17 Shkurt 2016-Festë e Protestë!

OP-ED | Zef Prenka | 17.02.16 | 19:04

Në 8 vjetorin e (ri) shpalljes së Pavarësisë, sot në Prishtinë u festua me protesta të fuqishme.
Zaten, kjo situatë sa madheshtore për faktin se, festohet një Pavarësi e shumëpritur ( më se një shekull), nga ana tjetër e nderë deri në atë masë, sa që, të humbët ndjenja festive, të kapërthen sikleti dhe mosdurimi.
Pse, e gjithë kjo katrahurë në një shtet të ri?
Pse, po keqkuptohet Demokracia?
Pse, politika ditore në kosovë po e hasmon popullin?

Pozitë dhe opozitë janë në një situatë që nuk kanë ofrue opcione për çasje në projekte madhore për zhvillimin e vëndit, përkundrazi, që të dyja palët po jargitën që të fitohet pushteti dhe përmes votës së qytetarit, keta kapadai jo vetëm që nuk ia shpërblejnë votën, por, me arrogancë të pa parë në sistemin pluralist „fituesit“ e pushtetit ia kthejnë shpinën qytetarit, por gjithmonë me plotë gojë dhe pa fije turpi të gjitha keqbërjet që po i bëjnë, ia mveshin qytetarit duke aluduar kinse po e mbrojnë votë e tyre…

Ata premtuan gjithçka dhe deshtuan për gjithçka!?

UNESCO dështoj bashk me liberalizim vizash  që, thënë të vërtetën nuk do duhej bërë asnjë kompromis me BE- në sepse edhe ashtu vonë do ti kenë?!
Kosova është në pozitë qeverisëse jashtzakonisht të ndjerë dhe shumë të rrezikshme, ngase, çdo ditë e më tepër po humbet durimi i qytetarëve të lodhur me premtime boshe dhe të stërngarkuar me dështime.

Vetëm për 16 vite liri dhe 8 vite (ri) pavarësi, Kosova prodhoj jo mirëqënje, jo siguri, jo stabilitet, jo simpati ndërkombëtare, jo përfitime në aspektin e të qënurit sovran e shumë jo- tjera, por, Kosova prodhoj dhunë, korrupcion, kriminalitet banal, prodhoj ekstremizëm fetar, prodhoj axhenda të mohimit të kombit dhe figurave kombëtare, prodhoj arsimim të dobët, prodhoj milionerë që para lufte nuk kishin para as për një kifle, tani ajo klikë e ka kapë shtetin..!?
Nuk është vetëm qështja e milionave të „fituara“ nga lidhja mafioze e politikajve të Kosovës, qështja është më serioze se aq- sepse, kemi të bëjmë me krerët shtetrorë që paskan qenë axhendë të sherbimeve ndërkombëtare dhe si të tillë për ta ruajtur pushtetin e uzurpuar prej qytetarëve, ata, po „guxojn“ të bëjnë pazare me territore shtetrore, me lojalitet të sovranitetit duke pranuar që pakica serbe në Kosovë edhe pse na vranë, na dogjën dhe na zhdukën kufomat, ata duhet ta gëzojnë edhe shtetësinë e trefishtë;
a) sturkturë e pavarur brenda Kosovës
b)Komunat e tyre -përveq buxhetit komunal të tyre, ato do të thithin mjete edhe nga taksapaguesit shqiptarë anë e kënd Kosovës dhe nuk e njohin ketë shtet, por mjelin buxhetin e tij
c) si striktura parale, bashkësia e komunave serbe do të  përfitojnë edhe  nga buxheti i serbisë…
Pra, krerët e politikës ditore në Kosovë po shantazhojnë votën e qytetarëve, sepse, ata nuk janë autorizuar që të veprojnë kështu por për kso qështjesh madhore( makro politike) duhet të pyetën të gjithë, pra, të organizohej Referendum dhe sidomos bashkëpunim i ngushtë me opozitën.
Këto dhe shumë fakte tjera të shëmtuara( ndesë për lexuesin – të dhiera!) që po servon qeveria e Kosovës, sidomos pas vdekjes së Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, jo vetëm që duhet thënë porse, duhet të largohën edhe pa dëshirën e tyre. Nga ana tjetër edhe opozita po vetkënaqet, se ka fakte të mjaftueshme për pozitën destruktive dhe të shantazhuar tashmë duke harruar se edhe kjo opozitë ishte pjesë e votimeve në Parlament deri në finalizim të marrveshtjeve… Dhe si e tillë nuk ka opcione të qarta rreth qeverisjes ndryshe…!?

Tani është mjaft dhe të përgaditën për zgjedhje të parakohshme!

Zef Prenka

prishtina 2016

Prishtinë -17.shkurt 2016

Prishtina 2016

Prishtinë -17.shkurt 2016

Prishtinë -17.shkurt 2016

Prishtinë -17.shkurt 2016

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen