Shqiptarėt nuk duhet tė ēojnė dorė kundėr Amerikės
Zgjim Demiri/ Cleveland, Ohio
Nė vitin 99 ish- kryetari amerikan Bill Clinton kur u sigurua se ka mbėshtetjen e popullit amerikan lidhur me bombardimet pa hezitim urdhėroi forcat amerikane tė bėhen pjesė e NATO-s dhe ta sulmojnė Serbinė, e cila po shkaktonte gjenocid dhe dėbim masiv ndaj popullsisė shqiptare me pėrkatėsi shumicė myslimane. Ne mesin e tė shpėtuarve dhe fatlumėve isha edhe unė si 6 vjeēar.
Me shumė rreziqe arritėm tė kalojmė kufirin e Maqedonisė duke i dhėnė njė polici maqedonas tė vetmet 100 marka qė kishim mbi shpirtin tonė dhe falė atyre arritėm ta kalojmė atė kufi tė mallkuar. Pas mėse tre muajsh qėndrimi nė kampet e Maqedonisė mė nė fund fituam statusin e refugjatit nė SHBA. Atje hasėm nė njė mikpritje tė jashtėzakonshme dhe pėrkujdesje maksimale. Pėrpos qė hoqėm frikėn nga policia u liruam edhe nga varfėria.
Tė njėjtin fat sikur timin e patėn shumė kosovarė, nė mesin e tyre edhe i dyshuari pėr terrorizėm, Hysen Sherifi, nga North Carolina. Ky mosmirėnjohės nuk ka bėrė asgjė, pėrpos qė na e mori fytyrėn ne shqiptarėve nė Amerikė.
Jam i bindur se autoritetet amerikane e konsiderojnė kėtė rast tė izoluar, duke ditur cilėsitė qė ka populli shqiptar i Kosovės. Megjithatė, me brengos fakti qė opinioni amerikanė do tė mund tė marrė pozicion gjykues ndaj kėtij rasti, jo duke u mbėshtetur nė individin qė ėshtė pėrfshirė nė kėtė rast, por nė gjithė kosovarėt.
Pėrveē `99-tės, e kujtoj edhe vitin 2001 - sulmet e 11 shtatorit kur Shqipėria pėrkrahu fuqishėm luftėn kundėr terrorizmit me dėrgimin e forcave nė Afganistan dhe mė pas nė Irak. Kudo ku ne prezantoheshim si `albanian` kishim njė respekt nga vendėsit, tė cilėt na konsideronin miq.
Ne shqiptarėve nė Amerikė na mbetet tė pėrballemi ēdo ditė me amerikanėt, ndaj konsideroi se veprimi i djaloshit nga Kosova ka dėmtuar rėndė imazhin tonė dhe do tė mund tė ketė edhe konsekuenca praktike.
Druaj se kur do tė mė vije radha ta regjistrohem nė fakultet, pėrshtypja e parė e atyre qė shohin dosjen time do tė jetė si terrorist i mundshėm. Duke qenė shqiptar, emri im ka mundėsi tė shėnjohet me tė gjelbėr dhe natyrisht tė refuzohet.
Uroj qė nga dora e shqiptarėve tė mos u ndodh asgjė miqve tė pėrjetshėm amerikanė, sepse ne nuk mund ta konceptojmė tė ardhmen tonė pa ta. Ata ishin dhe janė shpresa jonė pėr ecjen pėrpara nė forcimin e shtetit tonė mė tė ri nė botė.