NDĖRKOHA JONĖ


SA (S) PO REFORMOHET ARSIMI YNĖ?

Mikel GOJANI

1.
Ndėr pėrpjekjet e para  tė atdhetarėve  tanė nė ruajtjen e identitetit tė etnisė, ishte edhe angazhimi qė ata bėnė nė pėrhapjen e dritės dhe tė diturisė kombėtare  tek masat e gjera popullore, tė cilat i kishte  kapluar gjendja e errėsirės dhe e paditurisė pėr shkak tė pushtimit nga ana e  pushtuesve. Njė  veēanti  e pushtimit shumėshekullor serb ishte  ndėr sundimet e rėnda qė rrezikonte perspektivėn e vazhdimėsisė sė qenies  qė  qenies sė kėtij populli mė trojet e tyre. Duke  qenė tė vetėdijshėm  pėr njė realitet tė tillė, shqiptarėt assesi  nuk pajtoheshin  me tė. Prandaj, bėnin pėrpjekje qė tė gjenin forma tė ndryshme, qė pėrmes shkėndijave tė arsimit dhe tė diturisė kombėtare, si formė e  zgjimit tė vetėdijes kombėtare dhe vetėdijesimit tė masave pėr atributet autoktone dhe vlerat civilizuese.

Pėr ta zgjuar vetėdijen kombėtare dhe forcuar atė, rol tė rėndėsishėm ka luajtur  arsimimi i gjeneratave tė reja  nė gjuhėn amtare. Mirėpo, njė gjė e tillė pushtuesi luftonte dhe bėnte pėrpjekje qė ky segment  qenėsor pėr jetėn e njė  populli tė zhbėhet, mirėpo falė angazhimit dhe sakrificės sė vravashkave mė tė ēmueshme tė kombit, si shtresa mė e  ndėrgjegjshme e kombit, nuk lejuan  zhbėrjen e kėtij delli tė rėndėsishėm tė qenies sė kėtij kombi.

Edhe sot, populli shqiptar u ėshtė mirėnjohės pėr gjithė atė sakrificė dhe angazhim nė ruajtjen dhe mbijetimin e  shkollės shqipe dhe tė arsimit shqip nė pėrgjithėsi; ky popull i nderon dhe i respekton deri nė piedestal tė gjithė ata arsimtarė, tė cilėt gjatė  asaj rruge  historike  tė mbijetimit tė shkollės  shqipe, sidomos ata qė vepruan nė dekadėn e  nėntė tė shekullit tė kaluar, qė sakrifikuan  nė momentet mė tė vėshtira pėr ta mbrojtur shkollėn dhe arsimin  shqip, duke  ngritur nja altar nė shėrbim tė popullit, tė cilėt me punėn dhe angazhimin e tyre ruajtėn frymėn  kombėtare tė arsimit shqip.

2.
Pra, arsimi ėshtė njė  nga segmentet  mė tė rėndėsishėm  tė shoqėrisė. Ėshtė portreti mė autentik i njė kombi.  "Pa arsim  s'ka dituri, pa ditur s'ka jetė", shprehet njė rilindės  ynė i njohur. Mesazh ky shumė kuptimplotė dhe domethėnės.

Ne, e dimė fort mirė se nėpėr ēfarė  rrugėsh gjatė gjithė rrugės historike ka kaluar arsimi ynė. Edhe nė dekadėn e  dhjetė tė shekullit tė kaluar arsimi shqiptar pėrjetoi  njė kalvar tė vėrtetė. Mbi tė gjitha, falė angazhimit  dhe rezistencės  u arrit  qė tė mbahet  gjallė fryma e arsimit kombėtar. Lufta jonė ēlirimtare ishte e imponuar nga  pushtuesi  shumėshekullor. Lufta qė ndodhi nė Kosovė solli viktima, shkatėrrime, mirėpo edhe ndryshime pozitive -lirinė kombėtare. Kujt i nevojitet mė shumė  e arsimi e liria, fjala e lirė? Askujt. Mirėpo, nuk arrihet lehtė, me ēmimin ēfarė e paguam. Tani afėr  tetė vjet pas  asaj luftė tė trishtė me esencat e saja tragjike, nė frymėn e lirisė, jemi  nė fazėn e pėrpjekjeve dhe tė angazhimeve qė  gjerat t'i konsolidojmė dhe t'i vėmė nė binarė tė shėndoshė. Pėrpjekjet dhe angazhimet  tė cilat bėhen, na ushqejnė shpresėn qė hap pas hapi edhe sukseset nuk do tė mungojnė. Dhe, arsimi nė njė kohė jo tė largėt do tė vihet nė  themele tė  forta. Mirėpo, pėr tė arritur ky trend duhet njė angazhim permanent tė tė gjithė subjekteve relevante tona politike e shoqėrore.

Nėpėr ēfarė rrugėsh po kalon  dhe nė ē'fazė  gjendet  arsimi ynė ėshtė folur ėshtė shkruar mjaft. Po flitet dhe po shkruhet se janė arritur  dhe po arrihen rezultate  inkurajuese nė trendėt e reformimit tė kėtij segmenti tė rėndėsishėm  tė shoqėrisė. Mirėpo, nganjėherė, mendojmė se  gjerat po i fryjmė mė tepėr  se sa pėrkon  me realitetin. Mendojmė se arsimi ynė akoma gjendet nė njė  gjendje amullie qė kėrkon rrugėt e reformimit ēfarė vėrtet e meriton.

Nė tė gjithė, nė kėtė realitet tė ri, kemi qenė  dhe jemi qė njė herė e pėrgjithmonė tė shkėputemi  nga ai  sistemi  tradicional klasik i arsimit, pėrkundėr asaj qė  edhe gjatė asaj periudhe janė arritur rezultate tė lakmueshme. Mirėpo, kontekstet kohore janė sikur stinėt, ato vijnė spontanisht dhe shtrihen nė horizont duke marrė formėn  e  kėrkuar. Tek ne kjo shkėputje  sikurse ėshtė bėrė  me njė eufori tė paparė, qė nė tė shumtėn e rasteve ėshtė  reflektuar  edhe nė kontekst jo tė favorshėm.  Se, vėrtet, pėr tė arritur njė reformė  autentike nė arsimin tonė, duhet sfiduar edhe disa faktorė  qė diktojnė  hapėrimin  me trendėt  e  arsimit tė vendeve tė zhvilluara dhe qė kanė traditėn e  avancimit tė sistemit tė arsimit. Ne, nė radhė tė parė, me kėto kushte, me kėtė  infrastrukturė, me kėto resurse tė potencialit kadrovik etj., kur mėsimdhėnėsi ynė nuk njeh elementet e para tė arsimit bashkėkohor. Nė hendikep tjetėr nė arsimin tonė ėshtė  mungesa e teksteve tė nevojshme mėsimore, ku njė numėr i madh i lėndėve  mėsimore nuk kanė tė siguruara  tekstet e nevojshme!  Mė pastaj, caktimi i drejtimeve dhe tė profileve arsimore nuk bėhet duke iu pėrshtatur  kritereve tė caktuara.  Ky caktim nuk bėhet nė bazė tė kėrkesave dhe tė nevojave tė atij lokaliteti tė cilit i takojnė shkollat. Kėtu, mė tė vėrtetė  ėshtė edhe jashtėzakonisht vėshtirė  tė bėhet ky profilizim real.  Profilet, do tė duhej tė bėheshin nė varshmėri me kėrkesat dhe nevojat  e kohės ēfarė kėrkon zhvillimi ekonomike industrial. Nė kėtė aspekt pothuajse jemi nė gjendje kolapsi ekstrem, ku dihet fakti se  ekonomia jonė ėshtė nė gjendje mė tė mjerė, pothuajse funksionimi i  fabrikave, apo i ndėrmarrjeve gjigante janė nė zero. Atėherė, si tė caktohen profilet, qė tė nesėrmen kuadrot do t'i plotėsonin vendet e lira tė punės?  Prandaj, nė mungesė tė shumė ēkaje qė i nevojitet arsimit tonė, atėherė reprodukohet amulli dhe konfuzitet.

Pra, pėr tė krijuar njė arsimim tė reformuar duhet nisur nga  themelet. Duhet krijuar kushtet qė nė ēdo lokalitet tė funksionojė  shkollimi para fillor, mė pastaj vijojnė sistemet tė tjera tė shkallėzuara. Sa kemi  arritur, nė radhė tė parė, qė sistemin  e  parė, atė para fillor ta aplikojmė  qė tė funksionojė  nė tė gjitha mjediset tona. Sa kemi mundėsi  qė fėmijėve tė kėsaj kategorie t'u dalim nė ndihmė, sidomos tė atyre qė jetojnė nė viset  e largėta rurale.



3.
Mendojmė se njė optimizėm euforik tė shumė kompetentėve tė arsimit tonė qė nė arsim janė arritur rezultate inkurajuese, shprehim mendimin se  ynė ėshtė nė gjendje  tė rėndė dhe shumė konfuze. Ėshtė koha e fundit qė  ekspertė tė kėtij segmenti tė rėndėsishėm ta thonė fjalėn e fundit.  Edhe pse thirremi se kemi arritur shumė nė  reformimin e sistemit tė arsimit tonė, realiteti objektiv dikton  tė kundėrtėn.  Ndryshimi ėshtė pothuajse  minimal. Reformat duan mjete. Buxhetet shkollore  janė tė vogla, edhe tė ardhurat dhe  gjendja materiale e shkollave nuk premton vetėdije mė tė shėndoshė  nė arsim. Po, ku mbetėn familjet e arsimtarėve tė vrarė, tė zhdukur e tė tė burgosurve? Arsimtarėt e moshės mbi 65-vjeēare mbetėn nė rrugė. Buxheti i kufizuar qiti nga skema  arsimore  shume pedagogė, psikologė bibliotekarė, punėtorė teknikė etj. Shpėrblimi i mėsimdhėnėsve  nuk bėhet sipas efektit tė punės. Pastaj, ku janė  pagesat e shtesave fėmijėrore? Nuk ėshtė i siguruar  shkollimi i fėmijėve jetimė. Nuk ka as pagesa tė udhėtimit, tė shujtės, ndryshimi nė pagesa nė mes tė arsimtarėve tė kualifikuar  nga ata tė pakualifikuar, tė atyre me stazh mė tė gjatė tė punės, bursa pėr studentė etj., etj.

Eliminimi i shumė dobėsive dhe pėrparimet tjera nė arsim, arsimin tonė do ta fusnin nė rrjedhat bashkėkohore evropiane, si vlerė pozitive, edhe pėr ne, edhe pėr botėn e qytetėruar.