Dhurata e mendimtarėve
Shkruar nga O.Hanry
Njė dollar dhe tetėdhjet e shtatė cent. Kjo ishte e tėra. Dhe prej tyre gjashtėdhjetė cent ishin nė peni. Ēikėz, e njė ēikėz i kursente penit, deri sa aty kėtu e bindeshte ndonjė tregėtar, pazargji apo kasap, derisa ndonjėrit prej tyre t'iu skuqeshin faqet nė heshtjen e paragjykimit tė kursimit, gjė qė asaj i sillte uljen e ēmimit. Dela i numėroi tri herė. Njė dollar e tetėdhjet e shtatė cent. Dhe tė nesėrmen ishin kėrshėndėllat. Nuk i mbet gjė tjetėr pos tė pėrplasej mbi kauēin e vogėl tė vjetėr dhe tė qante. Kėtė dhe e bėri Dela. Sa i pėrket pikėpamjes morale qė e ngacmonte ėshtė se, jeta pėrbėhej nga dėnesa, nuhatja dhe buzėqeshja, por mbi tė gjitha nuhatja e luante rolin mė tė rrėndėsishėm.
Derisa zonja e shtėpisė po kalonte nga gjendja e parė nė tė dytėn, i hedhim njė sy shtėpisė. Njė banesė e vjetėr pėr tetė dollar javės, e mobiluar. Nuk ishte dhe tė quhej nga banesat mė tė varfėra; por megjithate kishte diēka nė vete, qė pėr shoqėrin do zgjonte mendimin qė tė quhej edhe e varfėr. Poshtė nė koridorin e shtėpisė ishte njė kuti postale ku nuk mund tė depėrtonte asnjė letėr, si dhe njė sustė zile, ku asnjė gisht i gjallė s'do mashtroheshte ta shtypte. Nė tė ndodheshte dhe njė kartė, e cila mbante emrin "Mr. James Dillingham jr. " . "Dillingham"-ėt nė tė kaluarėn kanė qenė njė familje e pasur, e qė pronari qė i fitonte tridhjet Dollar nė javė, u avulluan. Dhe tash, mbase tė ardhurat rrėshqitėn nė njėzet Dollar javės, shkronjat e emrit "Dillingham" u bėnė tė paqarta, sikur tė mbanin njė tjetėr kėndvėshtrim, sikur shkronja D tė tkurreshte nė modesti dhe pa pretendime. Por gjithnjė kur Z. James Dillingham jr. vinte nė shtėpi, dhe ngjiteshte lart nė banesėn e tij, ishte gjithnjė i thirur me emrin "Jim" dhe me dashamirėsi ishte i pėrqafuar nga Znj. James Dillingham jr., pra nga Dela, tė cilėn sapo e pėrshkruam. E qė ēdo gjė ishte shumė e bukur dhe mirė.
Dela pushoi sė qamurit dhe me jastukun e podrės kalonte mbi faqet e saja. Ajo qėndronte pranė dritarės dhe si e turbulluar shikonte pėrjasht tej dritares njė macė tė pėrhimtė, e cila shėtiste mbi njė gardh tė pėrhimtė mbrapa oborrit tė pėrhimtė. Tė nesėrmen ishin kėrshėndellat, dhe ajo kishte vetėm nji Dollar dhe tetėdhjet e shtatė cent, pėr ti blerė Xhimit ndonjė dhuratė. Me muaj tė tėra i kishte kursyer ēdo peni, ashtu siē i jepej ndonjė mundėsi, dhe e tėra ishte ky rezultati. Njėzet Dollar javės nuk mjaftonin. Shpenzimet ishin shumė mė tė mėdha pėr dallim me atė qė kishte llogaritur. Dhe kjo ėshtė gjithnjė kėshtu. Vetėm nji Dollar e tetėdhjet e shtatė cent pėr ti blerė Xhimit ndonjė dhuratė. Pėr Xhimin e saj. Gjė qė ajo kishte kaluar ēaste tė lumtura duke menduar se ēfar nji tė bukur tė blente pėr tė. Diē tė bukur, e rrallė, diēka tė veēantė, diē qė do e bėnte tė ndjehej krenar, qė ti takonte Xhimit. Ndėrmjet dritareve tė dhomės qėndronte njė pasqyrė muri. E dini se ē'ėshtė njė pasqyrė muri nė njė dhomė prej tetė dollarėve. Kur ėshtė shumė i ligsht dhe i shkathtė, ndėr tjerash mund tė bėhet njė portretim i saktė tė paramendimit derisa bėjmė vėshtrimin e fotografive tė gjatė dhe i bashkangjesim nxitimthi rradhazi njėra pas tjetrėn nė pasqyre. Dela ishte e ligshtė dhe e zotėronte kėtė art.
Papritmas u menjanua nga dritarja dhe qėndroi para pasqyrės. Sytė e saj shkėlqenin dhe ndriēonin, por fytyra e saj pėr nja njėzet sekondash e humbi ngjyrėn e saj. Nė shpejtėsi i lėshoi flokėt dhe flokėt e gjata u lėshuan mbi supet e saja. Ishin dy gjėra qė ishin pėr tė cilat jashtėzakonisht qė tė dy ndjeheshin shumė krenar qė i posedonin. Njėra prej tyre ishte ora prej ari e Xhimit e qė mė parė ishte e babait dhe gjyshit tij. Dhe tjetra ishte, flokėt e Delės. Sikur tė kishte jetuar mbretėresha Saba nė anėn tjetėr tė banesės, atėher Dela nė njė prej ditėve, pėr ti tharė flokėt, do i lėshonte pėr nga dritarja pėrjasht qė t'ua kalonte gjitha gjevahireve dhe stolisjeve tė mbretėreshės. Dhe sikur Mbreti Salomo tė ishte portiri i tyre dhe nėse gjith pasurit e tyre do i shpėrndante nėpėr katin pėrdhesė, Xhimi ēdo herė do e nxirrte orėn e tij derisa po kalonte pranė, vetėm me qėllimin pėr ta parė tjetrin, se si e prek mjekrėn nga inati. Pra tash flokėt e Delės rrjodhėn bujshėm dhe me njė shkėlqim njejtė sikur njė ujvare. Ishin tė gjata deri nė gjunj dhe e mbėshtjellte trupin e saj si njė kaftan i gjatė. E nevrikosur dhe duke u nxituar i lidhi sėrish flokėt. Pėr njė moment qėndroi e qetė, derisa mbi tepikun e shkelur ranė ca pika loti.
Veshi pallton e vjetėr ngjyrė kafeje, vendosi mbi kokė kapelėn e vjetėr kafe, dhe me njė fund palė palė dhe ende me njė shkėlqim nė sy, shkoi nga dera pėrjasht dhe u lėshua shkallėve te poshtė drejt rrugės. Ku dhe qėndroi nė vend, dhe lexoi njė reklam firmeje ku shkruante Znj. Sofroni. "Shtesė tė ēdo lloj e flokut". Dela vrapoi shkallėve pėrpjet dhe filloi tė merrte frymė mė lehtė, tė merrte veten,
Zonja, e madhe, tepėr e bardhė dhe e ngrirė, aspak nuk i ngjante nė "Sofroni" .
'Dėshironi tė bleni flokėt e mia?' pyeti Dela.
'Unė blej flokė', i tha zonja. 'Largoni kapelėn qė tė mund sė pari tė shoh flokėt e juaj'.
Ujėvarja kafe sėrish u lėshua nė valė valė.
'Njėzet dollar', tha zonja.
'Mi jepni shpejt', tha Dela.
Ah, dhe dy orėt e ardhshme ishin momente qė kalonin pėr bukuri. Por mos t'ju mashtroj kjo metaforė e ngatėruar. Ajo gjithat shitoret i kaloi tej pėr tej duke kėrkuar njė dhuratė pėr Xhimin. Mė nė fund e gjeti. Sigurisht qė ishte taman e bėrė si pėr Xhimin dhe pėr askend tjetėr. Nė asnjė prej shitoreve nuk gjeti tė ishte diē e ngjajshme me dhuratėn qė pa. Ishte njė orė xhepi prej Platini, nga njė model i thjesht, e qė mund tė vlersoheshte vetėm pėr nga materiali dhe jo pėr nga ndonjė sortimentit tė ēmueshėm siē ėshtė zakon pėr vlersimin e gjėrave tė vlefshme. Ajo e pėlqente orėn. Derisa po mendonte kjo orė patjetėr duhet ti takoj Xhimi, ajo as qė e shikoi zingjirin. Ajo ishte si ai. Kishte njė mendim tė qetė dhe vlersues - qė tė dytė mund tė pėrshkruhen kėshtu. Pėr kėtė i morėn njėzet e njė Dollar, dhe me tetėdhjet e shtatė cent qė i mbeten nxitonte pėr nė shtėpi. Dhe Xhimi me kėtė orė xhepi, do mundeshte nė ēdo lloj shoqėrie pa droj tė interesohej pėr kohėn.
Kur Dela mbriu nė shtėpi, denjėsija e saj kaloi nė kujdes dhe vėmendje. Ajo mori shkrepsėm dhe ndezi gasin dhe nisi punėn e saj ti pėrmirsonte ērregullimet tė cilat me plot dashuri i rregulloi. Pas dyzet minutash koka e saj qe e mbuluar me llokne tė vockėla, me tė cilat dukeshte shumė e bukur, njejt si njė ēun shkolle. Gjatė, me kujdes dhe me kritikė vėshtronte vehten pranė pasqyrės.
'E shkreta unė... nėse Xhimi nuk do tė mė mbyt para se tė mė shihte pėr herė tė dytė, do tė thoshte, se i ngjaj atyre vajzave qė vallzojnė nė Coney Island', mendonte nė vete. ' Por ēfar, ah... ēfar do blija me nji dollar e tetėdhjetė e shtatė cent? '
Nė ora shtatė kafja qe gati, dhe fėrterja qėndronte mbi shporet, valė e ngrohtė, e gatshme pėr t'i fėrguar bėrxollet. Xhimi nuk vonoheshte asnjėher. Dela e menjanoi orėn e xhepit dhe u ul pranė tehut tė tavolinės nė afėrsi tė derės nė tė cilėn ai hynte. Nga shkallėt dėgjoi se vinte njė zė i hapave, poshtė, nė shkallėn e parė dhe pėr njė moment ajo u zbeh. Ajo veē mė ishte e mėsuar nga pėrditshmėria e saj qetė tė belbėzonte disa lutjesh tė vogla, dhe tashmė pėrshpėriste 'Tė lutem zot, bėne qė edhe tutje t'i pėlqej.'
Dera u hap, Xhimi hyri brenda dhe mbylli derėn. Dukeshte i dobėsuar por shumė festiv. I gjori, ai ishte tek sa njėzet e dy vjeēar - dhe qė tash i ngarkuar me familje! Ai kishte nevojė pėr njė pallto tė re dhe nuk kishte dorėza. Xhimi mbeti pranė derės, pa reagim, syt e tij u ngulėm drejt kah Dela, dhe nė tė ishte njė pėrshtypje, e cila nuk mund tė thuhet se mbeti i trishtuar por as i befasuar. Ai nuk qe as i zemėruar por as i lėnduar, as qė pati ndonjė ndjenjė tjetėr, pėr tė cilėn do mund tė thuheshte. Ai vetėm e shikoi pa hequr shikimin anash.
Dela rrėshqiti ngadal nga tavolona dhe u nis kah ai.
'Xhim, i shtrenjti im', thiri ajo, ' mos mė shiko ashtu. Unė lash qė tė mė prihen flokėt dhe i kam shitur, ngase nuk do e pėrballoja qė ti festoja kėrshėndellat pa ndonjė dhuratė pėr ty. Rriten, sėrish do tė rriten - nuk e merr diēka tragjike, apo jo? U dasht thjesht ta bėja. Flokėt e mija edhe ashtu rriten shumė shpejt. Mė thuaj, gėzuar kėrshėndellat, Xhim, dhe lejona qė tė jemi tė lumtur. Ti nuk e ke iden, se ēfar dhurate tė kam blerė, ėshtė diēka shumė e bukur, e mrekullueshme pėr ty.'
'ooooo ti paske prerė flokėt ?' pyti Xhimi me njė zė tė dridhur, i cili nuk ishte nė gjendje nga puna e rrėndė psiqike qė bėnte, tė kishte dhe ndonjė pike vėshtrim pėr ta kuptuar kėtė faktin e gjallė.
'Tė prera dhe tė shitur', tha Dela. ' A nuk mė adhuron mė si mė parė? Po edhe pa flokėt e mi jam po ajo e njejta qė isha, a po?'
Xhimi hodhi njė shikim kurioz rreth e pėrqark dhomės.
'Ti thua se flokėt e tua nuk i ke mė?' tėrhoqi vėrejtjen pothuajse me njė pėrshtypje idioteske.
'Nuk duhesh mė t'i kėrkosh', tha Dela. ' Tė thash de se i kam shitur dhe s'janė mė. Sonte ėshtė nata e Kėrshėndellave. Jij i mirė ndaj meje, ngase ishte pėr shkak tėndin. Ndoshta ishin flokėt e mija mbi kokė tė numėruara', dhe vazhdoi tė fliste me butėsi, ' por dashurinė qė e kam pėr ty askush sdo mund t'i numėrojė. A ti fėrgoj bėrxollet, Xhim?'
Xhimi u zgjua nga e shtangura. Ai e pėrqafoi Delėn e tij. Dhe tani duam qė me njė pikė vėshtrim diskret hulumtues, pėr nja dhjetė sekondash tju shpiejmė nė njė tjetėr kahje. Tetė dollar nė javė ose njė milion nė vit - ku qėndron dallimi? Njė matematikan ose ndonjė shakagji do tė jepnin njė pėrgjigje jo tė saktė. Mendimtarėt sjellin dhurata tė vlefshme, mirėpo kėto nuk qenė nė mesin e tyre. Ky supozim i errėt do tė zbardhet mė vonė. Xhimi nxorri nga xhepi i palltos njė kuti dhe vendosi mbi tavolinė.
'Mos u dėshpėro, Del', tha ai. ' Asnjeher mos kujto se, diēka sikur: t'i presh flokėt ose ti ēaraveshėsh apo dhe ti lash, nuk do mė bėnte qė aq mė pak ta adhuroja voglushen time. Por kur do tė shpalosėsh kutin pėr tė parė, atėher do tė shohesh dhe do tė kuptosh se pėrse nė fillim isha i shtangur kur tė pashė.'
Gishtat e bardha filluan tė zgjedhnin fjongėn si dhe tė menjanojė letrėn. Nė ndėrkohė njė britmė e gėzimi, dhe pastaj - Ohhh! - njė ndryshim i shpejt i ndjenjave femėrore, kaloi nė lot dhe keqardhje histerike, e qė zotėriu i shtėpisė duheshte tė mbledhte forcė pėr ta ngushėlluar.
Ngase aty qėndronin krehėrat dhe garnitura e krehėrve pėr gėrsheta, pėr tė cilat Dela i kishte pėlqyer moti kohė kur po vėshtronin vitrinat e Broadway-it. Krehėr tė mrekullueshėm, nga pllaka prej kapakut mbrojtės e breshkės, me tehe tė punuara me xhevahire - e cila do tė pėrshateshte me flokėt e bukura, por tė humbur. Ishin krehėr tė shtrenjtė, ajo e dinte kėtė, dhe zemra e saj luteshte pėr to, por duke mos patur asnji fije shprese pėr to. Dhe tani ishin tė barazuar; por gėrshetat, tė cilat duheshin tė ishin tė stolisur me kėto, ato veē nuk ishin mė. Por ajo i shtrėngoi me butėsi kah gjoksi i saj dhe ajo ishte aq larg, sa qė me syt e saj tė pėrlagur dhe me njė shikim buzėqeshjeje, tha:
'Xhim flokėt e mia rriten shpejt!'
Dhe Dela kėrceu si njė macė e regjur dhe briti: ' oh, oh!'
Xhimi ende nuk e kishte parė dhuratėn. Dhe me plot dashuri ia dha nė dorė. Dhe nė dorėn e tij u duk se si po shkėlqente njė metal.
'A nuk ėshtė e mrekullueshme Xhim? Tėrė qytetin e kam rrotulluar pėr ta gjetur kėtė dhuratė. Dhe tash mundesh njėqind herė nė ditė tė shikosh se sa ėshtė ora. Mė jep orėn. Dua tė shoh se si ngjitet zingjiri'
Nė vend qė ai ta dėgjonte, ai u shtri mbi kauēin, dhe vėndoi duart prapa qafės dhe qeshi.
'Del', tha ai, ' dhuratat tona tė kėrshėndellave po i lėmė me njė anė dhe i ngrejmė pėr njė kohė mė tė gjatė. Janė tepėr tė bukura, qė ti futnim qė tani nė pėrdorim. Unė e shita orėn, pėr t'i mbledhur parat pėr krehėrit. Si thua, tė nisje me fėrgimin e bėrxollėve ? '
Pėrktheu nė shqip
Viora Veneti