PUSHIMET E KURBETĒINJVE DHE PLAĒKITJA E TYRE        1 Gusht, 2009



Njėmbėdhjetė muaj mėrgimtarėt tanė e presin qė tė vije stina e Verės pėr t’i kaluar pushimet nė vendlindje. Tė gjitha pėrgatitjet zgjasin pėr aq muaj dhe, kush me autobus, kush me aeroplan e kush me veturė ia mėsyjnė Kosovės. Se mėrgimtarėt kthehen nė vendlindje, askush nuk e mohon, por askush nuk merret me atė; ēfarė po heqin ata gjatė rrugės qė kur nisen nga vendbanimi i tyre atje diku nė Evropė e deri sa arrijnė tė pragu i shtėpisė nė Kosovė.
Unė kėtu, pa pretendime tė hyj nė shumė detaje tė mundimeve tė tyre, do ndalem kėtu: kush dhe si po i  plaēkitin mėrgimtarėt qė nga nisja e deri edhe nė hyrje tė Kosovės?!

1.
Mėrgimtarėt tanė qė udhėtojnė me autobus i nėnshtrohen mosrespektimit tė dinjitetit tė tyre, plaēkitjes, maltretimit, poshtėrimit nga ana e ndonjė prej agjencive turistike si pronarė tė autobusėve. Duke i lėnė anash ēmimet qė gjatė pushimeve rriten shumė fish, kėto agjenci i kanė edhe marifetet e tjera. Sė pari, ata i kanė tė kontraktuar autobusėt e vjetėr ose gjysmė funksional pėr udhėtime tė gjata dhe shpesh ndodh qė gjatė rrugės prishen dhe udhėtarėt e kalojnė natėn nė qiellin e hapur bashkė me fėmijė, diku mes rruge. Tjetra; normalisht se nga Gjermania (p.sh, nga Hamburgu), autobusi duhet kaluar disa kufij dhe, nė ēdo kufi i ndalin pėr kontrollime kufitare. Para se tė hyjnė policia kufitare nė autobus, udhėheqėsit e autobusėve - vozitėsit iu kėrkojnė udhėtarėve edhe nga 10 apo 20 euro, gjeja pėr t“ia dhenė dikujt nė kufi ryshfet qė tė kalojnė pa “probleme”. Ky ēmim rritet sidomos kur t’i afrohen kufirit tė Serbisė, sepse vozitėsit krijojnė alibi tė rrejshėm se aty do mbesin deri ne njėzetė orė nėse nuk i bashkojnė 500 euro pėr kufitarėt serbė. Dhe, fundi vjen pjesa kur i afrohesh kufirit tė Kosovės qė,  doganierėt kosovarė pėr tė mos ua shpalosur tė gjitha valixhet, duhet gjithsesi t’i bashkojnė 200 euro pėr ta....

2.
Udhėtimi me aeroplan ka krijuar matrapazllėqe tė tjera. Kėtu, ēmimi qė lėviz nga muaj nė muaj, nga java nė javė, sipas kohės kur udhėtojnė mė se shumti mėrgimtarėt pėr vendlindje, ėshtė skandaloze. Prej 150 deri 200 euro, sa ėshtė ēmimi “jashtė sezone”, siē thonė”, kur vjen stina e pushimeve pronarėt e kompanive tė kontraktuara me aeroplanėt gjermanė i rrisin ēmimet dyfish. Bie fjala, tani ēmimi i biletės se aeroplanit nuk kushton 200, por rrumbullak 480 euro prej Hamburgu nė Prishtinė. Llogarisni njė familje me pesė ose gjashtė anėtarė tė familjes sa do t’i kushtojė njė udhėtim nė vendlindje?!
Pėr kėto vjelje tė pacipėt, pronarėt e kompanive edhe pėrkėdhelėn nga Qeveria e Kosovės, por edhe lavdėrohen nėpėr televizionet dhe gazetat tona. Si dukėt ky ėshtė njė shpėrblim pėr mashtrimit qė ua bėjnė mėrgimtarėve pas gjithė asaj qė ata kanė bėrė pėr Kosovėn.

3.
Kohėve tė fundit njė pjesė e mėrgimtarėve drejt vendlindjes udhėtojnė me makinat e tyre. Kjo kategori kėto udhėtime i bėjnė duke u munduar qė nė njė formė ose tjetėr tė kursejnė nga ēmimet e larta tė autobusėve dhe aeroplanit. Udhėtimi i tyre detyrimisht ėshtė i kushtėzuar nga tri drejtime: e para nė drejtim nga kufiri i Serbisė, e dyta kufiri i Kroacisė dhe Malit tė Zi dhe e treta ėshtė nėpėr Itali, me traget nėpėr det, pastaj Shqipėri dhe Kosovė. Kėtu nuk dua tė flas pėr mundimet dhe pėrplasjet e tyre qė i hasin ata qė nga takimi i parė me doganierėt dhe policėt kufitarė nė Slloveni, Kroaci, Mal tė Zi dhe sidomos me kufirin e Serbisė. Nuk do tė flas as pėr problemet e udhėtimit me  tragetet nga Italia nė Shqipėri. Kėtu do tė ndalem pėr njė dukuri qė u ndodh atyre vetėm nė kufirin e Kosovės e qė ketė dukuri s“di si ta quaj ndryshe pos plaēkitje me paramendim. Nuk ma merr mendja se askush nga Qeveria- apo nga Ministria, nė kompetencėn e sė cilės ėshtė kontrolli kufitar dhe doganor qė nuk e di si plaēkiten mėrgimtarėt kosovarė nė kufijtė e Kosovės gjithmonė nė emėr tė ligjit. Ja njė prej plaēkitjeve mė “ligjore” qė u ndodh atyre. Posa tė kalojnė kontrollimin e kufirit, ēdo kosovar-mėrgimtar, me automjet ėshtė i detyruar tė paguajė njė taks nė emėr tė njėfarė sigurimi tė automjetit. Lartėsia e kėsaj pagese varet nga kohėzgjatja e qėndrimit nė Kosovė. Ky sigurim aq sa ėshtė i lartė, gjithmonė konfirmohet nga ata qė t’i marrin paratė se: kėshtu ka vendosur Qeveria e Kosovės. Po Kosova a gjendet nė Evropė?! Kosova a ėshtė shtet i pavarur dhe a pretendon tė hyjė nė BE. Nėse po, atėherė si ndodh qė sigurimet e automjeteve tė siguruara nė Gjermani, bie fjala, nuk pranohen nė Kosovė, kurse Shqipėria, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Maqedonia i pranon?!.. Pse ndodh kjo, nganjėherė s“ėshtė lehtė tė kuptohet: Dikush andej nga Qeveria e Kosovės i ka “dhurua-fal” tenderin asaj kompanisė sė sigurimeve qė bėn vjeljen e gjobave-sigurimeve tė automjeteve tė mėrgimtarėve kosovarė qė vijnė me automjete nga jashtė. Kėto ēmime-sigurime janė edhe aq tė larta sa nuk kanė asnjė arsyetim. Pyetja tjetėr ėshtė: pse polisa e gjelbėr e sigurimeve gjermane nuk vlen nė Kosove, kėtė askush nuk mund ta shpjegojė. Lidhur me kėtė ne kontaktuam me disa sigurime gjermane (bashkangjitur me ketė shkrim do t“ju dėrgoj pėrgjigjen e njė sigurimi gjerman),  duke i pyetur pse ndodh kėshtu. Ata na thanė se edhe ata vetė ēuditen pse ndodh kjo kur Kosova prej 17. 2. 2008 ėshtė shtet i pavarur dhe hartat e Ballkanit pėr sigurime e pėrfshijnė edhe Kosovėn, por ajo nuk e pranon sigurimin gjerman. Gjegjėsisht, Kosova qėllimisht nuk ka bėrė kėrkesė qė tė pranohet si anėtare e barabartė kur ėshtė fjala tė sigurimet e automjetit jashtė shtetit, ose siē thuhet ndryshe; pėr ta marrė kartonin e gjelbėr. Se ėshtė
plaēkitje e paramenduar, askush nuk dyshon sikur tė i analizojmė kėto shifra tė thjeshta: Po tė bėhej njė parallogari se nė Kosovė brenda vitit hyjnė 2oo mijė automjete nga tė gjitha shtetet e Evropės, e qė duhet tė paguajnė mesatarisht nga 5o euro, atėherė del: kompanitė e sigurimeve i plaēkitin mėrgimtarėt nė kufi brenda viti minimum 1o milionė euro. Po qe se llogarisim se kjo po ndodh qė dhjetė vjet, atėherė nga kjo plaēkitje janė inkasuar njėqind milionė euro...
Drejtuesit e kompanive mund tė thonė se njė pjesė e kėsaj vjelje u shkon pėr t“ua kompensuar dėmet atyre qė kėrkohet. Mirėpo, sipas asaj qė thuhet nė disa dokumente, ky kompensim nga ana e kompanive tė sigurimeve nga Kosova ndodh vetėm pjesėrisht, ose hiq.

Arif Molliqi