Mbi politikën dhe diplomacinë shtetrore

Analiza & Komente | Agron Shabani | 09.07.19 | 00:12

 Nga Agron Shabani

Politika dhe diplomacia kosovare si një „art i lartë“ që nuk përkthehet dhe s’kuptohet fare!

 

Thuhet se shumica e politikanëve ditor ose periodik në Kosovë janë arketip ose prototip të nënshtruar, vasal, servil, poltron, përvers, demagog, hipokrit, fatalist dhe mediokrit që i zhvatem dhe imponohen vazhdimisht tutelës së njohur politike, administrative (juridike), sociale, materiale dhe ekonomike të „borgjezisë së lartë“ aristokrate ose kapitaliste të Perëndimit. Në anën tjetër ndërkaq, shumë prej tyre janë gardian, kalorës, kolaborator, rrogtar ose shërbtorë të Lindjes. Gjegjësishtë, të Turqisë, Rusisë, Serbisë etj.
Ndërkohë që natyra dhe karakteri i tyre labil, poltron, vasal, sërvil dhe tepër komplesivë e komplotist, sikur reflektohen, interferojnë, penetrojnë dhe pasqyrohen vazhdimisht edhe në natyrën dhe karakterin e shtetit, popullit ose shoqërisë kosovare.
Ndonëse, eliat ose kategoritë qendrore të shtetit, pushtetit, politikës, diplomacisë, artit, kulturës, arsimit dhe shkencës kosovare, për fat të keq, mund të përkthehen dhe interpretohen vetëm përmes ndërmjetësimit ose monitorimit të rreptë të aparatit shtetrorë dhe burokratikë. Dhe, jo përmes institucionëve ose mekanizmave të specializuara, relevante dhe kompetente.
Atje vetëm përmes qarqëve, strukturave ose rrethëve të ndryshme vicioze ose biocenoze, në menyrë klandestine, amorale, abnormale, determinante ose paradigmatike, bëhen shkrijet dhe bashkimet e njohura politike dhe organike në mes të veçantës dhe të përbashkëtes, në favor të liderëve-shtet dhe shtetit-parti.
Përvoja, kariera, tradita dhe aftësia e njohur intelektuale dhe profesionale-përballë veçantisë ose ekskluzivitetit tè të qenit i „zgjedhur“, i „emruar“ ose „zeus i vetëm“ (si Thaçi, Pacolli, Haliti etj.) i cili arrinë të bashkojë emocionet, pasionet, dëshirat, epshët, ëndërrat e ndryshme, imagjinatat ose fantazitë, nuk bëjnë punë pa lirimin (çlirimin) e subjektit (subjektivitetit) nga objekti (objektivitetit) dhe të ngjajshme. Kot se koti. Nuk bën. Pikë!  Sepse, ashtu kanë nënshkruar ose vendosur Hashim Thaçi, Behgjet Pacolli, Xhavit Haliti, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli etj.
Ndërkohë që roli, misioni ose funksioni i një politikani ose lideri institucional, në kërkimet, studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, mund të kuptohen, përceptohen, anticipohen dhe definohen vetëm përmes ‚grafikonit‘ ose ‚rubikonit‘ të njohur të aktivitetit ose ‚pleshmërisë së lartë‘ intelektuale dhe profesionale që ka për qëllim ngrtijen dhe formulimin e një teorie praktike dhe dialektike të kulturës dhe etikës sè njohur shtetrore, nacionale, institucionale, konstitucionale, intelektuale dhe profesionale në kuptimin shtetit dhe pushtetit si obligim ose përgjithësi e lartë morale, ligjore etj. Por, jo. Në Kosovë ( edhe Shqipëri) ndodhë e kundërta. Atje, siç dihet, një vend të veçantë zë motivi i stisjes ose gënjeshtrës, ku „arti dhe kultura“ e atjeshme institucionale ose politike, paraqesin imazhin e një shoqërie njerëzore ose qytetare që nuk ekziston fare në të vërtetë. Duke i mbuluar (kamufluar), inkurajuar, valorizuar dhe glorifikuar faktorët, indikatorët dhe predikatorët e ndryshëm determinant ose paradigmatik së bashku me kushtet dhe rrethanat e gjithëmbarshme shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), materiale dhe të tjera, ku përmes „industrisë propagandistike“ dhe „opiumit“ informativë dhe kabinetik, çdo gjë që është e keqe, iracionale, groteske, johumane ose jonjerëzore, stiset, rimohet, ngrihet ose lartèsohet me veprimin ose reagimin e njohur qetësues dhe ngushëllues, gjegjësisht, inkarnativo-ataraksionist. Duke i mbajtur në jetë strukturat, qarqet, konjukturat ose nomenklaturat e korruptuara dhe kriminalizuara pushtetmbajëse ose politike përmes „opiumit“ ose ‚terapive‘ të ndryshme pseudopatriotike, subkulturore, antipolitike dhe të tjera.
Janë tezat e njohura të kulturës institucionale ose politike si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale, historike, ushtaraje (luftarake), politike dhe kështu me radhë në shikim ose vështrim të parë. Por, gjithashtu ato janë edhe stimuj, ide, teori ose një argument i fuqishëm i mashtrimit dhe gënjeshtrës të cilat në instancë të fundit, kanë një tendencë të dyshimtë dhe tepër transparente për t´u kthyer ose transformuar në kauzalitetit ose ideologji të përgjithshme shtetroee, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), patriotike etj.
Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, motivet dhe arsyet kryesore të antagonizmave dhe kontradiktave të ndryshme shoqërore ose qytetare, qëndrojnë edhe në konceptet dhe përceptimet e gabuara dhe tepër modeste të artit dhe kulturës politike ose diplomatike të bartur dhe inkorporuar në një „paravan“ ose „korpus ideologjikë“ që i arsyetojnë dhe justikojnë vazhdimisht „status quo-të“, „vakumet“, „interegumet“ ose anomalitè dje patoligjitè e ndryshme shoqërore, qytetare, kulturore ose politike dhe nuk i japin kurrë mundësi dhe drejtësi narrativit dhe impulsit të kundërt të reflektimit dhe ragimit që përmban kultura e lartë shtetrore, nacionale dhe politike.
Në këtë „orkester“ ose „celebrim të lartë“ politik ose diplomatik, gjithëmonë sikur kanë të drejtë absolute sundimtarët e atjeshëm demagog dhe hipokrit të cilët menjëherë e “vejnë dorën në brez ose revole” apo, vejnë embargo ose censura totale, sapo dëgjojjnë ose mësojnë për emrin e rivalit, kundërshtarit ose konkurentit politik etj.
Për me tepër ndërkaq, me përjashtim të kryeministrit Haradinaj dhe subjektit të tij politikë, shumica e lidershipit të atjeshëm institucional dhe politikë, nuk i njohin dhe s’i respektojnë fare paritetin së bashku me polaritetin dhe diversitetin e njohur fetarë dhe kulturorë të shqiptarëve nepër resorët, dikasterët, mekanizmat ose institucionet e ndryshme shtetrore, qeveritare, politike, diplomatike, policore, ushtarake dhe të tjera të monopolizuara, klanizuara, fosilizuara, uzurpuara, privatitzuara ose rezërvuara vetëm për shqiptarët e religjionit musliman (kryesisgt nga Drenica, Gjilani, Kamenica, Vitia, Marevci, Lipjani, Suha Reka, Shtimja etj.) dhe kurrsesi për shqiptarët e religjionit kristian! Thua se shqiptarët e religjionit kristian janë ardhacak ose minoritet në Kosovë dhe jo shqiptarë të lashtë dhe autokton në ato hapërsia. Duke i përseritur kështu gafat ose gabimet e pafalshme, kardinale dhe trashanike të Konferencës Ndërkombtare të Kosovës në Rambuje të Francës (1999) kur në saje të fanatizmit, mediokritetit, nebulozës, dogmatizmit, idiopatisë, paranojes. fobisë ose paragjykimëve të ndryshme paradoksale, reaksionare dhe anakronike të demagogëve dhe hipokritëve të ndryshëm infantilë dhe patologjikë, asokohe nuk qe ftuar as Akademik Mark Krasniqi dhe asnjë intelektual ose politikan tjetër shqiptar i religjionit kristian. Shih ti!
Ndërkohë që bëjnë gara mes veti se kush prej tyre do punësojë, trafikojë ose kontrabandojë sa me shumë serb, malazias, turq ose udbashë dhe ish udbashë nepër nyjet ose hallkat kryesore të shtetit dhe pushtetit kosovar. Këtu zatën qëndron edhe problematika e brendshme sociopolitike, sociopsikologjike, sociohistorike ose sociokulturore e çdo lloj antivlere, mediokriteti dhe iracionalizmi në shtetin dhe pushtetin kosovarë.
Mëqë, gjithënjë fjala mbi politikën si art dhe si filozofi, atëherë do shtuar në fund se përthithja e kulturës së njohur shtetrore dhe nacionale së bashku me masivitetin ose multidimensionalitetin e saj global ose universal, shihen si rrjedhim, ‚modifikim‘ ose konvencionalizimim i rrymave të ndryshme të fetare, kulturore, partiake, rajonale, krahinore, konceptuale ose ideologjike. Respektivisht, si puçje ose sintezë moderne ose bashkëkohore me kulturën e njohur brilante ose klasike tè iliroshqiptarève në momentet e shkëlqimit të saj më të madh.
Ndërkohë që rasti ose shëmbulli i politikës shqiptare ose kosovare, sipas politilogjisë dhe filozofisë politike, është shembull ose një ilustrim i keq se si fetishizmi, dogmatizmi, shamanizmi, proteksionizmi ose klerikalizmi i tepruar puronturk ose filoislamikë, patjetër çojnë një delirium, dehje, ekstazë, regresion ose iracionalizëm të përgjithshëm individual dhe kolektivë, ku njeriu, populli, opinioni ose auditoriumi i gjërë pubkik, sikur janë të programuar dhe dirigjuar të pranojnë vetëm një „muzikë“ ose „melodi“ të njejtë fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike, partiake, rajonale ose krahinore në kohë dhe hapësirë, e cila, pos tjerash ndikon, reflekton, penetron, interferon dhe kontribuon edhe në riciklimin dhe përforcimin e status quo-ve, parullavve, pamfletëve, sloganëve ose recidivëve të ndryshme reaksionare, paradoksale, ataviste ose anakronike në formën ose profilin e një fati të paevitueshëm individual dhe kolektivë.
Se këndejmi, t’iu imponohësh ose futësh në bythë serbomalazezëve, turqve ose faktorëve të ndryshëm ndërkombtar, duke i shkelur ose mohuar liritë dhe të drejtat institucionale, profesionale, politike, kadrovike dhe të tjera të vëllezërve tanë shqiptar të religjionit kristian, është e njejtë me „miqësinë ose simpatinë e madhe“ në mes gjermanëve dhe rusëve, të cilët i puçin (lidhin) ose bashkojnë vetëm frika ose rreziku i përbashkët nga njeri tjetri.

ASH

Agron Shabani

Agron Shabani është autor i mijëra opinioneve, analizave dhe komenteve nga lëmitë e ndryshme, p.sh.tema politike(me sygjerime, vërejtje, propozime, argumente etj.), që i ka të botuara nëpër gazeta e portale mediale shqiptare por edhe Kroate, pasi që, Agroni pas Gjinazit Klasik që kreu në Gjakovë, ai studioi në Zagreb Univerzitetin e Shkancave Politike dhe sot mbanë titullin-Diplomirte POLITIKOLOG !

More Posts

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen