Votoni kėlyshėt e Evropės!
Teki DERVISHI

Shroder po thotė se “Kosova ėshtė pavarėsuar para kohe”. Ai tipi gjerman e di kohėn. Si avokat qė ėshtė i “Gazpromit” tė Serbisė. Po lere kohėn, ai thotė se disa shtete tė Evropės e kanė pranuar pavarėsinė e Kosovės, por nėn diktatin e ShBA-sė. Pra e kanė pranuar formalisht, unilateralisht, kurse multilateralisht (nė selinė e BE-sė) Solana e ka ngulur gozhdėn ku e mbėrthen si Krishtin nė kryq “neutralitetin” ushtarak policor dhe gjenocidal ekonomik kulturor kundėr Kosovės. Pėr dhjetė vjet Evropa e dekulturoi Kosovėn, arriti atė qė Serbia nuk kishte arritur pėr 100 vjet okupim, dhe kėtė gjenocid e bėri me ndihmėn e ish-shqiptarėve qė luajnė rolin e pushtetarėve, parlamentarėve dhe administratorėve “konsolidues tė institucioneve” tė shtetit tė pavarur pa sovranitet. Kosova e futur nė geto sot po pėrjeton gjenocidin ekonomik dhe kulturor tė mercenarėve (tradicionalė) tė Rusisė nė Bruksel.

Qeveria e Hashim Thaēit po e pjellė edhe njė ministri tė re, ministrinė e Integrimeve Evropiane, qė do tė punojė nė zyrat e Ministrisė sė Bujqėsisė. Edhe sipas Shroderit, pasi na pavarėsuan Vilsoni, Regani dhe Bushi Senior, shqiptarėt e Kosovės po ia dorėzojnė sovranitetin e pavarėsisė (politike e jo faktike) armikut historik tė shqiptarėve - Evropės. Evropa do tė na integrojė me njė kusht (kur ta plotėsojmė, zoti e di kur) kur t’i pranojmė kriteret e Evropės qė ka pėr integrimin e Serbisė nė Evropė. Kur nuk do tė ketė mė identitet kombėtar dhe kur do tė zhduket “trashėgimia negative” e shqiptarėve nė Kosovė dhe kur kosovarėt, si komb ri pa traditė dhe trashėgimi, do ta pranojnė shpirtėrisht se Kosova ėshtė trashėgimi serbe, siē po thotė Baba Papa Benedikti Gri dhe siē po thotė UNESKO e Valon instrumentistit ministėr Beqirit tė Hashim Thaēit.

Dhe a e dini kur ka vendosur Thaēi (lexo Fejti) qė tė pillet edhe njė ministri e integrimeve me Evropėn? Pikėrisht u vendos po atė ditė kur ambasadorja e SHBA-sė nė Kėshillin e Sigurimit, nė mėnyrė decide tha se “ėshtė pikėrisht tash koha kur Kosova nė politikėn ndėrkombėtare duhet tė veprojė e pavarur”. S’di qysh mė qartė tė thuhet: “Ruajuni se ju lėpiu Evropa serbisht”. Kush tė ruhet? Nuk mundemi me ADN kuslinge pa integrime, siē nuk kemi mundur njėherė pa Babėn Sulltan, pastaj pa Babėn Sovjet, mė vonė pa Babėn Mao Ce Dun, ku me mujtė tash pa Babėn Filip Sollana?! Diktatura e BE-sė nė Kosovė ėshtė krejt transparente: spiunazhi, pėrdorimi i njėditshėm i spiunėve tė dikurshėm tė Serbisė, armata e krejt Evropės, policia e Evropės, zhbiruesit dhe zhvatėsit qė pjellin ekonomi informale (Serbia prodhon, Kosova blen, nuk punon, nuk stimulohet puna, po papunėsia, kolonizimi tipik) qė Kosovėn e ka shndėrruar nė njė lavatriēe pėr shpėlarjen e parave tė pista tė Evropės. Evropa qorton Kosovėn pėr korrupsion, kurse nė tė vėrtetė mafia e saj politike me argatėt nė FMN e konstrukton korrupsionin, kurse djemve varfanjakė ish-shqiptarė tė Solanės ua vė nga njė asht qeni nė gojė, duke i pėrbuzur me nofkėn “tė korruptuar”.

Votoni pėr kėta kėlyshė tė Solanės! Se kėta (tė gjithė pa pėrjashtim) nė fushatė paraelektorale po betohen se me ēdo kusht do tė integrohen me Evropėn, kėta janė ata (Kuēi) qė janė betuar se nuk do tė veprojnė asgjė pa bashkėpunim dhe marrėveshje me “ndėrkombėtarėt” (lexo Evropėn). Aq u bėn kėtyre pse ambasadorja e SHBA-sė nė OKB (Rozmari di Karlo) nė KS thotė se “ėshtė pikėrisht tash koha kur Kosova nė politikėn ndėrkombėtare duhet tė veprojė e pavarur”. Ėshtė koha t’i jepet fund kuslingitetit, por ju votoni pėr kėlyshėt e Solanės, se para se t’i zgjidhni ju, mė parė i ka zgjedhur UNMIK-u pėr ta ruajtur sovranitetin 1244 tė Serbisė.

Asnjėherė, qė kur u shpall pavarėsia e Kosovės, nuk e kam mohuar pavarėsinė, por kam insistuar se Kosova nuk ėshtė e lirė. Kėshtu jam dukur kontradiktor, si mund tė jesh edhe i pavarur edhe jo i lirė? Njė elokuencė e thellė e Migjen Kelmendit, mė bėri tė kuptoj pse dukesha kontradiktor. Ai tha nė njė emision tė TV “Rrokumit”: “Kosova ėshtė e lirė, por nuk ėshtė vend i lirive”. Pse? Dikush na ēliroi, por ne ua dorėzuam lirinė dhe sovranitetin atyre qė historikisht ishin aleatė tė Serbisė pėr t’i okupuar territoret shqiptare.

Klasa politike e Kosovės ėshtė reprezente e Evropės protektoratore ushtarake-policore. Kjo klasė politike ndodh tė jetė edhe pėrfaqėsuese e “popullit” tė paadresuar nė Dekretin zyrtar evropian. Nė asnjė dokument tė Evropės nuk pėrmenden “shqiptarėt” e Kosovės, por vetėm serbėt dhe tė tjerėt. Kėshtu si ėshtė projektuar nga BE-ja dhe diktatura e saj nė KS institucioni shtetėror i Kosovės, ēdo gjė do tė ishte normale dhe nė rregull, sikur legjislativi dhe ekzekutivi tė mos ishin tė varur nga diktati autokrat-policor evropian nė emėr tė “mbikėqyrjes” ndėrkombėtare. Fakti se “mbikėqyrėsi” “ndėrkombėtar” nuk e pranon sovranitetin e shtetit tė Kosovės dhe po shpallet si ekzekutor i politikės nė Kosovė, e relativizon faktoritetin edhe tė legjislativit edhe tė ekzekutivit tė institucionit tė shtetit tė Kosovės. Nė teoritė politike ky tip i tillė shteti quhet shtet kusling. Klasa politike nė Kosovė nuk ėshtė e zgjedhur nga populli, por ėshtė e emėruar sipas listave tė UNMIK-ut. Ėshtė e emėruar dhe e autorizuar tė zbatojė urdhra nga platforma zyrtare e strategjisė politike tė Kėshillit tė Sigurimit, pėrkatėsisht tė Bashkėsisė Evropiane. Kjo klasė politike pėrfaqėson zyrtarisht platformėn strategjike tė tė huajve pėr “zgjidhjen e ēėshtjes” sė Kosovės sui generi-ke. Kjo shpurė parapolitike, pėrfaqėsuese e strategjisė Evropiane, e ka ndihmuar Evropėn qė Kosova sot tė jetė vendi mė i varfėr nė botė dhe me qytetarė tė prekur nga epidemia qė quhet “traumė e luftės” dhe e gjenocidit fizik, ekonomik, kulturor.

“Ėshtė pikėrisht tash koha kur Kosova nė politikėn ndėrkombėtare duhet tė veprojė e pavarur”. Kjo do tė thotė, koha tė dalė nė skenė njė lėvizje politike qė do tė angazhohet kundėr riokupimit tė shtetit tė pavarur tė Kosovės.