KĖTODITĖSHMĖRIA JONĖ
DOKUMENTI - SI AKT SUBLIMIMI I SAKRIFICĖS SHUMĖSHEKULLORE TĖ POPULLIT TĖ KOSOVĖS
Mikel GOJANI
Kthimi nė retrospektivė
Kėto ditė Kosova dhe populli i saj po pėrjetojnė ēastet mė dramatike nė rrugėtimin historik. Nga pikėvėshtrimi ynė, pėr t'i bėrė njė vėshtrim racional kėtij realiteti tė momentshėm, jemi tė obliguar tė kthehemi nė retrospektivė; duhet pėrkujtuar sakrificėn dhe vuajtjet nėpėr tė cilat ka rrugėtuar populli i Kosovės pėr tė mbėrritur kėtu; pėr tė sublimuar gjithė ato pėrpjekje nėpėr kohė dhe histori, pra pėr tė mbėrritur nė kėtė ditė historike pėr popullin e Kosovės, me ē'rast ky popull po realizon aspiratėn shumėshekullore pėr pavarėsi dhe sovranitet.
Dokumenti qė hap perspektivėn e Kosovės
Jemi dėshmitarė tė njė realiteti, qė i gjithė faktori vendės dhe ndėrkombėtar pothuajse ėshtė i fokusuar rreth kėtoditshmėrisė sonė politike, pėrkatėsisht dokumentit mė tė rėndėsishėm qė ndonjėherė ka pasur Kosova dhe populli i saj, krejt si sublimim i atyre faktorėve qė potencuam mė lart. Ky dokument qė nga shpalimi i tij, deri me sot, nė horizontin politik ka shpalosur shumė vlerėsime. Ka pasur tė atillė qė kanė shprehur njė rezervė, qė ėshtė njė vlerėsim racional, kur pėr ta kuptuar nė esencė kėtė draft, paraqet mjaft momente konfuziteti dhe, me siguri si i tillė ėshtė dashur tė jetė nė kėtė kontekst kohor. Mirėpo, prapėseprapė, vlerėsuar nga ky kontekst, mendojmė se dokumenti ėshtė i pritshėm i cili me siguri se edhe do tė hap perspektivė kėtij vendi, pra ėshtė njė busullė mė e qartė orientimi se kah do tė shkojė Kosova. Me vetė faktin se bėhet i qartė injorimi i sovranitetit serb qė e ka pasur mbi Kosovėn dhe kėrkesa qė tė shkohet me njė rezolutė tė re, pra rruga nė ē'drejtim duhet tė shkohet, qė kthen sovranitetin mbi popullin e Kosovės qė njėherėsh ėshtė kėrkesė e kamotshme dhe e drejtė legjitime. Aty shihen qartė karakteristikat qė duhet t'i ketė njė shtet demokratik. Pra, dokumenti hap perspektivėn pėr Kosovėn, prandaj kur themi pėr Kosovėn, nė mendojmė vetėm pėr popullin shumicė tė saj, por edhe tė komuniteteve tė tjera qė pėrbėjnė mozaikun e etniteteve. Pra, ky dokument jep argumentin qė ėshtė dokument kompromisi mes dy qėndrimesh tė ndryshme, ku me fjalė tė tjera ėshtė arritur qė tė integrojė qėndrimet e tė dyja palėve. Kėtu kemi njė sėrė mekanizmash qė mbrojnė tė drejtat e popullatės pakicė serbe dhe tė minoriteteve tė tjera, mekanizma qė deri me tash nuk janė parė nė vende tė tjera. Kėtu ėshtė njė dėshmi mė autentike se ky shtet ėshtė model i ri pėr tė tjerėt se si duhet respektuar tė drejtat dhe liritė e tė gjithėve, si vlerė universale. Pranimi i kėtij koncepti ėshtė edhe njė dėshmi e fuqishme se populli shqiptar, i cili vetė ka qenė i privuar nga kėto tė drejtat, i di pasojat e mungesės sė asaj vlere, prandaj edhe nuk mund t'ua mohojė tė tjerėve kėtė vlerė. Pranimi nė kėtė shkallė tė kėsaj vlere ėshtė mjaft domethėnėse qė argumenton filozofinė racionale qė ka ky popull, vlerė kjo e trashėguar edhe nga e kaluara.
Njė nga faktet qė ka krijuar konfuzionin ėshtė mungesa e fjalės "pavarėsi", mirėpo edhe pėrkundėr kėtij kompromisi qė ėshtė bėrė nė kėtė kontekst, qė nuk ėshtė edhe i gabueshėm, kur dihet fakti se dokumenti brenda vetes ngėrthen elementet e tėrėsishme tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė Kosovės. Dhe, me siguri kėto gjera do tė riparohen hap pas hapi dhe ky draft pėrfundimtar do tė ketė pėrmbajtjen e qartėsuar. Ngase mendojmė se ka kaluar kohėrat e eksperimenteve. Kjo nuk ėshtė vetėm nė interes tė vetė popullit shqiptar, por edhe tė qarqeve tė tjera relevante ndėrkombėtare. Pra, interes i tė gjithėve ėshtė qė Kosova ta ketė tė ardhmen e vet tė qartė. Ajo qė pėr Kosovėn dhe popullin e saj ėshtė mė sė e rėndėsishme ėshtė se Kosova do tė fitojė tė drejtėn pėr subjektivitet ndėrkombėtar qė tė hyjė nė marrėdhėnie dhe tė lidh raporte me tė gjitha mekanizmat ndėrkombėtar.
Sa (s)ka vend pėr defetizėm?
Ėshtė e vėrtetė qė kėta hapa qė i kemi arritur nuk janė edhe gjithė ata hapa qė i kemi dėshiruar. Mendojmė se kėtė argument ēdonjėri prej nesh e ka tė qartė. Ne do ta dėshironim ta kemi Kosovėn shtet. Kosova tė mos ketė kompetenca tė rezervuara te faktori ndėrkombėtar, pra me fjalė tė tjera tė jetė shtet i pavarur dhe demokratik, sikurse janė tė gjitha shtetet tjera qė kanė njė traditė. Kjo nuk ndodh pėr faktin se kontekstet kohore diktojnė kėtė realitet. Mirėpo, e rėndėsishme ėshtė se dokumenti i njeh tė gjitha elementet e shtetėsisė: e njeh sovranitetin e shtetit tė Kosovės, pra kėtė sovranitet ia rrėmben elementit qė deri me dje ka pasur-Serbisė, ofron ulėse pranė OKB, anėtarėsim pranė tė gjitha organizmave relevante ndėrkombėtare, i jep Kosovės njė ushtri sipas kritereve bashkėkohore, pra me kuptimin e plot tė fjalės ky dokument i plotėson tė gjitha ambiciet tona tė cilat i kemi mėtuar shumė herėt.
Megjithatė, kėtė realitet tė sotėm, edhe brenda nesh, dikush nė dėshiron ta kuptojė. Pėr ēfarė nuk e kupton dhe nuk dėshiron ta kuptojė ėshtė ēėshtje e mistershme. Kėtė fakt e argumentojnė edhe reaksionet dhe protestat qė u zhvilluan dhe qė pas lanė pasoja tė dukshme, qė do tė reflektohen edhe nė stagnacionin e proceseve qė i kemi pasur pėrpara. Nga kjo premisė e rrezikshme del argumenti me racional qė kėtij vendi nuk i duhet dhuna. Ēfarėdo akti i dhunės qė sot pėrdoret nė Kosovė ajo ėshtė dhunti pėr armiqtė tanė. Kushdo qė bėhet ithtar dhe frymėzues i kėtyre akteve, me vetėdije, apo pa vetėdije, bėhen shėrbyes mė tė denjė tė atyre qė punojnė ditė e natė pėr tė keqen e Kosovės; bėhen argatė tė atyre qė ditė e natė punojnė pėr rrėnimin e gjitha atyre sublimimeve qė me sakrifica ka ndėrtuar ky popull. Kjo formė nuk ėshtė rrugė qė zgjidh problemet, ato rrugė duhet t'i zgjedhim me mėnyra tė tjera. Mendojmė qė sikur edhe njė herė tė na pėrsėriten ngjarjet e vitit 20004, qė simbas disa simptomave disa zhvillime reflektojnė nė krijimin e atij realiteti, me siguri qė pėrfundimi do tė ishte shumė mė i errėt pėr tė ardhmen e Kosovės. Kėtė edhe nuk e meriton ky popull i molisur pas atij rrugėtimi tė trisht me esencat e saja tragjike.