Vėshtrim historik
- Biblioteka Kombėtare dhe Universitare e Kosovės u themelua nė dhjetor tė vitit 1944, nė Prizren. Me themelimin e kėtij institucioni fillon njė etapė e re e zhvillimit tė bibliotekarisė nė Kosovė.
- Krahas zhvillimit tė shoqėrisė edhe Biblioteka zhvillohet nė mėnyrė intensive. Nė kėtė mėnyrė ky institucion kulturor, kėrkimor shkencor dhe arsimor fiton fizionominė e vet dhe bėhet biblioteka mė e rėndėsishme shkencore nė Kosovė. Gjatė kėsaj periudhe, Biblioteka disa herė e ka ndėrruar selinė, ndėrkaq selia e saj e fundit ishte njė ndėrtesė me 1200 metra katrorė, hapėsirė e shfrytėzuar.
- Me pasurimin e shpejtė tė fondeve bibliotekare, me zhvillimin e seksioneve tė Bibliotekės, si dhe nevojės sė madhe tė pėrdoruesve u bė e pashmangshme ngritja e objektit tė ri. Kuvendi i Kosovės nė vitin 1974 nxori Ligjin pėr ndėrtimin e Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės. Ndėrtimi i objektit filloi mė 1974, kurse bartja e fondit bibliotekar u bė nė tetor tė vitit 1981.
- Objekti i tashėm i Bibliotekės ka 16.500 m2, ka dritare zenitale nė formė tė kupolave (gjithsej 99 kupola). Ka gjithsej 13.500 m2 lokal tė shfrytėzuar. Organizimi funksional i bibliotekės ėshtė zhvilluar nė bazė tė pėrvojave tė bibliotekave bashkėkohore nė botė. Projekti i kėsaj ndėrtese shtatėkatėshe reflekton funksionet e shėrbimit bibliotekar. Pėrveē dy sallave me 400 ulėse, pastaj sallės sė periodikut si dhe tė sallave specialistike pėr punėtorėt shkencorė, Biblioteka ka edhe lokalet administrative qė lidhen me lokalet e skedarėve si dhe me tė gjitha sallat dhe depotė e librit. Biblioteka ka Amfiteatrin e Madh pėr veprimtari publike me 150 ulėse, Amfiteatrin e Vogėl me 75 ulėse, me kabina pėr pėrkthim simultan. Pėrveē kėtyre, Biblioteka ka laboratoriumin e konservimit, fotolaboratoriumin dhe libėrlidhtoren.
Ndryshimet nė vitin 1990
- Gjatė kohės sė regjimit serb, nė vitin 1990, okupatori futi masat e dhunshme nė bibliotekė dhe pėrjashtoi biblotekarėt shqiptarė nga puna. Pėrdoruesit kosovarė tė nacionalitetit shqiptar e kishin tė ndaluar hyrjen nė Bibliotekėn Kombėtare. Po gjatė kėsaj periudhe, Biblioteka Kombėtare u shndėrrua nė strehė pėr serbėt nga Kroacia si dh refugjatėt nga lufta e Bosnjės.
- Nė periudhėn mars maj 1999, gjatė bombardimeve tė NATO-s, Biblioteka ka shėrbyer si bazė e ushtrisė serbe, ngaqė ishin tė sigurt se sulmet ajrore nuk do ta kishin nė shėnjestėr Bibliotekėn.
- Nė gjysmėn e dytė e vitit 1999, punėtorėt kosovarė kthehen pėrsėri nė vendet e tyre tė punės dhe e gjejnė bibliotekėn tė shkatėrruar nė masė tė madhe. Njė pjesė e konsiderueshme e librave dhe e periodikut janė zhdukur ose ėshtė bartur nė Fabrikėn e Letrės nė Lypian pėr tu shndėrruar nė kartuē. Janė shkatėrruar aparaturat e ndryshme tė bibliotekės, siē janė posta pneumatike, transportuesi i librit, ashensorėt, sistemi i klimatizimit e shumė elemente tė tjera, tė cilat edhe sot e pengojnė procesin normal tė punės dhe tė aktiviteteve tjera nė bibliotekė.
zp