Reagim i Rrjetit Intelektual Shqiptar( RRISH)…

Analiza & Komente | Rrezore | 03.08.23 | 22:07

Rrjeti Intelektual Shqiptar  është aktiv që nga viti 2020, me formimin e Drejtorisë së Përgjithshme ( Ekzekutive) nën drejtimin e z. Zef Prenka dhe të Zyrës së Koordinimit të Përgjithshëm, me Koordinator z. Agim Dedaj, pastaj, Koordinatorin për Shqipëri z. Vladimir Llakaj dhe një drejtor i drejtorisë për Drenas z. Ismet Sopi.

RRISH, ka arritur të ketë një antarësi( jo obligative), nga e cila mbi 60, janë në pritje të nominimeve për përgjegjësi të reja( edhe për “ kupolën) dhe ndjekës dhe simpatizantë të shumtë ( sidomos nga rrjetët sociale), për arsye se, qëndra e RRISH-it ndodhet në Berlin dhe Drejtoria e Përgjithshme nga muaj Janar, 2023 ka kaluar në Bernë të Zvicrres.

Rrjeti Intelektual Shqiptar, ka statusin dhe në bazë të statusit është i definuar si Organizatë e pa definuar ( deri në regjistrim zyrtar!), ndonëse të gjitha përgjegjësitë dërgojnë në organizim politiko-shoqëror…

Janë bërër disa prononsime nga drejtori Ekzekutiv z. Z.P në media përfshirë RTSH1, Radio Dukagjini, disa portale si dhe në Instagram, Fb dhe Twitter.

kësaj radhe kemi kërkuar leje nga Infocëntër në Berlin për publikimin e këtij reagimi.

Ta ndjekim!

V Ë R E J T J E

[(për të dy kryeministrat)& të dy qeverive shqiptare], pra Kosovë-Shqipëri!

Pushteti nuk mirret për të ua përmirësuar jetën dhe gjëndjen ekonomike vetëm një grupi, apo subjekti politik.
Pushteti është përgjegjësi e madhe ndaj çdo qytetari.

Në momentin që pushteti servon interes grupor, subjektiv etj. ay pushtet nuk meriton qeverisje me vëndin, përkatësisht shtetin.

A kemi patur ne shqiptartë deri më tani( nga të dyja anët), qeveri në shërbim të shtetit dhe kombit ?

Sigurisht që, jo!

A janë bërë politikat e jashtme dhe tregëtia për interesa ekskluzivisht kombëtare!

Sigurisht që, jo!

A kacafytën pozitë-opozitë për pushtet me qëllime të ngushta grupore dhe për subjektin përkatës?

Po, çdo herë!

Pse, ua japin votat( edhe pse me pjesëmarrje nën 50%), kur dihen të gjitha këto qëllime, keqbërjet dhe keqqeverisjet tuaja?

Votat ju,i bleni!!
Votat i siguroni, përmes servilëve dhe militantëve( që janë supër e keqja) e këtyre “ shteteve”…

Mjafton (që të mos “vajtohet” për ju!), të kthejmë sytë e mëndjen në dy funksione qeverisëse: politikën për punë të jashtme dhe atë të brëndshme.

Të dyja këto shkëlqejnë nga mjerimi!!

🤔 Sygjerimi ynë!

Çka kërkohet nga pushtetet tuaja?

1. Të zbrisni në rrafshin popullor dhe nga aty, t’i shihni hallet dhe peripetitë e qytetarëve.

2.Të punoni ( si një shtet- konfederatë), sidomos në keto dy dikasteret, pra politikën e jashtme dhe atë të brendshme.

3. Tregëtia të jetë e lejueshme dhe të çmohet çdo produkt vëndor, më shumë se çdo produkt i importuar.
Kujdesuni për ekonomi dhe politikë strategjike, pra tregohuni dhe veproni si strateg të mirëqenjes së përgjithshme.

4. Mos lejoni krimin e organizuar, ndërhyrjet tinëzare dhe qëllimkeqe të shteteve “mike” që të iu përqajnë!!

5. Mendoni dhe veproni si një shtet edhe pse me administrata të ndara, por të punoni që bashkimi kombëtarë të realizohet jo me megallomani e opinione publike e politike, por të bëhet bashkimi i mëndjeve, shpirtit dhe trupit shqiptarë, si detyrë e shënjtë dhe jo propagandë për opinion( që bashkësia ndërkombëtare nuk do ta lejojë >ad hoc<…).

Kështu, do shihet fillimi i korrigjimit të gabimeve qeverisëse dhe i kryeneqësive të ulta të lidershipit tuaj nga të dy shtetet tona shqiptare.

Kështu fitohet simpatia dhe besimi nga të gjithë shqiptartë( jo vëtëm të klaneve tuaja,si deri më tani).

Kështu marrin fund kryeneqsitë dhe paturpësitë tuaja.

Kështu kthehet fuqia punëtore dhe zelli për jetesë në vëndlindje dge jo të bëhemi argat e fuqi krahu për Evropë e më gjërë.

Kështu kthehet siguria dhe shteti meriton ketë epitet, pra të quhet -shtet!

Kështu kombit shqiptarë i kthehet dinjiteti dhe autoriteti i nëpërkëmbur me dekada nga të tjerët, të cilët, zatën jo që qeverisin me qytetarët e tyre qindra milionësh, por se, po qeverisin edhe me mbi 100 nacionalitete tjera (milionëshe për nga numri) që i kanë në bashkëjetesë dhe bashkëpunim përbrenda shtetit të tyre, bie fjala Gjermani, Austri, Zvicërr etj.!!

Pra, ju veq se titullin e mbani kryeministra, se në fakt nuk jeni.

Jeni vetëm barinjë të mbrapshtisë së përgjithshme popullore.

Ju po kujdesi dhe jeni kategorik për të zhvleftësua çdo vlerë, shkencore, arsimore- edukative, ekonomike dhe politike. Atëherë!

Pse jeni aty? ( në fron të djallit)!!Pse?

Infocentër e RRISH
Berlin

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen