēantė. Nė pėrjashtim tė dr. Ibrahim Rugovės, i cili ka qenė njė strateg i spikatur dhe vizionar i shquar, mirėpo, i cili na ka lėnė nė momentin mė delikat tė udhėkryqit tonė historik, kur vendit tė tij i pėrcaktohet statusi politik, askush mė denjėsisht kėtė zbrazėtirė tė dr. Ibrahim Rugovės nuk do ta plotėsonte se sa dr. Dom Lush Gjergji, i cili posedon njė bagazh tė pasur vlerash edhe intelektuale, edhe kombėtare. Pra, vdekja e presidentit historik tė Kosovės dr. Ibrahim Rugova la njė boshllėk, ngase ai ka pasur njė pėrvojė tė gjatė nė prezantimin e qėndrimeve pėr tė realizuar vullnetin e qytetarėve tė Kosovės pėr pavarėsinė e Kosovės, mirėpo dr. Rugova, i cili i udhėhiqte bisedimet pėr statusin e Kosovės, vdekja i preu kėtė rrugė dhe se Kosova mbeti pa kėtė strateg tė shquar tė saj. Ėshtė e vėrtetė se ky Grup i unitetit, qė vėrtet nė momentin mė tė duhur u nisua, misionin nė bisedimet teknike e ka kryer me devotshmėri dhe pjekuri politike. Delegacioni i Kosovės nė tė gjitha parashtrimet e tij nė fillim tė ēdo raundi ka shpalosur nė mėnyrėn mė tė qartė dhe me plot argumente ēėshtjet qė janė pėrgjegjėsi e institucioneve tė Kosovės. Kėtė e kanė prezantuar nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Puna e kėtij grupi tėrėsisht i ka dhėnė frytet e veta dhe ka ofruar argumente tė mjaftueshme. Puna dhe roli vendimtar nė kėtė proces ka ardhur si njė rezultat i njė bashkėpunimi prefekti i Grupit i pėrbėrė nga spektri politik i vendit. Mirėpo, tashmė kur do tė fillojnė bisedimet pėr statusin politik tė Kosovės tryezat do tė jetė edhe mė e vakėt. Ajo vakėsi do tė vjen edhe nga pala serbe, mirėpo edhe nga pala ndėrkombėtare. Dhe nė ato tryeza kėrkohet me shumė se kurdoherė akumulimi i forcave intelektuale dhe se paraqitja me njė imazh edhe mė joshės para faktorit relevant vendim marrės ėshtė mė sė domosdoshmėri. Dr. Lush Gjergji, njė erudit i vėrtetė me pėrmasa botėrore, i cili njeh disa gjuhė tė huaja dhe i cili gjatė misionit tė tij ka zėnė shumė miq nė anekėnd botės, kontributi i tij do tė ishte i frytshėm. Dijet nė proceset politike ekziston parimi i interesave, mirėpo nganjėherė edhe miqėsia ka vlerėn e saj tė madhe. Gjergji nė botė ka shumė miq tė cilėt i ka vėnė nė veprim kurdo qė e ka kėrkuar nevoja jonė dhe se ata do ti vėnė nė veprim edhe tash. Ai, ku ka qenė ēėshtja e Kosovės, kurrė nuk ka heshtur, nuk do tė heshtė as tash kur kemi nevojė mė shumė se kurdoherė mė parė, ngase po pėrcaktohet fati i Kosovės dhe i popullit tė saj. Andaj, njė vend nė Grupin negociues pėr dr. Dom Lush Gjegjin do tė ishte njė vendim i marrė korrekt. Ai edhe e meriton tė jetė aty. Mbase do tė ishte edhe nė tė mirė tė Kosovės.