Studim

NJĖ BOTĖ LETRARE E PASUR, E NUANCUAR DHE SHUMĖSHTESORE

Mikel Gojani

Nasi Lera, shkrimtar shumė i afirmuar nė letėrsinė shqipe. Njihet nga prozatorėt mė kualitativ dhe mė tė frytshėm nė letėrsinė tonė bashkėkohore. Ka shkruar tregime, romane, por edhe ka pėrkthyer nga disa gjuhė tė huaja shumė vepra letrare. Ka botuar kėto vepra" "Duaje emrin tėnd (1999), "Tė jetsoh kohėn (1884), "Njeriu pa stinė" (1997), " Ana ZH" (1995), "Ulėrimė e heshtur (1996), "Ngjallja e diktatorit (1992), "Bora e fundit (1972), "Nisemi, djema! (1977), "Balada e vetvetes (1990), "Orėt e qytetit tim (1986), "Era e pishave (1976), "Tregime tė zgjedhura (1985), "Duaje emrin tėnd (1981) etj. Jeton dhe vepron nė Tiranė.

                                                          Bota letrare e tregimit tė  Nasi Lerės






Tregimet e Nasi Lerės shquhen pėr nga begatia e pėrmbajtjes e laryshia  e  trajtave  stilistike, pėr nga  procedimet e  pasura narrative dhe nga trajtat  e organizimit  tė subjektit e tė kompozicionit.  Nėse detajet e  pėrzgjedhura, si element kryesor  i poetikės sė tegimit, bota letarare  e tregimit tė Nasi Lerės ėshtė e pasur  edhe me procedimet e ndryshme  narrative: me  lirizmin narrativ, me zbėerthimet dialogjike tė botės intime tė personazhit e, mė sė shpeshti, me depėrtimin monologjik e me prirjen pėr pėrshkrim e vrojtim tė botėes pėrreth personazhit.  Krahas shumė prozatorėve  qė  u paraqiten nė fillim tė viteve  `70 nė botėn  e prozės shqiptare, tregimtari Nasi Lera pėrpos mjeteve shprehėse, pėrdor mė mirė dialogun dhe shquan ndjenjėn poetike  ngjarja  mplekset me lirizmin, duke e shtruar ritmin poetik tė rrėfimit, thur me zotėsi subjekte  dramatike, fabulat janė tė thjeshta e mė  pa ndėrlikime, gjė qė tregon  pjekurinė  e tregimit letrar tė asaj kohe.  Kėto cilėsi hasen  qė  nė vėllimin e parė  me  tregime "Era e  pishave". Kėshtu, me tregimin "Era e pishave", titull qė mban  edhe  libri, autori nė qendėr tė trajtimit artistik merr njė temė  dashurie: njė mėsuese  ėshtė e zhgėnjyer nga i dashuri. Pėrshkrimet jepen tė bukura, kurse jeta e pėrditshme e mėsueses  paraqitet me detaje tė pėrzgjedhura, tė dhėna  mjeshtrisht. Mėsuesja gjen  pėrkrahje te njerėzit e mirė. Kėta njerėz, tė ngritur moralisht e shpirtėrisht, e ndihmojnė mėsuesen tė ringritet pėrsėri e tė zėrė vendin e sa  nė jetė.  Nėpėrmjet vėllimit tjetėr me tregime "Dita e tretė",  ky vėllim, jo vetėm qė e  arrin ta prezentojė denjėsisht  kėtė  tregimtar, mirėpo paraqet edhe fizionominė krijuese  tė tij, freskimet e temave, pėr zgjedhjen e lakmueshme tė detajit tė subjekteve. Lexuesi i mėsuar  me tregime  tė nivelit tė reportazheve, tė njė subjekti tė sforcuar me hepiende  socrealiste, me montime, po ashtu tė sforcuara subjektore-tematike, kėsaj radhe  ai po pėrjetonte njė pėrmasė tjetėr  estetike, tė ēliruar pėrmasė qė depėrtonte nė anėn psikologjike tė personazheve e nė anėn e brendshme tė  fenomeneve. Personazhet e  tregimeve ligjerojnė  kryesisht nė veten e parė.  Tri tregimet e ciklit tė parė "Gezhojat e pushkės",  /me tematikė nga  Lufta e  Dytė Botėrore/ nė Shqipėri, shquhen me vlera tė  theksuara pėrmbajtėsore e estetike. Ngjarjet e luftės i japin fytyrė dhe fizionomi karaktereeve tė njerėzve, por ato gjithashtu  zbėrthejnė  edhe botėn e brendshme tė  kėtyre karaktereve, zbėrthejnė psikologjinė  e tyre.  Nė tregimin "Shiu fillon kur bashkohen retė", shoferi i ballafaquar me  shtėrngesat ekonomike, blen njė makinė pėr tė siguruar ekzistencėn. Makina bėhet pjesė e jetės sė tij. Kėshtu, shkallė-shkallė nasi Lera me vėzhgime tė holla  psikologjike krijon atmosferėn  e ftohtėsisė  nė mes tė shoferit e familjes, sepse kujdesi pėr familjen dashuria preindėrore e bashkėshortore zėvendėsohet me kujdesin pėr makinėn e me luftė  pėr ekzistencė.
Ndėr tregimet mė tė bukur, jo vetėm tė kėtij loibri, po pėrgjithėsisht tė tregimtarisė sė Lerės, ėshtė ai me titull "Dita e tretė e luftimit, qė ka pėr bazė tematike konfliktin e lindur  me dy vėllezėrve nė fillim tė luftės. Omer Halili, vėllai i Mujo Halilit, nuk ka pranuar tė dalė partizan me vėllanė, prandaj gjendet nė anėn e forcave tė reakcionit, sepse partizan qenkan  djemt e Isuf Mejdanit, vrasėsit tė babit tė  tyre. Sprova ėshtė dramatike dhe madhėshtore. Ndarja  vjen nga  jehonat e rėnda  tė tė kaluarės, por jo  edhe si ndarje e prerė shpirtėrore. Mė shumė se sa pėrshkrimeve e zhdrivillimit tė ngjarjeve, autori u lė hapėsirė shpalimeve tė brendshme. Kėshtu, kjo ndarje , duke u inkorporuar fare lehtė dhe disktretshėm jehonat mitologjike kombėtare, vjen si jehonė nga thellėsitė vitale tė qenies sonė kolektive tė ekuilibruar dhe tė harmonizuar pėrmes  njė mjeshtrie tė rralė tregimtare. Tregimi del si rrėfim parabolik dhe pėrmes emrash nga e kaluara jonė  legjendare-mitologjike. Si nė kėngėt tona  epike legjendare, edhe nė kėtė tregim pėrmasat e  shpalimit tė brendshėm janė me pėrmasa mbi jerėzore, me pėrmasa  tė tilla janė edhe kur shpalohen zemėrimi, dashuria, krenaria, urrejtja dhe vaji. Tė duket sikur jeta nė mes  tyre ka krijuar njė humnerė qė nuk mund tė kapėrcehet. Dhe, pikėrisht, kėtu do tė vendoset poenta e tregimit: a do tė ngjadhėnjejė tėrė ajo trėshėgimi e pasur shpirtėrore nga babai dhe Tradi, qė pėrplasen dhe gjejnė pikėtakime me vizione madhėshtore tė kohės, apo do tė mbetet pėrsėri nė mes tyre humnera? Mujo Halili ėshtė plagosur nė njė betejė dhe shėrohet nė njė spital.  Aty pėrballė vėllaut gjendet Omeri, po ashtu i plagosur pėr vdekje. Takimi nė lokalet e ambulancės nuk ka kurrfarė  improvizimi sentimental, por dramatik, krejtėsisht nė heshtje. Takim sikur  do tė takohen dy bjeshkė, tė ngarkuara me trashėgimitė historike tė kolektivitetit shqiptar. Problemet morale, si dhe  problemet failjare e ato tė dashurisė pėrbėjnė boshtin tematik tė pjesės sė dytė yė librit /tregimet:" Nė hotelin e qytetit tė largėt", "Nėn ēatinė e re nė dimėr", "Mbi urė", "Bora e fundit" dhe "Shqetėsimet e skulptorit tė ri"/. Nėse nė lexim tė parė tė duket sikur kėto tregime nuk kanė  konflikte tė brendshme, ato nė vete bartin njė dramacitet tė fortė e tė kondenzuar. Te tregimi "Bora e fundit", Sandri nuk e lė tė fejuarėn e tij, Teftėn, tė ndjekė mėsimet nė universitet. Mirėpo, Tefta e ka personalitetin e saj tė pavarur, e cila e prish fjejesėn, duke sakrifikuar dashurinė ndaj Sandrit ziliqar. Te Tefta jehojnė pėrmallimet e tė kaluarės, kurse Sandri, sado qė hiqet i emancipuar, iu bindet konvencave tė tij.  Ndėrkaq, njė shpalim shqetėsimesh tė pasura e tė ndjeshme tė krijuesit nė aktin e krijimit, pėrkatėsisht tė  skulptorit tė tregimit.  Shqetėsimet e skulptorit tė ri" pėrbėjnė thelbin e tregimit, me poentėn pėr ta paraqitur tė vėrtetėn e pėr t`i dhėnė shpirt e trajtė materies. Nė tregimin " Nė hotelin e njė qyteti tė largėt", biseda e zhvilluar gjatė njė udhėtimi me njė tė panjohur, tė duket se ėshtė aq temė e njohur dhe aq e freskėt: secili prej nesh I ka rastisur  tė zhvillojė  tė tilla, por kėtu ndjehet fuqia e bukuria e rrėfimit.  Katėr tregimet e pjesė sė tretė / "Atje ku zbresin ujėvaret", "Ti s`duhej tė qajė", "Udhėtim nė dimėr" dhe "Dy njerėz mes acarit:/, trajtojnė ndodhitė dhe pėrjetimey e jetės sė shoferėve. Nėse tė duket se rrėfimet janė tė njėllojta dhe tė pėrsėritur nga aspketi tematik. Lera arrin  qė tė jap esencėn e mesazhit artistik dhe poentėn origjinale.

Tregimet dhe novelat e vėllimit "Ulėrimė e heshtur"

Prej librit tė tregimeve "Dita e tretė" e deri te "Ulėrimė e heshtur" gjendet njė distancė kohore prej njė gjashtėm,bėdhjetė  vjetėsh. Dhe, nėse i lexojmė pėrnjėherėsh, do tė vėrejmė  po tė njėjtėn pėrmbajtje tė pasur, tė njėjtėn nervaturė  ligjėrimore e unitetit stilistik. Nė kėto tregime dhe novela, si e pėrkufizon zhanrin e tyre letrar shkrimtari, hetojmė njė prirje tjetėr, universale, mė shumė filozofike-refleksive. Aq tė ngjashėm kėta libra e. megjithatė, dallimet janė aq  tė prekshme: kėto dallime lidhen me kontekstin e situatės letrare e tė artikulimit tė ideve tė tregimit. Tregimet e kėtij vėllimi kanė njė potencė tė fortė narrative dhe shkathtėsinė artistike tė intonimit tė rrėfimit, si shprehje e pėrvojės sė tij tė pasur  letrare-jetėsore, po edhe si shprehje e pėrvojės sė tij  tė pasur letrare-jetėsore, po edhe si shprehje  gjithnjė e mė tė thelluar pėr vrojtime mė tė thella refleksive. Vetmia, preokupimi me vdekjen nga shumė kėnde vėzhgimi, me probleme ekzistenciale e me ato tė situatės sė absurdit, janė vetėm disa pika  kyēe tė kėsaj proze nė kėtė vėllim. Nė tregimin  "Vdekja e shkrimtarit", vdekja e shkrimtarit A.Zh. ėshtė shkas pėr refleksione tė narratorit, i cili rrėfen nė veten e parė, pėr t`u identifikuar, nė  momentet kyēe tė tregimit, edhe vetė narratori me vdekjen  e krijuesit. Situata ekzistenciale e mjekut e mjekut qė ėshtė i shtėrnguar t`ia bėjė autopsinė kufomės, kalon nė rrafshe tjera refleksive - narrative:"qėndroja pranė  shkrimtarit A.Zh. I mėrzitur, si tė  qėndroja pranė njė perėndie tė poshtėruar". Shkrimtari, si personazh tregimi, i kishte bėrė  autopsinė e ēmendurisė sė botės pėrreth, derisa nė fund, pėrreth 10 vjet, ishte edhe vetė i ēmendur: "apo ēmenduria ishte vazhdim i natyrshėm i jetės?" Situata  ekzistenciale  e krijuesit ėshtė e tejskajshmėrisht absurde. Te tregimet e Lerės, rrėfimi dhe preokupimet dalin plotėsisht shumėshtresore dhe dinamike. Simbolika, situata e fugurave, imazhi ekspresiv e sidomos detaji psikologjik pėrbėn poetikėn e mirėfilltė tė kėtyre tregimeve, duke e readhitur shkrimtarin nė mesin e autorėve me artikulim tė shquar modern.

Proza romaneske e Lerės

Sikundėr nė tregime, edhe  nė romane, bota letrare e Nasi Lerės ėshtė e pasur, e nuancuar, shumėshtresore dhe qė sjell freski nė prozėn tonė. Pėr dallim nga krijuesit tjerė, Nasi Lera, nė burimet dhe nė rrethin tematik tė prozės sė tij, preokupiohet mė shumė me ēeshtje aktuale ekzistenciale  tė rrethit dhe ambinetit  nė tė cilin jeton. Me pėrjashtyim tė romanit "Gjaku i prillit", i  cili trajton  ditėt e para tė pushtimit fashist, romanet tjerė merren me aktualitetin ose me parabola fantastike-simbolike. Proza e Lerės pėrmban  njė formė specifike tė trajtimit tė lėndės romaneske, prandaj edhe leximi i kėsaj proze kėrkon zbėrthimin e modelimit tė botės sė tij letrare, specifika  tė procideut krijues. Lera ka njė botėkuptim tė qartė ndaj realitetit dhe posedon magjinė e rrėfimit romanesk. Ai trajton  shumė dukuri tė jetės sonė sociale e ekzistenciale, trajton  shumė dukuri tė botės  shpirtėrore e shumė dimensione tė  realitetit. Bota e vperave tė Lerės ėshtė shprehje e krijuesit gjithnjė  tė shqetėsuar, e krijuesit, nė dukje tė parė tė qetė, por qė nė shpirtin e tij burojnė shumė energji krijuese pėr tė depėrtuar nė brendi tė kundėrthėnieve dramatike tė realitetit. Te romani  i parė  "Gjaku i prillit" autori zbėrthen  disa aspekte tė Luftės Nacional-ēlirimtare. Mirėpo,  si veprėr, pothuajse, e lėnė nė heshtje  nga  studiuesit e letėrsisė e kritika letrare, ky roman dallon pėr shumėēka nga letėrsia qė trajton kėtė temė: nė radhė tė parė, pėrmes personazheve ai e kundroi jetėn ashtu si ka ndodhur e jo me ēdo kusht tė krijoi heroin pozitiv, ndonėse romani e jep embrionin e ngjarjeve qė do tė pasojnė. Kėrkesa  pėr heroizmin  e pashembullt, pėr heroin si bartės tė idealeve klasore, sipas  njė skematizmi si dukuri letrare, te kjo vepėr gjen njė  thurje interesante dhe tė pahetueshme, ashtu sikundėr shkrimtari kishte arritur  tė vepronte edhe me zhanrin e tregimit. Romani "Gjaku i prillit" ė qendėr tė fokusimit artistik vė ditėt e para tė pushtimit fashist. Nė tė vėrtetė trajton ditėt e  fundit tė mbretėrisė sė Zogut dhe ditėt e para tė kėtij pushtimi, pėrmes njė fabule  jashtėzakonisht interesante e origjinale. Ėshtė personazhi kryesor i romanit, njė djalė i paemėrtuar nga romansieri, i cili del nga shtėpia pėr tė kėrkuar babanė e  tij e tė afėrmit tjerė, tė cilėt ia kishin mėsyer  limanit  tė Durrėsit pėr ta luftuar pushtetin qė po sjkilte tokat shqiptare. Gjatė kėtij udhėtimi ai pėrjeton ngjarje interesante dhe tė rėnda, zbulon shqetėsimet e njerėzve, ikjet e tyre  nga shtėpia pėr tė gjetur strehim nėpėr fshatra tė thella etj:" thuhej se nga deti po vinte  i huaj pėr tė pushtuar  vendin". Nė roman autori pėrdor mjaft shtresa figurative, sikundėr janė ato tė natės, qė simbolizon te keqen, tradhėtinė e fashizmin,  si dhe ato Gurin e Sizifit, i personifikuar te njė top qė e ēojnė pėrpjet nje kodre tre ushtarėt. Kėto shjtresa, si dhe monologėt e brendshėm i japin njė bukuri e pėrjetim tė veēantė leximit tė kėtij romani. Pėrshkrimet e shumta ambientale,detajet e shpeshta, elementet e veēanta etnopsikologjike, pėrshkrimet e pėrgjithėsuara tė atmosferės politike tė kohės, atmosfera e pėrgjithshme e jetės sė njerėzve tė thjeshtė, tė gjitha kėto jepen pėrmes sintezės sė vėshtrimit tė fenomeneve tė jetės nėn prizmin e shkrimtarit bashkėkohor.  Autori gėrsheton elementet psikologjike me ato socialpsikologjike e socialpolitike. Lufta i bashkon njerėzit me bindje tė ndryshme paraprake si domosdoshmėri historiko-shoqėrore pėr veprime tė pėrbashkėta. Dhe, ky bashkim i tillė e kjo domosdoshmėri pėrbėjnė faktorin ekzistencial tė tyre, por ato veprojnė tė motivuar edhe  nga vetėdija patriotike, vetėdije e cila gėrshetohet me motive tė veēanta njerėzore. Romani "Tė jetosh kohėn" ngritet mbi formimin e personalitetin e njeriut qė nga fėmijėria deri nė moshėn e pjekurisė, kur individi ka zotėsinė e tij pėr tė rezonuar e shfaqur bindjet e tij, pėr tė ndihmuar, punuar e mbajtur qėndrime. Vepra ėshtė shkruar nė veten e parė, pra qė e bėn shpalimin e vetvetes dhe ndahet nė katėr kapituj, ku secili kapitull do tė paraqiste  njė fazė tė caktuar tė jetės, duke  filluar qė nga fėmijėria, e cila, si rendom, e percakton nė shumė aspekte  formimin e personalitetit si fazė  e shkallės sė pjekurisė, e vetėdijėsimit dhe e dilemave dalin nė jetė. Aty autori shpalon preokupimet dhe ambiciet e personazhit, por edhe karakteret e njerėzve.
Qėndrimin kritik pėrballė makinerisė burokratike tė pushtetit, romansieri Lera e shfaq edhe nė romanin "Orėt e qytetit tė vogėl". Romani "Nata e premierės" i shkrimtarit Nasi Lera konsiderohet vepra mė e rėndėsishme nė opusin e pasur tė kėtij shkrimtari tė frytshėm. Nė qendėr tė preokupimeve tė tij janė problemet ekzistenciale  dhe problemet tė tjera tė  pėrgjithshme qė e shqetėsojnė individin. Subjekti i prozės sė kėtij autori nė tė gjitha rastet identifikohet me fatin jetėsor  tė njeriut, tė individit dhe kolektivitetit tė caktuar, me krajatat, traumat, shqetėsimet,  mirėpo kemi edhe personazhe qė  karakterizojnė edhe jetėn idile.  Autori kredhet me meditime, i nxitur nga aktet konkrete tė jetės. Prandaj, te proza  e tij nė tė shumtėn e rasteve njeriu del si subjekt i atakuar, tė cilit shpeshherė  nė ngjarje u jepet roli i objektit eksperemiental. Kėtu, pra, kemi tė bėjmė me njė  mozaik idesh, imazhesh, pėrfytyrimesh  e refleksesh nga e sotmja.  Reflekse tė reja nė opusin e tij letrar, Nasi Lera sjell edhe nė romanin "Balada e vetvetes". Pas leximit  tė kėtij romani nuk ėshtė vėshtir tė kosniderohet se proza e  kėtij shkrimtari ruan tiparet e mėparshme tė saj, siē janė, kontakti i drejpėrdrejtė me jetėnb, shaplimi i botės sė brendshme dhe vendosja  e saj kryesisht nė sfondin e vendlindjes, por edhe nė  mjediset tjera  tė  atdheut. Kėtu vėrehet sintetizimi dhe  eliptizmi i shprehjes, gėrshetimi i figurave dhe i botės intime dhe i  mendimeve prozaike, ritmi  dhe intonacioni i gjallė qė shprehet nė prozė. Proza e  Lerės sjell edhe disa veēori tė reja ideoartistike, si qėndrimin kritik ndaj jetės dhe dukurive, forcimi i sugjestivitetit etj. Romanin "Balada e vetvetes" tė shkrimtarit Nasi Lera e pėrshko  nje frymė, ndjeshmėria e shprehjes pak a shumė e pėrbashkėt qė e bėn atė tė jetė njė terėsi homogjene prozaike.  Nė roman zhvillohet njė jetė e gjallė rinore dhe pse me mjaft sakrifica shpirtėrore.  Zhvillohet  njė botė e gėrshetuar me njė natyrė plot bukuri, qė me mjaft vėshtirėsi mund tė pėrshkruhet, si peizazhi qė e rrethon atė realitet, si pyjet, qė shtrihen si kurorė pėrgjatė  atyre vendeve, bregdetio, pantacionet, lumenjtė, fshatrat, qytetet etj. Lera nė kėtė prozė  nuk i fsheh por u rri ndesh kontradiktave jetėsore. Ai e koncepton jetėn si luftė. 

Fantazma e diktatorit dhe klithma e ankthit shpirtėror

Shkrimi romanesk i shkrimtarit Nasi Lera, ngėrthen nė vete atė lehtėsinė e observimit artistik qė shtrojnė  rrjedhat kompozicionale tė romanit tradicional. Shkrimtari Lera, nė kėtė mėnyrė thellon  njė pėrvojė brenda opusit individual, duke kėrkuar kulmet nė rrugėn e kėsaj pėrvoje, duke vėrtetuar se ka krijuar hapėsirat artistike. Vetė titulli i romanit "Ngjallja e diktatorit"  ka diēka nga fantastikja, megjithėse  shkrimtari ka bėrė qė romani tė marrė njė ngjyrė sa mė realiste eddhe nėpėrmjet elementit fantastik. Ky roman ėshtė njė rrugėtim i gjatė dhe i mundimshėm shoqėror me ankthin qė  shkakton  totalitarizmi, ashtu siē thotė vetė  shkrimtari se  titulli mė i goditur  pėr romanin do tė ishte "Klithma". Kėshtu, autori tregon se nė shumė vende  tė Evropės Lindore sapo kanė dalė  nga diktatura  e gjatė, por mendon se hija  e saj ėshtė ende e gjallė, diku e strukur nė nostalgji, nė frikė, nė dhunė, nė hakmarrje. Sipas Lerės, kjo hije ėshtė e  rėndė edhe pėr arsye se kjo hije vjen nga shekujt dhe historia. Pra, me fjalė tė tjera, ky roman trajton njė tematikė postotalitare-ngjalljen e diktatorit nė njė shoqėri qė ka jetuar gjithė  tmerret e dikataturės.

Shkrimtari Nasi Lera, me veprėn e tij do tė zė  njė vend  tė merituar nė mesin e rrjedhave karakteristike tė letėrsisė sonė

Shkrimi romanesk i shkrimtarit Nasi Lera ėshtė i lexueshėm, i cili ngėrthen nė vete atė  lehtėsinė e observimit artistik qė  shtrojnė rrjedhat kompozicionale tė romanit tradicional. Shkrimtari nė kėtė mėnyrė thellon njė pėrvojė brenda opusit individual, duke  vėrtetuar se ka krijuar hapėsirat artistike.
Kėshtu, nė pėrfundim mund tė konstatojmė se veprat e Nasi Lerės, si tėrėsi strukturale, brenda tė  cilave ėshtė krijuar realiteti estetik, janė realizuar artistikisht nėpėrmjet tė njė sistemi  tė pasur figurative. Ato, nė njė anė dėshmojnė pėr vlerat e mėdha ideoartistike tė veprave tė tij, nė anėn tjetėr, pėr kuptimin e sėndėrtimit tė  sė vėrtetės jetėsore dhe ekzistenciale tė njeriut. Figurat nė krijimtarinė  e  kėtij shkrimtari janė nė  funksion  tė njė dėshmie tė thellė sugjestive tė realitetit. Lera, nė tė gjitha veprat e tij ka krijuar nga njė botė nė vete.  Autori, krahas qasjes  qė i bėn  realitetit, begaton edhe botėn specifike tė artit tė tij, duke ngritur monumentin krijues brenda  tė cilit ėshtė gdhendur pėrjetėsisht jeta e njeriut.
Shkrimtari Nasi Lera, me veprėn e tij do tė zė  njė vend  tė merituar nė mesin e rrjedhave karakteristike tė letėrsisė sonė.