Reagim me shkas ndaj abuzimit me statujen e Gj.K.Skenderbeut në Tiranë

Analiza & Komente | Zef Prenka | 01.09.17 | 19:08

Eduard Frrokaj

(Nga Fb.)

Loje me figura !

Te jemi realiste pertej çdo dyshimi . Nese Krishterimi do te luante me vlerat e kombit shqiptar do ta shkelmoja si top futbolli . Nuk po e bene kete . E kunderta eshte e drejte e secilit te mbrone kombin para se gjithash . A nuk u duken absurde paradat e Ambasadores Turke ne Prishtine para nje jave . Ajo zonje po tenton hapur te na orienton shtetin tone . A nuk u duken absurde pamjet e mbulimit te figures se Skenderbeut ne Tirane sot . E po , myslimanet nuk beka te falen para figurave … pikerisht ketu fillon perpjekja me e kap kombin dhe me e orientuar fetarisht dhe me e kap shtetin dhe vlerat kushtetuese te shtetit laik me i rrezuar pertoke . Alibite jane pafund por ka nje te vertete , nese kjo qenka e vertet duhet dhene leje komunitetit mysliman te falet ne fusha te zbrazeta dhe livadhe te gjera ku nuk ka buste heronjesh shqiptare , figura kombetare , ku nuk ka vlera shteterore , ku ky komunitet nuk cenohet por edhe nuk cenon pra thene thjeshte duhet lene nje linje te drejteperdrejte me Zotin . Por a duhet te hajme sapunin per djathe dhe te mos shikojme defilimet e Ambasadores Turke kur na kerkon te nderrojme librat e historise , kur na kerkon te burgosim gazetar sepse kane shkruar statuse cinike ne Facebook , kur na meson ne cilen shkolle te mesojme ne shqiptaret qe Perandoria e saj Osmane na i ka vrare eterit dhe kleriket per gjuhen dhe shkollen shqipe , pastaj merre krahe kjo loja fetare me mbuluar heronj , merre krahe propaganda se Skenderbeu eshte nje mit i sajuar .
A nuk ju duken se te gjitha jane te pergatitura nga e njejta kuzhine .Nga nje mit i sajuar ne debatin publik mbulohet figura e heroit ne nje dite feste dhe cenohet rende integriteti i shtetit shqiptar .
Ne si qytetare ne Shqiperi dhe Kosove besojme se zgjedhim politikane me na i mbrojte vlerat shteterore nga çdo tendence qe cenon themelet tona dhe vlerat qofte kombetare qofte pozitive fetare .
Kjo çmendi me permasa kolektive duhet te marre fund .
Kjo nuk eshte vetem nje loje e piste me figura , por eshte loje e rrezikshme .
Prandaj personalisht pres demagogjine e radhes se si Skenderbeu cenon besimtarin , se si ata qe shkruajne jane te gjithe Islamofob .
I vetmi Kryeministri Shqiptar Edi Rama i ka punet mire si Sulltan Otoman ne kohen e lavdise … ka marre mandate ku ka knue secili hoxhe ne Shqiperi … e ka shpalle vitin 2018 vit te Skenderbeut .
Vizionar nuk je , behesh 😅

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen