OPINION

LDK-ja TĖ RIKTHEJĖ  BESIMIN E ELEKTORATIT BESNIK DHE TRADICIONAL


Mikel GOJANI

1.
LDK-ja partia  qė e themeloi dhe e udhėhoqi pėr afro njėzet vjetėsh dr. Ibrahim Rugova, intelektuali, politikani, vizionari, i cili  me njė urtėsi, sens  politik dhe me pėrcaktim kombėtar orientoi kursin  e ecjes dhe zhvillimit tė kėsaj partie, por edhe tė tėrė Kosovės. Kjo parti, pas shumė pėrplasjesh qė pėrjetoi, ėshtė nė rrugė tė reformimit dhe tė konsolidimit tė saj (mbase kėshtu shprehet udhėheqja mė e lartė e saj),  qė jep shpresa realiste qė nė zgjedhjet e ardhshme lokale, po ashtu edhe nė ato tė mėvonshme nacionale do  tė jetė partia  mė e organizuar dhe me pretentime qė prapė tė marr fronin udhėheqės  nė Kosovė. Kėtė optimizėm pėr elektoratin e kėsaj partie mė me traditė politike e kombėtare nė Kosovė, e shton fakti se LDK -ja  nė nivelin qendror, ka njė udhėheqje tė fortė  politike qė suksesshėm po  drejton  partinė mė tė madhe  politike dhe pėrgatitet pėr zgjedhje partiake lokale dhe tė cilat zgjedhje kėtė parti  do ta nxjerrin pėrsėri  tė fortė, tė organizuar dhe stabile pėr tė vazhduar garėn pėrsėri  qė tė fitojė besimin pėr tė qeverisur nė nivelin lokal dhe atė qendror.

2.
LDK-ja, partia mė e madhe, mė e fuqishme, mė  e organizuar dhe mė e konsoliduar nė hapėsirat shqiptare, gjatė rrugėtimit tė saj afro njėzet vjeēar ėshtė pėrballur me sfida  tė shumta, si me barrėn e organizimit tė jetės  institucionale, po ashtu edhe tė organizimit tė brendshėm. Kohėve tė fundit, menjėherė pas vdekjes sė ideatorit tė kėsaj partie, dr. Ibrahim Rugova, prapė dolėn nė sipėrfaqe  nostalgjikė  tė strukur  diku  nė nostalgjinė e pritjes, tretur  pėr pasione tė caktuara politike, sikur  makthit  tė mėhershėm tė cilėt  qenė pėrpjekur  nga "kalaja e brendshme" t'i sabotojnė shumė procese  pozitive, duke mos i llogaritur pasojat, vetėm e vetėm tė vijnė nė piedestal.
Ėshtė e vėrtetė  se me njė realitet tė kėtillė  nė tė cilėn u gjend  LDK-ja u krijua  njė rubikon  mė i pakalueshėm  se  sa  ata tė mėparshmit me tė cilat u pėrball kjo parti. Pėrballjet e mėhershme kanė qenė mė tė  kapėrcyeshme ngase me to  drejtpėrdrejt  ėshtė sfiduar  strategu dhe vizionari i  kėtij koncepti politik dhe filozofik dr. Ibrahim Rugova, dhe, se,  ata eklipsė tė paraqitur mė  lehtė i ka shpėrndarė, ngase ai kishte njė influencė  tė pakontestueshme nė parti dhe shumė lehtė  arrinte  t'i  brishtėsojė    ato rrymime, edhe pse ishin  edhe mė tė ashpra, nga se vinin me njė  koncept  politik dhe filozofik tėrėsisht tė ndryshuar nga ai  ēfarė pėrmbante LDK-ja. Ata vinin nga koncepti i sė majtės ekstreme, ishin grupacione ekstreme tė orientimit majtistė, ndėrsa  grupimi  i fundit, i cili dallohej nga i pari, sepse ky  i qėndroi besnik  konceptit filozofik e politik tė dr. Ibrahim Rugovės dhe mbi kėtė platformė e ndėrtoi programin e vet partiak.
Ku e mbėshtet elektorati i LDK-sė optimizmin e kthimit tė kėsaj partie si parti lidere nė Kosovė? Ėshtė e vėrtetė sė LDK-ja ka njerėz me ndikim dhe se  posedojnė njė bagazh tė pasur edhe  intelektuale edhe kombėtare. LDK-ja ka  prof. Dr. Fatmir Sejdiun, zėvendėskryeministrin Ramė Manajn, ish- kryeparlamentarin Kolė Berishėn, ka akademik  Sabri Hamitin dhe profesor  Eqrem Kryeziun, ka dr.  Alush Gashin e  Nekibe Kelmendin; ka edhe shumė e shumė  intelektualė dhe veprimtarė tė tjerė tė dėshmuar dhe tė cilėt kanė dhėnė mjaft edhe pėr LDK-nė, por edhe pėr kauzėn kombėtare. Se njė kohė LDK si lėvizje kombėtare  ishte dhe mbetet simbiozė  edhe e kauzės. Ka, pra LDK-ja  plot forca me bagazhe tė pasura intelektuale dhe tė veprimit, tė cilė dinė dhe janė nė gjendje pėr ta vėnė nė binarė tė shėndoshė kėtė parti qė do tė ishte me interes tė pėrgjithshėm, sepse platforma politike dhe filozofike qė e ka tė ndėrtuar kjo parti ėshtė platofrmė shumė e shėndetshme dhe qė i shpien proceset pėrpara. 

3.
Ėshtė e vėrtetė se  nė jetėn demokratike edhe brenda njė partie  tolerohet shprehja e oponencės (kuptohet konstruktive), pa pretendime  tė tėhollimit tė substancės  sė  platformės politike. Ky ėshtė edhe kriter  nė avancimin e  proceseve politike. Kjo ėshtė njė  kulturė politike  qė  e vė nė jetėsim  ēdo  vend me traditė demokratike. "Po tė mendojmė njėjtė, apo edhe tė flasim njėjtė, ajo konicidon sikur tė flasėsh  me vetveten", shprehet njė  filozof i shquar. Andaj, me njėmendėsinė e  tė shprehurit  gjerat nuk kanė mundėsi tė avancohen, mirėpo ato qėndrojnė nė gjendje stagnacioni. Mendimet dhe idetė mozaike janė mė produktive dhe mė tė begata. Nė tė kaluarėn  jemi pėrballur me njėmendėsinė dhe  e kemi vėrejtur ku na ka shpjerė. Mirėpo,  edhe nė jetėn demokratike  ēdo gjė  duhet tė mbėshtetet nė parimet racionale. Ato qė kalojnė kufijtė e ekstremitetit ato dėmtojnė ēdo proces. Prandaj, edhe oponenca duhet tė ketė vend nė cilėndo parti politike, po ashtu edhe nė LDK.
Pėr ta kaluar kėtė rubikon  do tė ishte e rrugės  qė nė kėto momente delikate  pėr LDK-nė, kur edhe  e ardhmja e LDK-sė dhe e Kosovės varet shumė nga  zhvillimet  nė kėtė parti.  Kėtė mbase edhe e meriton edhe  LDK-ja si parti e  formuar nga kryetari historik i saj dhe  Kosovės dr. Ibrahim Rugova, po ashtu edhe pėr hir tė elektoratit tė saj besnik e tradicional, e cila edhe pėrkundėr shumė pėrplasjeve dhe shkarjeve qė ēuan deri nė defitizėm, prapė se prapė i mbeti besnik kėtij koncepti politik, filozofik e humanist, duke pasur besimin qė do tė tejkakohet rubikoni politik i kėsaj partie. Ėshtė e rrugės qė Kryesia e kėsaja partie tė punojė dhe tė hartojė njė  platformė tė pėrbashkėt  pėr zgjedhjet dhe tė dilet  para elektoratit  me ndjenjėn e  frymės sė tolerancės  dhe  unitetit si vlerė mė e  nevojshme.
Kėtė, mbase edhe e meritojnė tė gjithė ata faktorė qė i potencuam mė  parė.

4.
Cila ėshtė mėnyra mė e lehtė dhe mė realiste qė LDK-ja tė kthehen nė rolin udhėheqės nė Kosovė? Idetė e fundit qė kanė rrjedhur rreth njė rreshtimi tė  forcave tė sė djathtės shqiptare nė Kosovė, janė shumė racionale dhe qė njė ditė gjithėsesi duhet tė ndodh. Ky rreshtim do tė ishte edhe nė favorin e LDK-sė si parti mė e madhe qė i takon kėtij koncepti. Ky organizim politik do t'i  jepte mundėsinė qė LDK si prijėse mė  (bashkė me  kėto tė tė njėjtit koncept politik dhe filozofik), tė jetė si lidere, mbasi ėshtė partia mė e madhe dhe mė e organizuar e kėtij koncepti dhe se bashkė me to do tė ishte bartėse e jetės politike nė  Kosovė. Mendoj qė  Kosova ka nevojė qė tė udhėheqet nga  kjo platformė politike dhe filozofike e sė djathtės, sepse  koncepti i sė djathtės ėshtė koncept  qė mė sė shumti i nevojitet kėtij vendi dhe popullit tė saj.
Prandaj, ėshtė e domosdoshme qė nėse vėrtet LDK-ja dėshiron tė kthejė besimin e elektoratit tė saj tradicional dhe besnikė do tė ishte mirė qė tė bėjė diēka sensacionale nė kėtė drejtim, si ofrimit tė partive tė tė njėtiti koncept rreth vetes, si simotra mė e madhe prej syresh, rrugė e cila me siguri do ta ēonte drejt fitores nė kėto zgjedhje dhe nė  ato qė do tė vijnė pas kėtyre.