Shumė i dashuri i ynė
Baca Marjan.
Sot , pa dashje po mė dridhet dora sepse,
do ti shkruaj disa fjalė rreth jetės dhe veprimtarisė tėnde.
Unė tė mbaj mend relativisht nga vitet e 60-ta,dhe atėherė ishe njė burrė i rritur dhe njėri nga tė rinjet e parė me profesion tė Shoferit. Tė mbajė mend kur nė arat e kooperatives sė" Erenikut",tė sjellja bukė kur ti ishe duke vozitur makina prej mė tė ndyshmeve ,qė pėr mua mė dukeshin gjigante dhe tė pa arritshme pėr ti drejtuar si ti!
Pastaj, si shumė tė rinjė tė asaj kohe ,edhe ti baca Marjan ia mėsyre Gyrbetit dhe pėr decenje tė tėra punove pa familje dhe pa mė tė dashurit ,fėmijėt tua :Gjylen e Vitoren, Kristen dhe Antonin,tė cilėt tė paten mallė pėr tė pėrqafuar dhe tė rriteshin nėn shpatullat tua.
Bėre kthesė pėr njė jetė mė tė mirė dhe ishim tė veshur dhe tė mbathur shumė mirė, nga valigjet e shumta qė na solle nga Gjermanja e largėt .Kur vinin festat e Krishtlindjeve dhe Viti i ri, ti gjithnjė ishe me ne dhe u gėzonim tė gjithė sė bashku nė njė familje tė madhe dhe plot harmoni.Gėzoheshin tė gjithė pėr prezencėn tėnde, edhe i ndjeri baba Lok (Mhill Prenka),gėzohej pa masė sepse e mundonte malli pėr ty.Vitet rrjedhnin dhe sikur pa dashje i ndėrruam pozicionet; ti u ktheve nė vendlindje (si pensioner) dhe unė e lash vendlindjen sipas ngjarjeve si ndodhėn. Ti, ishe ndėr tė parėt qė na prisje me pa durim, ardhjen tonė nė vendlindje (Rezinė).Unė tė kuptoja se ti na doje me gjithė zemėr dhe tė jemi mirėnjohes pėr jetė e mote.
Vitėve tė fundit ishe bėrė pjesė e pushimeve tė mija,sepse herėt nė mėngjes pinim kafe sė bashku dhe ankoheshe "mos po e teproje"Situata politike tė pati munduar shumė,sepse nuk pajtoheshe me pa drejtėsitė qė bėheshin nga okupatori. Pavarsija tė gėzoj pa masė dhe ishe fatlum qė e pėrjetove atė ditė tė shumėpritur.Ti gjithmonė na uroje " e gėzofshi ju tė rinjėt Pavarsinė se pėr mua ėshtė pak vonė".Baca Marjan ,mungesa jote do tė ndihet gjatė dhe jemi krenar qė tė patem.Ishe i dashur pėr miqė dhe dashamirė e atė dashuri tė shpėrblyen me pjesmarrje tė shumė dashamirėve nė pėrcjlljen deri nė banesėn tėnde tė fundit.Nė tė pame ishin edhe elita e Komunes sė Gjakovės tė cilėt i pate nderuar dhe ata nuk i harruan kėshillat dhe fjalėt uruese qė ua drejtoje.
Kurorat e shumta ishin shėnjė nderimi pėr ty. Pushofsh nė paqė ! Amen
Marjan Prenka
27.11.1933 - 18.10.2009