INTERVISTĖ ME SHKRIMTARIN DHE PUBLICISTIN NGA MIRDITA E SHQIPĖRISĖ, Z. GJON MARKU

ĖSHTĖ FAT I MADH QĖ VENDI YNĖ KA NJĖ KOLOS TĖ LETRAVE DHE LETĖRSISĖ SI ISMAIL KADARE

Tė bisedosh me shkrimtarin e mirėnjohur, jo vetem nė Mirditė dhe Shqipėri, por  qė ka bėrė emėr edhe jashtė kufijve kombėtar, z. Gjon Marku, do tė thotė tė kesh shumė motivacioni.
Me shkrimtarin Marku,  flasim pėr  rrugėn e tij jetėsore  dhe opusin e tij letrar,  pėr tre librat e tij  publicistikė rreth Mirditės dhe  dy tė tjerė me tregime,  nė ē'pozita gjendet sot letėrsia nė Shqipėri dhe sa e njeh  letėrsinė  bashkėkohore  nė Kosovė, sa ka nevojė qė komunikimi dhe integrimi  shqiptar nė fushėn e letėrsisė dhe tė tjera tė orcohet, si dhe shumė tema tė tjera tė rėndėsishmė.

"Rrezore": Z. Marku, jeni njė shkrimtar dhe publicist mjaft i afirmuar nė Mirditė, Shqipėri dhe hapėsirat tjera tona. Pėr tė qenė edhe mė afėr lexuesve e shohim tė arsyeshme tė na jepni njė letėrnjoftim tuaj?

Gjon Marku: Kam lindur nė Mirditė me 13 qershor 1967. Territori i vetėm nė Ballkan qė nuk njohu kurrė asnjė lloj pushtimi dhe asimilimi. Arsimin fillor dhe tetėvjeēar kam kryer nė shkollėn e Gėziq (fshati ku unė kam linduur), nė vitet 1973-1981. Arsimi i mesėm: nė shkollėn e mesme Reps- Mirditė (1982- 1986). Arsimi i lartė: Universiteti Bujqėsor i Tiranės, fakulteti i Agronomisė (1986 - 1991).Fakultet i dytė: Universiteti "Luigj Gurakuqi" Shkodrės, dega Bio-Kimi (1992 - 1997). Familja e madhe duket se ka zėnė vend herėt nė memorien e brezave nė Mirditė qė kur Llesh Ndue Gėziqi (xhaxhai i babait tim) rrėmbeu urdhrin e trimėrisė nga Karl Jozefi, apo Ndreu (xhaxhai tjetėr i tim eti ishte njėri ndėr njerėzit mė tė afėrt tė Abat Doēit pėr 23 vjet e nėntė muaj). Brezi i mėpastajmė sjellė njė plejadė intelektualėsh mes tė tė cilėve piktori Ndue Marku (im vėlla), shkrimtarėt Salavador Gjeēi, studiuesin Loro Gjeēi, gazetarin Ndue Lazri, inxhinier, mėsues  deri pedagog nė Universitetin e Tiranės (Pjetėr Lazri).Unė nuk mund ti pėrmend tė gjithė. Ne jemi tre vėllezėr tė tre kemi kryer Universitetet nė Shqipėri. Vėllai i madh Ndue Marku ėshtė piktor. Vėllai i dytė ėshtė mėsues i matematikės dhe Fizikės  ndėrsa unė jam i fundit nga fėmijėt. E pas meje familja ime e vogėl pėrbėhet edhe nga bashkėshortja ime e cila gjithashtu ka kryer Universitetin e Tiranės dhe punon drejtuese e Bibliotekės sė Mirditės dhe dy fėmijėt e mi Joana 10-vjeēare  dhe Albioni 7- vjeēar.

"Rrezore": Me cilat zhanre letrare ngėrthehet opusi juaj letrar?

Gjon Marku; Tė gjithė ne duket se e kemi nisur me mediet dhe me poezinė.  Qė nga viti 1990 kam bashkėpunuar rregullisht me shtypin periodik (gazetat "Alternativa SD", "Koha Jonė", "Mirdita"), dhe nė veēanti me ato kulturore tė Shkodrės: revistat "Mbas Teje", "Kumbona e sė Dielles", "Rrezja Jonė"; nė pėrmbledhjet kulturore-shkencore "Shkodra nė shekuj" etj. Nė vitet 1991-2004  gazetar nė revistėn "Mbas Teje" Shkodėr. Mė 18 qershor 1996 UCIP- me qendėr nė Gjenevė mė pajisi me kartėn internacionale tė shtypit "Press- Card". Nė vitet 1992-1999 gazetar nė "Alternativa SD". Kam qenė gazetar nė gazetėn "Shekulli" nė vitet (2000-2001). Po gjatė kėsaj periudhe edhe gazetar i "Radios + 2" Janar 2001 e nė vazhdim gazetar i gazetės "Mirdita", Anėtar i bordit tė botimit. Janar 2002 e nė vazhdim redaktor nė revistėn kulturore "Rrezja Jonė"
Janar 2002- e nė vazhdim gazetar pran gazetės "Sot" po ashtu bashkėpunėtor nė gazetėn "Tema" Por janė edhe shumė shkrime tė tjera nė revista dhe gazeta tė tjera si: Revista "Kuvendi" qė botohet nė Amerikė gazeta "Lisalba", revista "Koleksionisti". Janė  dhjetra shkrimeve publicistike, lajm, kronikė, intervistė, portret, artikuj studimor etj. Njė zhanėr tjetėr i kulturės  ka qenė koleksionimi dhe studimi i filatelisė janė  shumė shkrime pėr filatelinė tė botuara nė gazeta dhe revista brenda dhe jashta vendit. Gjithsesi kanė qėnė edhe disa punė tė drejtpėrdrejta pėrgjegjėsie nė organet e shtypit; Anėtar i redaksisė sė botimit tė revistės kulturore "Mbas Teje" qė ne vitin 1992. Anėtar i redaksisė sė botimit tė revistės kulturore "Rrezja Jonė", Shkodėr. Redaktor  i saj. Anėtar i bashkimit katolik tė publicistėve tė rinj, Shkodėr (1996- 2004). Anėtar i Bashkimit Katolik tė Publicistave Shqiptar, Shkodėr Anėtar i bordit botues tė gazetės lokale "Mirdita". Anėtar i bordit tė TV Mirdita. Gjithnjė mendja fle tek libri ai nuk di tė plaket tashmė unė jam autor i librave: "Njeriu qė vinte dhe ikte natėn", tregime (1999);"Ndėrfana", monografi historike (2001); MIRDITA" (intervista) I, mars 2000, publicistikė; "MIRDITA" (intervista) II, nėntor 2002, publicistikė; "MIRDITA" (intervista) III, mars 2004, publicistikė; "Mirdita nė vizionin filatelik", studim-album, shqip dhe anglisht (2004);"Varri nėn Dardhė", tregime 2005;"Mėsuesi nė kujtesė Preng Pjetėr Filopati" 2005, monografi. Mė vjen keq tė komentoj veten pėr kėtė pjesė. Nėse librat dhe shkrimet e mia kanė sjellė diēka ju pėrket tė tjerėve tė gjykojnė.        

"Rrezore": Nė tre vėllimet e librave publicistikė tė titulluar "Mirdita, brenda kopertinave tė tyre keni kapėrthyer intervista tė shumta tė studiuesve tė spikatur tanė dhe tė jashtėm, sa ėshtė pasqyruar rruga historike e kėsaj krahine qė prek shekujt dhe ē'interes tjetėr pėrmbajnė kėta libra?

Gjon Marku: Ideja pėr tė realizuar njė libėr tė tillė me intervista erdhi duke u pėrvijuar nė kohė, me synimin pėr tė vjelė nė kėtė mėnyrė mendimin bashkėkohor pėr Mirditėn, pikėrisht kur po bėhen pėrpjekje pėr tė ridimensionuar vlera tė shquara tė traditės nė tė gjitha rrafshet.
Mirdita, me tė djeshmen e saj sidomos, me atė ēka fsheh brenda thelbit tė vet etnokulturor, pėr pozitėn qė ka pasur nė rrjedhat e historisė dhe kulturės kombėtare shqiptare, ėshtė bėrė objekt hulumtimi i studiuesve tė huaj e tė vendit, qė prej mesit tė shekullit XIX, si Hahn, Hekuard, Galandi, Durham, Nopēa, Baldaēi, De Grand, Bue, Margraf, Kasanin, Ivanovna, Desniskaja etj. Studiuesi A. Bue, qė i eksploroi viset shqiptare e ballkanike mė 1836, 1837,1839, thekson se: "Mirdita ėshtė krahina mė e madhe e mė e lirė shqiptare e qė asnjėherė nuk i ka paguar taksa administratės osmane". E. Spenser (1850) shkruan: " Ėshtė mirė tė vizitosh tributė indipendente tė Mirditės nė fortifikatat e tyre malore, ku kėmba e osmanėve kurrė nuk ka mundur tė shkelė. Aty vėrejmė institucionet fetare qė ekzistonin qė nga koha e Skėndėrbeut e qė janė tė ngjashme me ato qė gjendeshin nė Skotlandėn e kohės sė mesme " (Travels in European Turkey in 1859, vėll., London 1851, v.II , f .108. J G von Hahn (1853) e bėn tė qartė se: " "Nė veri tė Shqipėrisė jeton klani luftarak i mirditasve nė njė kompaktėsi tė ēuditshme ". A. Mur (1908) duke shkruar me shumė dashamirėsi pėr kėtė krahinė shton: " Mirdita ėshtė njė botė aq e ēuditshme nė Evropė saqė meriton tė studiohet me kujdes… ; ėshtė krejt indipendente dhe e ka mbajtur kėtė mėvetėsi shekuj me rrahė. Po tė mė dėgjohej fjala, me gėzim do tė flisja mirė pėr kėta bij tė Shqipes ". Ndėrkohė nė shekullin XX janė tė shumtė autorėt vendas, qė kanė gjurmuar e botuar materiale tė larmishme tė karakterit gjuhėsor, folklorik, etnografik, tė sė drejtės dokesore, pėrfshi dhe zbulimet e shumta arkeologjike. Cilėsuar ndonjėherė si "… ma e zgjedhuna pjesė e Shqipnis " , siē shkruhej nė shtypin i viteve 30. Janė nga mė tė vlefshmet krahasimet, pėrcaktimet dhe thėniet pėr Mirditėn dhe mirditasit nga koha nė kohė e nga njerėz tė shquar. Kjo trevė, qė e mbrujti qėndresėn ndėr shekuj, afro njėqind vjet mė parė, nga rilindasi Risto Siliqi ėshtė thirrur: "Trimėresh e dheut / I Arbėnis fis i kryekreut,  apo nga historiani i njohur Zef Mirdita si "shtyllė e katolicizmit dhe mbrojtėse tė identitetit kombėtar". Treva e brengave dhe dramave tė mėdha njerėzore, e fateve tė hidhura, pėrgjakjeve, trilleve por asnjėherė e dilemave tronditėse pėr tjetėrsim tė Trojeve, vetėqenėsisė, Kanunit, Fesė Katolike. Mirdita ėshtė emri i krahinės mė tė madhe nė Shqipėri, pėr tė cilėn flitet e shkruhet me respekt nga dijetarė e diplomatė, udhėpėrshkrues e politikanė. Kjo trevė e cila pa frikė mund tė quhet kreshtė e krenarisė kombėtare. Trevė ku gjendet njė histori mė vete, njė mėnyrė e tė jetuarit ndryshe, ku gjenden kode dhe zakone tė papėrsėritshme. Trualli pėr tė cilin, siē pohon Dr. Aurel Plasari, "Nė historinė e Shqipėrisė, me Fuqitė e Mėdha perėndimore, kemi periudha tė tėra ku emri Mirditė ėshtė shumė mė i pėrmendur se emri Shqipėri" . Trualli i njohuri si "kėshtjella ku ka gjetur strehė katolicizmi". Urėlidhja e shqiptarėve me Evropėn dhe botėn e qytetėruar. Por dihet se ka pasur dhe kufizime nė trajtimin e mjaft aspekteve tė historisė, dhe qėndrime zyrtare pėrjashtuese kur ka qenė fjala pėr Kapedanėt, klerin katolik tė Mirditės etj. Nė kėtė kėndvėshtrim ėshtė i mirėpritur mendimi i sotėm i studiuesve, shkrimtarėve, publicistėve, klerikėve, inteligjencės nė tėrėsi lidhur me tė vėrtetat shkencore qė kanė tė bėjnė me njė trevė, personalitetet e saj, proceset qė kanė ndodhur, dukuritė qė janė vėrejtur, qėndrimet qė janė mbajtur, lėvizjet dhe nismat qė janė ndėrmarrė. Kuptohet qė njė punė tė tillė e kryejnė konferencat dhe simpoziumet shkencore, veprimtaritė jubilare, botimet e posaēme, debatet dhe konsultat me specialistė dhe mė tej institucionet akademike. Njė libėr i konceptuar me njė varg intervistash ndihmon ndjeshėm nė kėtė debat, pėr vetė natyrėn e lirė tė tij, ku ėshtė dhe mundėsia e dhėnies sė mendimeve jo tė njėjta apo polemike. Siē shihet, botimi nuk ka aspak pėr synim ndonjė glorifikim tė kėtyre apo atyre tipareve apo virtyteve tė mirditasve, qė i kanė manifestuar ashtu si mbarė shqiptarėt e viseve tė tjera, por gjithsesi pėr tė nxjerrė nė evidencė ato binare qė e kanė mbajtur nė kėmbė ekzistencėn e banorėve tė paepur tė Krahinės, kur ajo kėrcėnohej nga pushtimi dhe asimilimi kulturor. Ndėr synimet e botimit ka qenė qė nė fillesė pėrfshirja nė kėtė bashkėbisedim dhe e disa figurave jo pak tė njohura tė huajsh qė kanė kontribuar nė Mirditė a pėr Mirditėn pėrmes misioneve tė tyre humanitare, diplomatike etj, nė dhjetėvjeēarin e fundit.  Njė prani e tillė tė intervistuarish ka pasur pėr qėllim rrokjen nga kėndvėshtrime tė ndryshme p.sh:
Nga studiues tė njohur qė e kanė parė Mirditėn nė rrafshin e vlerave kombėtare. Nga studiues apo krijues vendės, qė janė marrė nė mėnyrė tė posaēme me Mirditėn. Nga klerikė tė lartė bashkėkohės, qė kanė kontribuar nė ringjalljen e besimit katolik dhe nė ēėshtjen e kulturės. Nga tė huaj qė i shohin zhvillimet nga "jashtė". Por mund tė ishin dhe mjaft tė tjerė, qė mund tė vijnė nė njė edicion tė katėrt tė kėtij botimi, ēka dhe ėshtė e planifikuar. Njė libėr i tillė nuk ka pasur pėr qėllim vetėm tė evidentojė vlerat e sė kaluarės thjeshtė si stoli, por pėr ēėshtje madhore tė ngjallė dhe debatin shkencor intelektual, dhe mbi tė gjitha t'i shėrbejė sė tashmes. Mirdita ėshtė nė njė fazė tė re tė zhvillimit tė saj, nė fillimet e mijėvjeēarit tė tretė, ka rrugė pėr tė bėrė drejt progresit, dhe ēdo ide lipset t'i shėrbejė projektimit tė sė nesėrmes sė saj. Aq mė mirė nėse lexuesi i ri nė mėnyrė tė veēantė, nxėnėsit dhe studentėt, mėsojnė dhe pėrmes zėrit tė kėtyre individėve tė njohur se ē'ka qenė e ē'duhet tė jetė vendi i tyre. Gjithnjė, aq sa mund tė bėjė nė kėtė sens njė botim i tillė.

"Rrezore":  Ju keni shkruar edhe dy libra me tregime, "Njeriu qė vinte dhe ikte natėn (1999) dhe "Varri nėn dardhė" (2005), ē'tematikė ngėrtheni nė kėta libra tuaj?

Gjon Marku: Proza duket se ka qenė njėri nga shqetėsimet e mija krijuese, qė dalėngadalė mund tė shndėrrohet dhe nė njė mundim tė tillė. Duket se kulti i burrave tė dheut mė ka intriguar dhe ėshtė rritur brenda meje bashkė me personalitetin tim. Ata janė bartės tė virtytit dhe mendėsisė shqiptare, ku vazhdimisht ėshtė e pranishme drama jetėsore e shpesh dhe tragjedia. Ngjan se gjithnjė pas asaj jete nė zgrip shqiptarėt tė ngėrthyer nga drama tė mėdha jetėn e kanė "si nė legjendė" si i gjalli me tė vdekurin, Duket se ndjehet krenaria e lavdisė sė historisė dhe dėshmitė e hershme autentike tė Ndėrfanės vendlindjes time. Gjithnjė mė ka ngacmuar jeta studentore duket se unė atė periudhė e kam pėr zemėr ndoshta  edhe  pse ėshtė periudhė e energjive tė mėdha. Sidoqoftė mendoj se silueta personazhesh, qė dhe pse u pėrkasin kohėve tė ndryshme, tė ngjajnė si njerėzit e njė rruge, prifti Dom Pali, studenti Fredi, Mentori e Alma (gjithashtu studentė), malėsorėt e hershėm Deda i kullės sė Shėngjergjit dhe Preēi i kullės sė Markaprenajve, Martini i njė drame familjare, xha Ceni i "gjyqit tė qenit", mėsuesja e biologjisė, tregtari i qumėshtit etj. Pikaset e  pėrditshmėria e njeriut tė sotėm dhe nga rava e historisė sė trevave veriore. Njeriu e ka tė vėshtirė tė gjykojė dhe flasė pėr krijimtarinė e tij nė fund tė fundit ėshtė pjesė e dalė prej shpirtit ėshtė si fėmija qė deri sa nuk ka lindur mezi pret ta prekėsh, ta shohėsh por ndryshimi ndodh me krijimtarinė  e sidomos tregimet te cila tash nuk mė pėrkasin mė vetėm mua ato janė para te tjerėve, para gjykimit tė tyre. 

"Rrezore":  Nė ē'pozita ekziston sot letėrsia shqiptare nė Shqipėri?

Gjon Marku: Jemi dėshmitar dhe bashkėkohės tė njė periudhe tė lavdishme nė rrafshin ndėrkombėtar. Ėshtė fat qė vendi ynė ka njė kolos tė letrave dhe letėrsisė si Ismail Kadare. Por ky kolos i madh i letrave nuk ėshtė i vetėm sot letėrsia shqipe sa herė do tė pėrmendė emrin e Kadaresė nuk mund tė lėrė pa pėrmendur edhe emrin e Agollit. Mė tej me mjaft dinjitet sot ballafaqohet emri i Fatos Kongolit etj, por nėse gjigantėt e letrave shqipe vijojnė tė rrisin lavdin dhe emrin e tyre e bashkė me to emrin e vendit tonė ne nuk mund tė heshtim pėrballe shkrimanėve e shpesh shkarrashkruesve qė rendin tė shkruajn njė libėr deri pėr gruan apo pėr familjen edhe pse kėto tė fundit janė fare tė zakonshėm e librat pa asnjė pikė arti nė to.   Sot vlera po botohen edhe larg metropoleve por ka njė problem tė madh ėshtė e vėshtirė tė pikasėsh nė mes tė morisė sė pafundme tė botimeve vlerat e vėrteta. Aq mė tepėr kur mungon njė mėnyrė e organizuar e shpėrndarjes sė librit. Sidoqoftė vlerat nuk rrinė pa u evidentuar. Nė vitet tridhjetė tė shekullit tė kaluar nuk ka pasur pak botime sidoqoftė Mjeda, Migjeni, Fishta, Poradeci etj mbetėn gjatė, tė tjerė janė harruar ashtu do tė ndodh dhe  nesėr me librat e sotėm.  Shpesh shfrytėzohen mediet pėr tė madhėshtuar kot njė libėr pa vlerė qė shpejt shuhen si flakė kashte.

"Rrezore": Sa e njihni letėrsinė bashkėkohore nė Kosovė dhe ēfarė pėrshtypjesh keni pėr vlerat e saj?

Gjon Marku: Letėrsinė nė Kosovė jam munduar tė ndjek qė herėt. Unė e kam njohur veprėn e Azem Shkrelit, apo Rexhep Qoses, Ibrahim Rugovės apo Ali Podrimjes etj etj pa i pėrmendur njė pėr njė. Sidoqoftė tash mendoj se njoh letėrsinė e kėtyre anėve shumė mė tepėr. Biblioteka ime personale ka shumė botime nga Kosova nga vende tė ndryshme si: Klina, Gjakova, Peja, Gjilani, Prishtina. Pa mohuar pjesėn mė tė madhe tė botimeve akademike pra Akademisė sė Shkencave apo instituteve: albanologjike, tė historisė etj gjithsesi nuk mund tė pretendoj se e njoh  qind pėr qind. Do tė veēoj diēka nga Klina dhe Gjakova ku unė tash duket se kam miq tė shumtė tė letrave. Kam ndjekur dhe lexuar librat e Ali Berishės, Vilson Culajt, Pjetėr Gecit, Engjėll Berishės, Halil Haxhosajt,  Prend Buzhalės mendoj se janė plot botė dhe jetė. Kėrkoj tė falur i nderuar Mikel por unė tash kam nė dorė librin tuaj "Traditė dhe bashkėkohėsi" pėr tė cilin s'mund tė lė pa thėnė fjalė pozitive dhe vlerėsime pėr tė. Sė shpejti unė do tė jap mendimet e mija pėr tė nė shtyp. Shumė prej librave tė kosovarėve i kam pėrcjellė nė shtyp pikėrisht se kam pasur mendim pozitiv pėr to. Besoj shumė se tash  ka njė tendencė dhe njė orientim tė madh. Ėshtė e qartė se ne nuk mund tė matemi me kombet e tjera me asgjė tjetėr veēqė mė kulturė. Rrėnjėt tona tė hershme na bėjnė tė ndjehemi krenar me identitetin tonė biles dhe me atė qė i kemi dhėnė kulturės nė tėrėsi nuk mund tė ndjehemi inferior pėrkundrazi. 


"Rrezore": A jeni tė mendimit qė nevoja e integrimeve edhe nė art, edhe nė kulturė e letėrsi dhe nė shumė fusha tė tjera vitale tė jetės nevoja e integrimeve edhe mė tė dendura ndėrshqiptare ėshtė e nevojshme?

Gjon Marku: Mendoj se keni shumė tė drejtė. Ne tė gjithė e njohim Mirush Kabashin apo Inva Mulėn,  Kadaren, Agollin, Qosen etj. Por njohim pak dhe jo plotėsisht letėrsinė qė vjen nga Gjirokastra apo Vlora, nga Gjilani apo Mitrovica Pėr t'u ballafaquar me librin e Pjetėr Gecit duhet tė  gjendesh sė paku njė moment nė Gjakovė. Apo tė dikujt tjetėr nė Klina etj Jo tė gjithė e kanė mundėsinė e lėvizjes. Nė tė shumtėn e rasteve shkrimtarėt dhe artistėt jetojnė me vėshtirėsi. Nė Shqipėri Ministri i Kulturės i vė njė kyq qė nuk e mban as kali, derės sė "Lidhjes sė shkrimtarėve dhe artistėve" dhe e quan kėtė lidhje si rudiment edhe pse ajo ishte i vetmi vend ku mund tė takoheshin  me njeri tjetrin shkrimtarėt dhe artistėt. Fshin me njė urdhėr njė traditė disa vjeēare. Ndalon botimin e tė vetmit organ tė mirėfilltė tė shkrimtarėve pra gazetėn "Drita". Duket se ky ministėr ka frikė nga njerėzit e letrave. Nga ana tjetėr fondi pėr pėrkthimet e veprave albanologjike ėshtė qesharak. Drejtues tė shtetit shqiptar shpesh kanė folur pėr shkrirje tė Akademisė sė Shkencave tė gjitha kėto mendoj se janė nonsense dhe  nuk i shėrbejnė tė mirės sonė nė fushėn e kulturės. Suporti politik bėn qė shpesh nėpėr takime ndėrkombėtare venė jo vlera po gjysmė tė tilla ose jo vlera nė njė kohė qė artit tė vėrtet i mungon mbėshtetja. Pak publikohen dhe bėhet pėr njohjen e artistėve dhe shkrimtarėve shqiptar qė jetojnė jashtė. Brezi i 20-30 vjetarėve se din se kush ėshtė piktori Ibrahim Kodra apo muzikanti Tedi Papavrami etj. Duket se akoma mungon njė politikė e mirėfilltė shqiptare pėr librin, kulturėn, artet apo muzetė ndryshe s'ka si tė ndodh qė shumė prej tyre shkatėrrohen apo digjen. 

"Rrezore": Ky fakt mbėshtetjen e ka te argumenti se ndėr problemet themelore tė letėrsisė sonė ėshtė njohja brenda vetes. Domethėnė se letėrsia jonė akoma zhvillohet kryesisht brenda kornizave tė rajonizimit, pėrkatėsisht brenda kufijve tanė shtetėror dhe se akoma nuk e kemi arritur integrimin e merituar dhe tė plotė, sa qėndron ky konstatim?

Gjon Marku: Nuk ndodh krejt kėshtu. Sa herė kemi dėgjuar diplomat qė pasi deklarojnė se nuk e kanė njohur Shqipėrinė thonė se ballafaqimi i parė me kėtė vend ka qenė vepra e Kadaresė. Kjo tregon se sa vlerė ka ballafaqimi nė kėto drejtime. Ndėrgjegjja e kombit ka arkivuar memorien e saj e cila i ka paraprirė gjithēkaje. Pa njė ndėrgjegje tė tillė nuk dihet ēdo tė ishim.  Por kjo nuk mjafton, unė pak mė sipėr pėrmenda letėrsinė qė bėhet nė Vlorė, Sarandė, Korēė apo Gjilan e Mitrovicė. Duhen gjetur rrugė pėr tė thyer kornizat e rajonizimeve. Ajo letėrsi nuk behet pėr ato treva.  Pale pastaj qė shumė vepra me vlerė rrinė pėr shumė kohė nė hije. Shumė mė tepėr duhet bėrė qė letėrsia jonė gojore dhe e shkruar, traditat tona dhe zakonet tona tė papėrsėritshme tė njihen. Shpesh kėto tradita kanė befasuar akademi. Studiohet e drejta romake bie fjala nė universitetet tona apo e drejta bizantine. Nė njė kohė qė romakėt ndjehen krenar pėr tė drejtėn e tyre romake. Shpesh  nė mediet tona  villte vrer dhe denigrohet e drejta jonė zakonore e sanksionuar nė "kushtetutėn " Kanun  Pse duhet qė njė gjerman tė na thotė ne se Kanuni ėshtė  njė vepėr e madhe historike. Nuk duhet qė tė tjerėt tė pikasin dhe befasohen me vlerat tona tė hershme apo tė vona dhe ne shpesh ti denigrojmė ato. Pėrkundrazi ne duhet qė me to tė ballafaqohemi me dinjitet. Bile tė bėjmė tė pamundurėn qė ato tė njihen dhe evidentohen. Shtetet fqinje investojnė milionat pėr tė evidentuar vlerat e tyre. Akademia e Shkencave te Serbisė pėr vite me radhė ka mbushur libraritė me gjithfarė botimesh qė ti mbushė mendjen botės se Kosova ėshtė Serbi. 

"Rrezore": Para se t'ju falėnderojmė pėr intervistėn, mė lejoni t'ju pyesim pėr preokupimet tuaja momentale: ēka do t'u dhuroni sė shpejti lexuesve?

Gjon Marku: Besoj qė sė pari do tė jetė Ndėrfana e ripunuar dhe me mjaft materiale tė reja arkivore. Ėshtė libėr qė unė e kam mbajtur gjatė nė tavolinėn time tė punės. Po pėrfundoj njė tjetėr libėr me tregime. Ashtu si janė shumė mendime pėr libra tė autorėve tė ndryshėm nė Shqipėri dhe Kosovė tė cilat mendoj ti pėrmbledh nė njė libėr por dihet se ka njė barrierė tė madhe ashtu si edhe pėr ju, mundėsitė financiare. Kėto mendoj se janė projektet e shpejta. Mė pastaj ėshtė herėt tė flitet pėr tė tjera gjėra. Por gjithnjė mendoj se jo shumė larg do tė jetė njė libėr me shėnime nga Kosova e viteve tė fundit.

       
Intervistoi: Mikel Gojani