Pavarėsia e Kosovės sipas tė Drejtės Ndėrkombėtare


Zgjidhja mė e mirė e dyshimeve dhe hezitimeve qe ende duket se jetojnė diku do tė ishte pėrshpejtimi i gjithė procesit tė integrimit tė gjithė Ballkanit Perėndimor nė rrugėn e anėtarėsisė nė BE, mundėsisht dhe preferencialisht pa nėnndarje tė kėtij rajoni qė jeta, historia, gjeografia, vokacioni dhe fati i tė ardhmes ėshtė vetėm nė Evrope. Sa mė parė aq mė mirė.

Zef Mazi























Shumė zhurmė dhe opozitė u bė dhe vazhdon tė bėhet nga ana e Serbisė pėr kėtė cėshtje, qė ėshtė e kuptueshme. Kėshtu ka bėrė dhe bėn edhe njė anėtar i pėrhershėm i Kėshillit tė Sigurimit, qė duket pak mė vėshtirė tė kuptohet, nėn pretendimin se kjo gjė ka shkelur tė drejtėn ndėrkombėtare dhe Kartėn e OKB-sė dhe ka cėnuar integritetin territorial tė njė shteti. Zhurma nė fakt nuk mbėshtetet nė baza tė qėndrueshme legale, politike dhe morale.

Universiteti ėshtė vendi i pėrshtatshėm pėr t’u pėrpjekur tė analizohen gjatė disa dokumenta kyc tė sė drejtės ndėrkombėtare qė do tė ndihmonin tė arrihen konkluzionet e duhura. Po i referohem disave prej tyre qė, sipas meje, japin njė justifikim tė plotė legal pėr tė drejtėn e Kosovės pėr vetėvendosje, ose pavarėsi.

Nuk ėshtė risi tė thuhet se shumė ėshtė shkruar rreth parimit legal ndėrkombėtar tė vetėvendosjes. (Shih, p.sh Ved Nanda: The New Dynamics of Self Determination: Revisiting Self Determination as an International Law Concept: a Major Challenge in the post Cold War Area, 3 ILSA J Ind’l & Comp L 443 (1997), Note 1). Nė tė drejtėn ndėrkombėtare kjo ėshtė pėrcaktuar fort dhe qartė si opinion juris. (Frederic L. Kirgis, Jr. The degrees of self determination in the UN Ear, 88 AJIL 304 (1994) citting, Frederic L. Kirgis, Jr. Custom on a sliding scale, 81 AJIL 146 (1987), note 21).

Sic ka shkruar shkencėtari i njohur i tė drejtės ndėrkombėtare, Tomas Frenk, nė Post Modern Tribnalism and the Right to Secession, “njė minoritet brenda njė shteti, vecanėrisht kur ai zė njė territor tė qartė, mund tė ketė tė drejtė tė shkėputet – pak a shumė nė mėnyrė analoge me tė drejtėn e dekolonizimit – nė rast se atij minoriteti i mohohen nė mėnyrė tė panderprerė dhe ashpėrsisht barazia politike dhe shoqėrore, si dhe mundėsia pėr tė ruajtur identitetin e tij kulturor”.

Mė tej, professor Nanda shkruan (shih shenimin 1 mė sipėr, nė 443), “privimet e ashpra tė tė drejtave tė njeriut shpesh nuk lenė alternativė tjetėr pėrvec ndarjes territoriale”. Ky ka qenė problemi me tė cilin ėshtė ndeshur populli i Kosovės pėr shume dekada me radhė. Sic u tha, jo vetėm qė e drejta ndėrkombėtare e njeh tė drejtėn e shkėputjes, nė rrethana tė caktuara, por shumė shkencėtare tė sė drejtės ndėrkombėtare janė tė mendimit se nė rrethana tė caktuara, ajo ėshtė plotėsisht e justifikuar.
Nė njė numėr tė madh studimesh autoritare pėr vetėvendosjen, nė pėgjithėsi predominon mendimi se e drejta e shkėputjes nuk ėshtė automatike, apo e garantuar, por nė rrethana tė caktuara, shkėputja ėshtė ajo qė duhet bėrė, ajo qė rekomandohet, dhe se, refuzimi i prere i tė drejtės pėr vetėvendosje nuk ėshtė i saktė.

Pėr mė tepėr, autoritetet e ligjit ndėrkombėtar, nė pėrgjithėsi, janė tė mendimit se duhet tė plotėsohen disa kritere tė caktuara pėrpara se tė jepet apo njihet e drejta pėr shkėputje, sic ėshtė: 1) identifikimi i grupit qė kėrkon tė drejtėn e vetėvendosjes dhe ēfarė e drejte ėshtė ajo (Ved Nanda, Self determination under international law: validity of claims to secede, 13 case W Res J, Int’l L. 257, 275 (1981), 2) cila ėshtė natyra dhe objektivi i pretendimit dhe i kėrkesės tė grupit, 3) cilat janė arsyet qė qėndrojnė prapa kėrkesės tė grupit, dhe 4) shkalla e deprivimit tė grupit nga tė drejtat themelore tė njeriut. Kėto kritere pėrfshijnė elementė objektivė dhe subjektivė.

Kriteret objektive janė: sfondi i tyre i pėrbashket racor, etniciteti dhe gjuha, feja dhe trashėgimia kulturore; tjetėr faktor madhor objektiv ėshtė territori i pėrcaktuar i grupit dhe kufij tė pėrcaktuar qartė, tė dalluar dhe njohur si tė tillė. Kriteret subjektive janė: deri nė cfarė mase individėt brenda kėtij grupi e perceptojnė veten kolektivisht si popull, dhe sė fundi, shkalla sipas tė cilės grupi qė kėrkon vetėvendosje ėshtė nė gjėndje tė formojė njė grup tė qėndrueshem politik, i aftė tė mbijetojė dhe funksionojė.

Nga tė gjithė kėndvėshtrimet qė dikush dėshiron t’i shikojė dhe analizojė kėto kritere, ato dalin tė jenė vėrtetuar se janė tė aplikueshme dhe unikale pėr Kosovėn. Ato e bėnė shumė tė dukshme vleftshmėrinė e kėrkesės tė Kosovės pėr vetėvendosjė, pėr rrjedhojė erdhi dhe vendimi pėr shkėputje, dmth pavarėsi.

Le tė bėjme njė referencė tė shkurtėr, nė kėtė pikė, pėr vetėvendosjen nė kuadėr tė OKB-sė: historia e vetėvendosjes nė fakt i ka rrėnjėt te Paqa e Vestfalisė (1648); shumė mė vonė Presidenti Uilson e shpalli kėtė koncept nė Lidhjen e Kombeve (1919), por ajo pėr shumė vite qė do vinin nuk do bėhej pjesė e instrumentave ndėrkombetare deri nė formimin e OKB nė vitet 1950-tė. Nė 1960, Deklarata e Dhėnies tė Pavarėsisė Vendeve dhe Popujve Kolonialė
shpallte: “tė gjithė popujt kanė tė drejtė pėr vetėvendosje; nė pėrputhje me virtutet e kėsaj tė drejte, ata nė liri pėrcaktojnė statusin e tyre politik dhe nė liri cojnė pėrpara zhvillimin e tyre ekonomik, shoqėror dhe kulturor”. Megjithkėtė, vetėvendosja nė atė Deklaratė kishte si objektiv tė vetėm dekolonizimin. Ajo pėrmbante edhe njė artikull, sipas tė cilit ndalohet cenimi apo prishja e unitetit kombėtar dhe integritetit territorial tė njė shteti (Shiko Micaela Pomerance, The United States and Self Determination: Perspectives on the Wilsonian Conception, 70 am.J Int’l L. 1 (1976). Kjo deklarate u citua thjesht pėr tė ilustruar se nė disa kryeqytete sot, tė menduarit duket se ėshtė ende prapa, nė kohėn kur OKB trajtonte dhe miratonte deklarata qė do tė siguronin qė procesi i dekolonizimit dhe i pavarėsisė tė ecte pėrpara. Dhe ashtu u bė. Nė fakt, ka shumė vite, qė Komiteti i Dekolonizimit i OKB ka pushuar sė egzistuari nė strukturėn e Komiteteve tė OKB-sė.

Pikėrisht kjo dhe ajo qė pasoi duket se ėshtė absolutisht e vlefshme edhe pėr Kosovėn. Nė vitin 1970, Asambleja e Pėrgjithėshme e OKB miratoi unanimisht Deklaratėn e Parimeve tė sė Drejtės Ndėrkombėtare nė Lidhje me Marrėdhėniet Miqėsore. (Edhe Ekipi i Unitetit i Kosovės i ofroi palės serbe, gjate bisedimeve me ndermjetėsine e Presidentit Ahtisari, njė dokument mbi parimet e marrėdhėnieve tė fqinjėsise sė mirė qė nuk u pranua nga ana serbe!)

Njė nga parimet e Deklaratės tė OKB-sė ėshtė ajo e “tė drejtave tė barabarta dhe e vetėvendosjes” tė popujve, ku deklarohdet se, “tė gjithe popujt kanė tė drejtė nė liri tė plotė tė pėrcaktojnė, pa ndėrhyrje nga jashtė, statusin e tyre politik dhe tė cojnė pėrpara zhvillimin e tyre ekonomik, shoqėror dhe kulturor, dhe ēdo shtet e ka pėr detyrė tė respektojė kėtė tė drejtė nė pėrputhje me dispozitat e Kartės” (shih Shenimin 1 me lart, 229).
Cdo shtet, sipas kėsaj Deklarate, e ka pėr detyre, ndaj nje populli qė kėrkon tė drejtėn e vetėvendosjes, “tė mos ndėrmarrė asnjė veprim force qė u heq apo i mohon popujve… tė drejtėn e vetėvendosjes dhe tė lirisė dhe pavarėsisė. Nė veprimet dhe rezistencėn e tyre ndaj veprimeve tė tilla tė forcės nė ndjekje tė tė drejtės tė ushtrimit tė sė drejtės tė vetėvendosjes, kėta popuj kanė tė drejtė tė kėrkojnė dhė tė gėzojnė (tė marrin) pėrkrahje nė pėrputhje me qėllimet dhe parimet e Kartės”.

Nga ana tjetėr, njė shtet qė kėrkon mbrojtje “duhet tė ketė njė qeveri qė pėrfaqėeson tė gjithė popullin e territorit, pa dallim race, besimi apo ngjyre”. Fjala kyc ketu ėshtė “qeveri qė pėrfaqėson gjithė popullin”. Kur nuk ka pėrshtatshmėri me sa thamė, si nė rastin e Kosovės, ajo qeveri kryen shkelje dhe, pėr rrjedhojė, nuk gėzon tė drejtėn e mbrojtjes nga ēdo veprim qė do tė shpėrbėnte ose pengonte… integritetin (e tij) territorial ose unitetin politik. Nė kėtė drejtim, Beogradi nuk ka pėrmbushur kushtet dhe detyrimin. Pėr mė tepėr, nė rastin e Kosovės, qeveria e Beogradit, duke aplikuar pėr dekada tė tėra opresion tė pandėrprerė dhe tė programnuar, shkelje tė tė gjithė llojeve tė tė drejtave tė njeriut, pėrfshirė duke aplikuar ligjin ushtarak dhe duke i hequr tė gjitha tė drejtat politike te kosovarėve, thjesht pėr arsye tė etnicitetit tė tyre, pėrbėn shkelje te plote tė Deklaratės qė cituam mė lart.

Prandaj, Beogradi nuk duhet tė presė qė “integriteti i proklamuar territorial” do tė mbrohej. Edhe po ta shohėsh nė njė kėnd tjetėr, njė shtet qė nuk ka qeveri qė pėrfaqėson tė gjithė popullin e ka nėnkuptuar se i hiqet e drejta e tij pėr integritet territorial, nė mėnyrėn sesi e percepton ajo atė, dhe si e tillė, nuk ka tė drejtė tė kėrkojė mbrojtje ndėrkombėtare nga shkėputja. Ndėrsa lufta e kosovarėve pėr liri, qė ka qenė rezultat i politikės tė pandėrprere tė genocidit qė kulmoi me pėrzėnien me forcė tė afro 1 milion njėrėzve nga shtėpitė e tyre, me vrasje, shkatėrrime dhe djegje tė mijėra e mijėra shtėpive dhe fshatrave, ėshtė vlerėsuar si luftė pėr vetėmbrojtje.

Nga ana tjeter. veprimet e serbėve kundėr kosovarėve duhen parė nė kuadėr tė pėrcaktimit qė i ka bėrė Asambleja e Pėrgjithėshme agresionit: “asgje nė kėtė pėrcaktim… nuk mund kurrsesi tė paragjykoje tė drejtėn e vetėvendosjes, tė lirisė dhė tė pavarėsisė, sic rrjedh nga Karta, pėr popuj tė cilėve me forcė u ėshtė privuar ajo e drejtė qė pėrcaktohet nė kėtė deklaratė… vecanėrisht popuj qė ndodhen nėn sundim kolonial dhe regjime raciste…, as tė drejtėn e kėtyre popujve pėr tė luftuar pėr tė arritur atė qėllim dhe pėr tė patur mbėshtetje nė pėrputhje me parimet e Kartės dhe nė perputhje me deklatraten e mėsipėrme”. (G.A. Res. 3314, 29 UN GAOR, Supp (No 31) 142 UN Doc. A/0631 (1974).

Ndėrsa deklaratat dhe instrumentat e tjerė u panė nė kontekstin e sundimit colonial, por jo vetėm, (cka nė fakt mund tė thuhet se ka qenė edhe rasti i Kosovės edhe pse nuk ėshtė deklaruar si e tillė), parimet dhe tė drejtat qė OKB-ia u pėrpoq tė pėrpiqet tė mbrojė mbeten tė njėjta, pavarėsisht nėse kemi tė bėjmė me koloni apo me njė regjim represiv. Nė rastin e Kosovės, interpretimi logjik i tė drejtės pėr tė marrė mbėshtetje duhet parė dhe kuptuar si njohje nga komuniteti ndėrkombėtar i tė drejtės legjitime tė kosovarėve pėr vetėvendosje, me fjalė tė tjera, shkėputje, apo pavarėsi.
Tė ribėsh historinė dhe ngjarje specifike nuk ėshtė qėllimi i kėtij leksioni. Ajo qė ka ndodhur ėshtė e njohur nga tė gjithė dhe nuk ka nevojė pėr rielaborim. Por ėshtė e rėndėsishme tė shėnohet se, qė nė fillimet e saj si cėshtje e tillė, Kosova dhe populli i saj kanė vuajtur dhe u janė nėnshtruar tekave brutale tė cilitdo ka qenė nė pushtet nė Serbi.

Eshtė gjithashtu e njė rėndėsie parėsore tė vecohet karakteri sui generis i Kosovės nga pjesa tjetėr e lėvizjeve vetėvendosėse, tė cilave u referohen jo rrallė disa kryeqytete dhe/ose politikanė. Deri nė vitin 1989, kur Kosovės iu hoq autonomia, nė shkelje tė Kushtetutės tė njė vendi qė ka pushuar sė egzistuari qė nė vitin 1992, ajo ishte njė entitet autonom, me njė status politik tė barabartė me atė tė gjashtė republikave tė tjera. Sipas saj, njė shqiptar i Kosovės kryesonte. sic edhe ka kryesuar, republiken federative si pjesė e rotacionit presidencial tė ish RFSJ.

Prandaj, natyra dhe objekti i pretendimit tė kosovarėve dhe arsyet pėr kėrkesėn e tyre lidhen tė gjitha sė bashku nė njė pėrgjigje tė thjeshtė: ndaj tyre jane ndėrmarrė ēdo dite akte genocide dhe agresioni gjatė njė periudha shumė tė gjate, tė pandėrprerė, te cilat, profesor Nanda, qė nė vitin 1981, nė punimin e tij, “Self Determination Under International Law: Validity of Claims to Secede”, e ka pėrshkruar si, “duhet tė ketė fare pak shpresė qė ēdo veprim, nėse nuk ėshtė shkėputje, do tė kėnaqė dėshirėn e nėngrupit (dmth kosovarėve) pėr tė marrė pjesė efektivisht nė procesin e vlerės”.
Edhe pse elementėt priten dhe mbishtresėzohen, cėshtja e tė drejtave tė njeriut ėshta pa diskutim testi i fundit, nė kuptimin se “deri nė c’masė grupi vuan nėnshtrim, dominim dhe shfrytėzim… dhe nė c’masė anėtarėt e vecantė janė tė privuar nga mundėsia pėr tė marrė pjesė nė procset e vlerės tė njė grupimi politik pėr shkak tė identifikimit tė grupit tė tyre.” Prandaj, nė kėtė kuptim, Prof Nanda shkruan, “privimet e ashpra tė tė drejtave tė njeriut shpesh nuk japin alternative tjetėr pėrvec ndarjes territoriale. Komuniteti ndėrkombėtar duhet t’i pėrgjigjet nė mėnyrė tė efektshme dhe efikase pasojave tė shkėputjes. Ėshtė bėrė gjithnjė e mė e njohur lidhja e ngushtė qė egizston midis tė drejtave tė njeriut dhe paqes dhe sigurisė ndėrkombėtare.”

Deri nė kėtė pikė iu referuam mendjeve mė tė ndritura tė sė drejtės ndėrkombėtare dhe dokumentave pėrkatės duke kujtuar, nė kėtė drejtim, se mosrespektimi i tė derjtave qė mishėrohen ne kėto dokunenta rezultojnė nė atė qė te gjithė kemi parė nė ekranet televizive, dhjetra e qindra mijėra refugjatė duke ecur nė kėmbė qindra milje pėr t’i shpėtuar pėrdhunimeve, vrasjeve, rrahjeve, plackitjeve, djegjeve dhe shkatėrrimeve masive tė fshatrave tė tėrė, shkelje tė tmerrshme, masive, tė planifikuara tė drejtave tė njeriut nė Kosovė.

Me lejoni tė pėrmend kėtu, pėr ilustrim, dy libra, mbi 300 faqe secili, mbi situatėn e tė drejtave tė njeriut nė Kosove nė periudhėn para dhe gjatė luftės, pėrpiluar dhe botuar nga ODIHR/OSBE, organizėm ndėrqeveritar, “gardian i tė drejtave tė njeriut”. Kėto janė dokumenta zyrtarė qė u jane shperndarė tė gjithė shteteve pjesėmarrėse. Ato do tė ishin shumė tė rekomandueshme pėr gjithė ata qė mund tė kenė dyshime pėr sa mė sipėr. Shkurtimisht, jo vetėm qė ato veprime ngrihen nė nivelin e krimeve kundėr njerėzimit, por edhe shkelin brutalisht tė gjithė instrumentat e tė drejtave tė njeriut qė janė nė fuqi. Prandaj ėshtė e drejtė tė pohohet se Kosova e plotėson kriterin e mbajtjes tė gjithė barrės nė pėrputhje me “testin e deprivimit tė tė drejtave tė njeriut”.

Pas trajtimit shkurt tė grupit tė parė tė cėshtjeve, le tė shikojmė disa aspekte tė tjera tė sė drejtės ndėrkombėtare.
Si cėshtje e njė rėndėsie jetike pėr Shqipėrinė, shqiptarėt besojnė se zgjidhja pėrfundimtare e statusit tė Kosovės u kėrkua si domosdoshmėri nga zhvillimet dhe realiteti nė terren nė Kosovė. Ajo u diktua gjithashtu nga interesat e stabilitetit dhe tė sigurisė nė rajon dhe nė Evropė. Prandaj, ishte krejtėsisht normale qė edhe Evropa tė kishtė interes jetik qė tė siguronte pikėrisht atė - paqen, stabilitetin, prosperitetin dhe bashkėpunimin e qėndreueshėm afatgjatė kudo nė territorin e saj.

Tė kundėrshtosh zgjidhjen sipas kėsaj linje logjike nuk bėn gjė tjetėr vecse le hapsirė pėr cfo interpretim, pėrfshirė atė tė mungesės tė interesit pėr tė pasur njė Evropė nė paqe dhe siguri tė qėndrueshme. Prandaj, kohezioni, uniteti i qėllimit midis SHBA dhe Bashkimit Evropian nė kėtė cėshtje ka qėnė faktor vizionar, pėrcaktues dhe tepėr i vlerėsuar nė atė drejtim si dhe pėr ata qė ndajnė tė njėjtat interesa.

Sot vazhdohet tė dėgjohet se Kosova nuk ėshtė njė cėshtje specifike dhe nuk duhet trajtuar si rast sui generis. Citohen edhe shembuj qė, aktualisht, duke pasur parasysh sa u tha mė lart, nuk kanė asnjė lloj krahasimi nė cėshtjen nė fjalė. Shumė anėtare tė komunitetit ndėrkombėtar dhe tė gjithė anėtarėt e Grupit tė Kontaktit, me pėrjashtim tė njėrit, kishin mendim tė palėkundur se Kosova ishte dhe ėshtė rast sui generis. E tillė ka qėnė edhe bindja e palėkundur e Presidentit Ahtisari, njė personalitet ndėrkombėtar tepėr i cmuar dhe me njė integritet tė lartė, Laurat i Cmimt Nobel pėr Paqe, i cili ndėrmjetėsoi negociatat. Ai konkludoi se “pavarėsia ėshtė zgjidhja mė e mirė, mė e mundshme tė mbijetojė dhe mė e qėndrushme afatgjatė pėr Kosovėn si njė rast sui generis”. Edhe ne shqiptarėt besojmė fortėsisht nė kėtė arsyetim dhe konkluzion pėr njė numėr arsyesh:
Sė pari, qenė rethana specifike qė lidhen me kėtė cėshtje specifike, sic shpresoj se u argumentua qartė mė lart, dhe si do tė nėnvizohet mė tej mė poshtė, nė pėrputhjė me njė numėr dokumentesh tė tė drejtės ndėrkombėtare. Kėtyre u shtohet shpėrbėrja jo me konsensus, por nė fakt, me dhunė, e ish-Jugosllavisė, pėrmes luftrash tė pėrgjakshme qė u provokuan nga njė vend nė emėr tė unitetit dhe integritetit tė njė vendi tjetėr qė nuk egzistonte mė.

Sė dyti, ajo rezultoi nė dhunė masive, represion tė skajshėm dhe shpėrngulje e pėrzėnie masive tė njė populli tė tėrė nga shtėpitė dhe territori i tyre. Shumėkush do t‘i ketė ende tė freskėt nė sytė e mendjes pamjet e trenave tė mbushur me dhjetra mijėra njerėz, afro njė milion kosovarė, tė pėrzėnė nė grykė tė pushkės, si nė kohėn e pogromeve. Gjysma gjetėn strehė nė Maqedoninė fqinje dhe gjysma nė Shqipėri.

Sė treti, e gjithė kjo nuk qe rastėsi por ishte vazhdim i shkeljeve konstante, tė programuara, tė paramenduara, tė tė gjitha llojeve tė drejtave tė njeriut pėr dekada tė tėra, nga ana e gjithė aparatit shtetėror, deri vetėm 9 vjet me parė.

Sė katėrti, e gjithe ajo situatė coi nė vendimin pėr ndėrhyrjen e NATOs pėrmes njė rezolute tė Kėshillit tė Sigurimit dhe nė vendosjen e njė administrate tė OKB, e cila, de facto, e ndau Kosovėn nga Beogradi dhe i udhehoqi punet e Kosovės qė nga ajo kohe. Ka pasur diskutim rreth legalitetit dhe legjitimitetit tė asaj ndėrhyrje, por kjo nuk ėshtė qėlllimi i ketij prezantimi dhe ajo ėshtė trajtuar dhe sqaruar me mjaft elokuencė nga tė tjerė. Vendimi pėr cka u bė ka qėnė edhe legjitim edhe i mbėshtetur nė baza ligjore, dhe veprimi qė pasoi, po ashtu, ka qėnė plotėsisht legjitim dhe ligjerisht i bazuar.

Le tė tentojmė tė shikojmė krahasimisht njė aspekt tjetėr tė vecantė ligjor – sovraniteti dhe integriteti territorial i njė shteti. Nė rast se, sipas tė drejtės ndėrkombėtare, i referohemi pyetjes se cilėt kanė qenė aspektet legale tė shpėrbėrjes te Republikės Federative Socialiste tė Jusogllavisė (RFSJ) dhe asaj qė rezultoi paskėtaj, duket qartė se ajo qė del nė qendėr tė diskutimit ėshtė kushtetuta e atij vendi, e ashtuquajtura Kushtetute e vitit 1974. Ajo kushtetute i jepte Kosovės njė status tė dyfishtė: element konstituiv shtet-formues i RFSJ, me tė gjitha tė drejtat qė rrjedhin prej saj, dhe provincė autonome e Serbisė.

Kėtu duhet tė pėrmend Komisionin Ndėrkombėtar tė OKB-sė qė u ngrit pėr tė dhėnė opinionet ligjore rreth shpėrbėrjes te RSFJ, i njohur me emrin e kryetarit tė tij, si Komisioni Badinter, njė jurist i famshem francez. Nė Opinionin Nr 8, ky Komision thote, „RSFJ ka pushuar sė egzistuari“. Kjo do tė thotė se, nė rast se njė shtet ka pushuar sė egzistuari, automatikisht, tė gjithė instrumentat ligjorė qė lidhen me atė shtet, duke filluar nga ligji themelor i shtetit – Kushtetuta e vitit 1974 – dhe pėrfshire edhe marrėdhėniet e Kosovės me tė dhe me pjesėt e tjera tė atij shteti, gjithashtu kanė pushuar sė egistuari, sė bashku me atė vend dhe me kushtetutėn e tij. Prandaj, t’i bėhet referencė rregullimeve kushtetuese dhe legalitetit nuk duket se ėshtė e bazuar dhe nuk mund tė shėrbejė si justifikim.
Le t’i referohem njė tjetėr komisioni ndėrkombėtar – Komisioni i Pavarur i OKB pėr Kosovėn, i ngritur nga ish sekretari i Pėrgjithshem, Kofi Anan, nėn bashkėkryesinė e ish Kryeministrit Suedez dhe Gjykatėsit Goldstone, i pari kryetar i Gjykates Ndėrkombėtare tė Krimeve pėr ish Jugosllavine nė Hagė. Ai komision, qė pėrbėhej nga 11 juristė tė shquar tė sė drejtės ndėrkombėtare nga gjithė vendet e mėdha, u ngrit pėr ta analizuar gjithė dinamikėn dhe zhvillimet nė Kosovė gjatė 100 vjecarit tė fundit deri nė ditėt e jetės tė atij Komisioni. Komisioni nė raportin e tij, arriti nė pesė konkluzione alternative pėr zgjidhjen e cėshtjes tė Kosovės. Interesant tė shėnohet se, pasi analizon dhe i konsideron tė pavlefshme, jo funksionuese pėr Kosovėn, katėr alternativat e para, raporti konsideron konkluzionin e pestė si tė vetmin tė mundshėm, qė ofron zgjidhje pėr statusin e Kosovės: “pavarėsia e kushtėzuar”, ose pavarėsia e mbikqyrur, sic quhet sot, ėshtė e vetmja zgjidhje e mundshme tė mbijetoje, qė propozohet nga ai komision, sepse, sic thuhet nė raport, ndėr tė tjera, “me gjithė atė qė ka ndodhur nė Kosovė, nuk ka asnjė shans dhe mėnyrė qė Kosova tė mund tė kthehet nėn cfarėdo lloj sundimi serb”. Duhet njohur ndėrkohė se trashėgimia e shtypjes dhe e dhunės qė ushtroi regjimi i Miloshevicit e bėri pėrfundimisht tė pamundur qė Kosova tė mund tė rikthehet nėn kontrollin e Beogradit.
Pas Marrėveshjes tė Dajtonit (qe nė fakt e la Kosovėn jashtė paketės, ndonėse nuk ėshtė qėllimi tė trajtohen arsyet pėrse ndodhi ashtu atėhere), filloi procesi i Rambujesė, u hartua njė dokument qė nuk u pranua nga Beogradi, i cili deklaronte, ndėr tė tjera se, „zgjidhja e statusit tė ardhshėm tė Kosovės do tė bazohet nė vullnetin e shprehur tė popullit tė Kosovės“. Kjo coi me vonė nė Rezoluten 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit.
Por ajo rezolutė u „pre“ pėr tė shėrbyėr sipas „pėrmasave“ specifike tė asaj periudhe. Ajo ofron vetėm njė kuadėr pėr zgjidhjen e pėrkohėshme tė cėshtjes tė Kosovės deri kur tė jetė zgjidhur statusi final. Shėnohet, me gjithė respektin pėr rezolutat, se rezolutat e OKB nuk janė sacro sanct, nuk janė tė derdhura nė celik. Ato pėrpilohen nga njerezit dhe duhet t’i nėnshtrohen rishikimeve, ndryshimeve, sic mund tė jetė e nevojshme, po nga njerezit, sa herė qė ndryshojnė apo e kėrkojnė rrethanat. Duket se rezoluta 1244 ka shumė kohė qė e ka kryer misionin e saj, ėshtė bėrė e vjetėruar, e tejkaluar nga ngjarjet dhe zhvillimet, pėrfshirė gjithashtu edhe ato tė aspektit legal, sepse:
Sė pari, Rez. 1244 i referohet RFJ (Republikės Federative tė Jugosllavisė), dhe Kosovės, direkt apo indirekt, si pjesė e saj. Por ashtu sic „RFSJ pat pushuar sė egzistuari“, si e permendem mė lart, po ashtu ka pushuar sė egzituari edhe RFJ, kėsaj radhe pa njė raport tė Komisionit Badinter. Nė vitin 2005, RFJ pushoi sė egzituari, dhe juridikisht u krijua Unioni Shtetėror i Serbisė dhe Malit tė Zi. Rezoluta 1244, si kuadėr legal i RFJ, nuk pėrmend gjėkundi dhe as i bėn referencė, qoftė edhe indirekte, kėtij fakti, qė do tė thotė se nuk e njeh kėtė realitet tė ri.
Sė dyti, edhe ai „union shtetėror“, nė fakt, „ka pushuar sė egzistuari“ pas referendumit nė Mal tė Zi, cka i dha shtetit tė vogel ballkanik pavarėsinė, qė u njoh menjėherė nga komuniteti ndėrkombėtar. Pėrsėri Rezoluta 1244 nuk e njeh as kėtė realitet tė ri, dhe as i referohet atij apo Serbisė si shtet mė vete, por njė federate qė, ligjėrisht dhe praktikisht, “ka pushuar sė egzistuari” edhe dy here tė tjera, nė dy forma tė tjera, vetėm brenda njė harku kohor prej fare pak vitesh.
Sė treti, dhe pavarėsisht nga kjo, Rezoluta 1244 as qė u rimor nė diskutim pėr tė reflektuar, sė paku, kėtė realitet tė ri, ndonėse mund tė thuhet se kishte arritur pika qė kėrkonte patjetėr ndryshim tė saj. Si pėr ta bėrė kėtė situatė, dhe atė qė pasoi, edhe mė komike, disa kryeqytete vazhdonin dhe vazhdojnė t‘i referohen Rezolutės 1244 si kuadri legal pėr tė zgjidhur cėshtjen e statusit final tė Kosovės!
Sė katėrti, Rezoluta 1244 nuk vendos kufizime sa i pėrket qėllimit, objektivit tė rezultatit tė statusit. Paragrafi 11(a) shpreh shumė qartė se autonomia substanciale qė Kosova do tė duhej tė gėzonte brenda RFJ (gjallė nė kohėn kur u miratua rezoluta) ishte vetėm njė rezultat i ndėrmjetėm (kohor) „deri nė zgjidhjen pėrfundimtare“ (pending a final settlement).
Sė pesti, sikur gjithė sa u tha tė mos ishte e mjaftueshme pėr tė shvleftėsuar referencat e kesaj rezolute, nė vitin 2006 Serbia miratoi njė kushtetutė, tė cilėn disa u ngutėn ta duartrokasin. Njėlloj si veproi Milloshevici nė 1999, kur i hoqi unilateralisht autonominė Kosovės, duke injoruar vullnetin e 2 milion shqiptareve tė Kosovės, ajo kushtetutė e re pėrcaktoi, me njė vendim unilateral tė Beogradit, se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė, pėrsėri duke injoruar totalisht 2 milion kosovarė, sikur ata tė mos egzistonin fare. Pervec kėsaj, pėr tė gjithė ishte e qartė se kushtetuta u ndryshua dhe u miratua unilateralisht nga qeveria serbe bash nė mesin e procesit tė pėrcaktimit tė statusit, duke pėrjashtuar me atė akt ēdo lloj zgjidhje dhe tė ardhme tė Kosovės jashtė Serbisė. Kjo praktikisht i dha fund, unilateralisht, ēdo lloj shansi pėr tė gjetur njė zgjidhje tė negociueshme.
Kjo sjellje dhe ky vendim politik, njė pėrsėritje perfekte e tė kaluarės, i ve njė pikėpyejte tepėr tė madhe gjithė ceshtjes tė legalitetit tė asaj kushtetute sa i pėrket Kosovės, dhe praktikisht e bėn atė tė pavlefshme pėr Kosovėn. Edhe politikisht, argumenti ėshtė tepėr i dobėt. Pėrfaqėsuesit e zgjedhur tė Kosovės kishin plotėsisht tė drejtė kur thanė se „ajo kushtetute nuk ka tė bėjė aspak dhe nuk ka kurrfarė ndikimi nė cėshtjen e Kosovės“, duke e injoruar atė. Pėr rrjedhojė, ėshtė i saktė gjykimi se komuniteti ndėrkombėtar nuk mund tė jetė apo tė bėhet palė nė njė marrėveshje qė, nė fund tė fundit, kundėrshtohej nga 90 % e popullsisė tė njė territori tė caktuar. Pėrvec tė tjerave, ajo do tė ishtė nė kundėrshtim me prioritetin madhor tė Kėshillit tė Sigurimit - mbrojtja dhe ruajtja e paqes dhe sigurisė.
Po t’i referohemi edhe dokumentave themeltarė tė OSBE-se, si Akti Final i Helsinkit, pėrsėri nuk ka standarte tė dyfishtė, sic pretendojnė Serbia dhe Federata Ruse. Megjithėse OSBE-ia ėshtė organizatė rajonale nė kuadėr tė Kapitullit VIII tė Kartės tė Kombeve tė Bashkuara, ata u referohen nė fakt vetėm njė paragrafi tė Aktit Final, „integritetit territorial dhe sovranitetit tė shteteve“, pėr tė justifikuar pozicionin e tyre kundėr pavarėsisė tė Kosovės.

Mė lejoni tė kujtoj se po ai Akt Final i Helsinkit ka edhe njė paragraf tjetėr, i cili evokon parimin e „tė drejtės tė popujve pėr vetėvendosje“, qė iu referuam edhe pėrmes njė numri jo tė vogėl dokumentash tė OKB e tė tjerė mė lart. Ky parim ka karakter universal, ndėrsa parimi i mosndryshimit tė kufijve me dhunė, dmth., kufizohen vetėm mjetet qė pėrdoren, ka vetėm karakter jouniversal. Pėr tė ilustruar kėtė proces tė vazhdueshėm tė ndryshimit tė kufijve, mjafton tė kujtojmė se nė vitin 1988, Kombet e Bashkuara kidhin vetėm 147 shtete, ndėrsa nė vitin 1998 shifra kishte arritur 180 shtete.

Pavarėsia e Kosovės do tė kontribuojė, sic po vėrtetohet, nė paqe, siguri dhe stabilitet tė qėndrueshėm afatgjatė nė Ballkan. Konflikti midis shqiptarėve dhe serbėve, thellė nė rrėnjėt e tij, nuk ka qėnė konflikt institucional apo konstitucional, ai nuk ka qenė konflikt midis demokracisė dhe diktaturės, apo konflikt midis ideologjive tė ndryshme; po ashtu, nuk duket se ai ka qenė njė konflikt i mirefilltė historik pėr tė pėrcaktuar vetėm tė vėrtetat historike, as konflikt midis njė personi – Miloshevicit, sic pėrpiqen ta thjeshtėzojnė cėshtjen disa – dhe njė populli. Ai duket se ka qenė njė konflikt midis dy popujve dhe kombeve, dy kulturave, gjuhėve, traditave dhe identiteteve historike tė ndryshme dhe tė dallueshme si tė tilla, nė rrėnjėt e tė cilit, ka pasur arsye politike: ai ka qenė konflikt midis pėrpjekjeve tė serbėve pėr tė ruajtur sundimin dhe domininin ndaj shqiptarėve, dhe pėrpjekjeve tė shqiptarėve pėr liri dhe pėr pavarėsi shtetėrore politike.

Historia ka provuar qė asnjė komb e popull sllav i jugut nuk ka dashur tė jetoje me apo nėn njė komb e popull tjetėr sllav tė jugut. Pėrmes luftrash, disa prej tyre, dhe me mjete paqėsore, disa tė tjerė, tė gjithė kombet dhe popujt sllavė tė jugut ndoqėn rrugėn e pavarėsisė dhe e fituan atė. Me tė drejtė, pavarėsitė e tyre u njohėn shpejt nga komuniteti ndėrkombėtar. (Shėnohet nė parantezė se ndėr tė gjithė popujt dhe kombet pėrbėrės tė ish RFSJ, tė gjithė, me pėrjashtim tė shqiptarėve dhe hungarėve, kanė qenė dhe janė sllavė tė jugut.) Lind pyetja, pėrse, nė fund tė fundit, duhet qė njė kombi jo sllav, sic janė shqiptarėt e Kosovės, t’i mohohet e njėjta e drejtė e pavarėsisė kur rrjedha e zhvillimit tė ngjarjeve ka qenė e tillė, dhe kur tė gjithė dokumentat dhe proceset ndėrkombėtare kanė folur me zė tė lartė nė favor tė sė drejtės tė tyre pėr pavarėsi!?

Prandaj ėshtė e drejtė tė thuhet qė zgjidhja mė e mirė dhe e vetme e qėndrueshme afatgjatė ėshtė ajo qė pėrputhet, garanton dhe konsolidon vlerat themelore, sic janė liria, drejtėsia, barazia, paqa dhe siguria, etj.

Kosova i ka provuar tė gjitha format e autonomisė, asnjėra prej tyre nuk ka siguruar paqen dhe sigurinė, pėrkundrazi, ka prodhuar trazira. Asnjė lloj autonomie nuk do tė kishte siguruar njė paqe, siguri dhe stabilitet tė qėndrueshėm afatgjatė. ēdo formė autonomie vetėm do tė kishte ruajtur gjėndjen “as nė tokė as nė qiell” tė pasigurisė, “situatė e pambajtėshme”, sic thuhet nė Deklaratėn e dhjetorit 2007 tė Keshillit te BE-sė. Nga tė gjithė opsionet, vetėm pavarėsia ka qenė ajo qė do tė garantonte gjithė vlerat qė pėrmendėm.

Njė zgjidhje ėshtė e drejtė kur ėshtė legjitime, dhe zgjidhja ėshtė legjitime kur pėrfaqėson vullnetin e lirė tė njė populli. Pikėrisht kjo ka qenė dhe ėshtė e gjithė cėshtja e pavarėsisė tė Kosovės. Prandaj ajo do ta gjenerojė dhe garantojė paqe dhe siguri tė qėndrueshme afatgjatė nė rajon, edhe sepse, pėrvec sa analizuam mė lart, ajo vendos njė “ekuilibėr” disi tė munguar nė kuptim mė tė gjėrė politik – ajo vendos barazinė nė statusin e popujve dhe kombeve dhe, pėr rrjedhojė, nuk mundet vec tė sjellė me vete vlera emancipuese. Mė pėlqen tė kujton njė shprehje qė i atribuohet njė politikani tė vjetėr tė ish RSFJ, kėshilltarit dhe ideologut dorė e djathte e Titos, Milovan Gjilas, i cili ka thėnė se, “Serbia kurrė nuk do tė demokratizohet nėse nuk e heq nga qafa lakun e Kosovės”.

Pavarėsia e Kosovės, nė afat tė mesėm dhe tė gjatė, do tė luajė njė rol tė rėndėsishėm emancipues edhe pėr Serbinė. Ekuilibret e shoqėruar me barazinė e statusit midis shqiptarėve dhe serbėve do tė ndihmojnė serbėt tė clirohen nga besimi i dikurshėm se kanė forcė dhe mundėsi tė kenė dhe tė mbajnė nėn vete popuj tė tjerė. Tė gjithė kėto elementė kanė rėndėsinė e tyre, nė paketė, sepse mosbarazia midis kombeve dhe popujve, si dhe mungesa e traditave dhe vizioneve demokratike, pėrfshirė nė Serbi, dhe vecanėrisht kur vjen cėshtja tek Kosova, janė ndėr burimet mė tė fuqishme tė instabilitetit pėr paqen dhe sigurinė nė Ballkan.

Pavarėsia e Kosovės, njohja e saj, ka qenė dhe ėshtė faktor parėsor pėr tė arritur demokracinė nė tė gjithė vlerat dhe elementėt qė shoqėrojnė kėtė sistem politik. Ajo do t’i shėrbejė demokratizimit tė Kosovės dhe Serbisė. Ajo do tė ndihmojė Serbinė tė clirohet pėrfundimisht nga mitet e tė shkuarės dhe do ta cojė atė pėrfundimisht ku meriton dhe i takon – nė rrjedhėn e madhe tė proceseve, tashmė tė filluara, tė integrimeve tė plota Euro-Atlantike.

Shqipėria e ka pėrshėndetur shumė ngrohtėsisht gatishmėrinė e Shteteve tė Bashkuara, tė Britanisė tė Madhe, tė vendeve tė tjera tė mėdha e tė vegjėl, tė Bashkimit Europian, etj., pėr pėrkjekjet e tyre madhore pėr tė mbajtur pozicione tė qarta koherente dhe nė masė tė madhe tė unifikuara nė favor tė pavarėsisė tė Kosovės, dhe pėr tė asistuar nė zbatimin e zgjidhjes tė statusit, pėrmes vendosjes dhe punės tė madhe tė Misionit EULEX tė BE-sė. Kjo nė fakt ka qenė dhe ėshtė njė miratim pothuajse unanim i paketės tė Ahtisarit, qė ėshtė besuar dhe mbėshtetur si paketa mė e mirė pėr tė sjellur zgjidhjen mė tė mirė, tė vetme qė do kishte sukses dhe qė do te mbijetonte afatgjatė, nė fundin e njė procesi tė gjatė, qė i ezauroi tė gjitha rrugėt e tjera.

Bazuar nė sa mė lart, nuk duket tė jetė vėshtirė tė thuhet se vendimi pėr ta shpallur pavarėsinė e Kosovės ishte vendim krejtėsisht i drejte kur u poqėn kushtet pėr kėtė gjė. Po ashtu, ishte i drejtė vendimi i demokracive dhe ekonomive mė tė mėdha, mė tė fuqishme dhe tė vjetra nė botė pėr ta njohur kėtė pavarėsi. Kjo njohje duket se u mbėshtet, pėrvec sa u pėrpoqa tė analizoj, edhe nė logjikėn bazė nė marrėdhėniet ndėrkombėtare qė, kur pėr njė cėshtje qė „qėndron pezull“ nė pritjė tė zgjidhjes, ndonėse nėn administrim dhe mbikqyrje ndėrkombėtare, nuk ka konsensus, duhet marrė nė njė moment vendimi pėr t’i dhėnė zgjidhje. Ndėrkohė, vazhdojnė pėrpjekjet pėr tė penguar dhe ngadalėsuar ecurinė e procesit tė njohjes. Njohja vetė, pavarėsisht sesi dhe ku mund tė merret nė shqyrtim, ėshtė dhe pėrbėn njė akt politik, qė nuk i nėnshtrohet, apo nuk ėshtė i varur, nga e drejta ndėrkombėtare. Njohja varet vetėm nga vullneti politik i shteteve tė vecanta sovrane.

Ashtu si ėshtė provuar prej shumė vitesh dhe ngjarjesh tė trishtuara dhe tė dhimbshme se “ngjitja” e Kosovės tek Serbia 100 vjet mė parė ka qenė njė vendim i gabuar, po kėshtu do tė provohet nga historia se pavarėsia e Kosovės dhe vendimi pėr ta njohur atė ka qenė vendimi i drejtė. Shumė kritikė parashikuan zymti, se pavarėsia e Kosovės do tė ndizte pashmangshmėrisht shpėrthime dhune dhe spastrime etinke, imigracion tė pakontrolluar, kontrabanda tė gjithėfarėsojshme, ndezje dhe rritje tė nacionalizmit serb dhe, ndoshta, edhe njė rifillim tė dhunės dhe luftės nė Ballkan, etj. Me gėzim konstatohet se asnjė nga kėto parashikime nuk dolėn, tė gjitha ishin tė gabuara. Sot Kosova jeton gjėrėsisht nė paqe. Pozita e saj ėshtė pakrahasueshmėrisht mė e fortė dhe mė e mirė se mė parė, ndonėse ende e debut.

Por ajo do tė fitonte njė shtysė tė jashtėzakonshme pozitive pėrpara nė rast se tė pesė shtetet anėtare tė BE, qė ende nuk e kanė njohur, do tė ndryshonin mendje, sic rekomandon edhe njė resolute e kohėve tė fundit e Parlamentit Evropian. Ato vende mund tė kenė hezitime, cka lidhet me rajonet e tyre kufitare apo ndonjė mosmarrėveshje tė vjetėr. Por unė besoj se ato vende e dinė se njė ditė do tė duhet ta njohin Kosovėn. Sa mė shumė tė shtyhet ky vendim i tyre, aq me shumė mund tė jepet pėrshtypja e mungesės tė unitetit nė BE, por mund tė ndihmohet edhe mbajtja ende gjallė e ndonjė shprese krejtėsisht tė babazuar, tė parealizueshme, nė qarqe tė caktuara, vecanėrisht nė Serbi, se punėt edhe mund tė ndryshojnė dhe situata tė pėrmbyset, qė nuk ėshtė mirė as pėr Kosovėn, pėr pjesėn tjetėr tė Ballkanit Perėndimor dhe pėr vetė Evropėn.

Zgjidhja mė e mirė e dyshimeve dhe hezitimeve qe ende duket se jetojnė diku do tė ishte pėrshpejtimi i gjithė procesit tė integrimit tė gjithė Ballkanit Perėndimor nė rrugėn e anėtarėsisė nė BE, mundėsisht dhe preferencialisht pa nėnndarje tė kėtij rajoni qė jeta, historia, gjeografia, vokacioni dhe fati i tė ardhmes ėshtė vetėm nė Evrope. Sa mė parė aq mė mirė.

Autori ėshtė ambasador i Shqipėrise ne Britanine e Madhe

(Marrur nga revista e botuar n’Tirane, MAPO)
Zgjidhja e ēėshtjes tė statusit tė Kosovės ka dominuar, me nivele tė ndryshme intensiteti, skenėn politike dhe diplomatike pėr mbi dy dekada. Ajo u bė cėshtja kyc, e para nė rendin e ditės tė komunitetit nderkombėtar, vecanėrisht pas asaj qė ndodhi nė vitet 1998-1999. Qėllimi i vetėm i komunitetit ndėrkombėtar ishte qė tė vendoset njė paqe e qėndrueshme, siguri dhe prosperitet nė Ballkan, Evropėn Jug-lindore e, pėr rrjedhoje, nė gjithė Evropėn.

Shumė zhurmė dhe opozitė u bė dhe vazhdon tė bėhet nga ana e Serbisė pėr kėtė cėshtje, qė ėshtė e kuptueshme. Kėshtu ka bėrė dhe bėn edhe njė anėtar i pėrhershėm i Kėshillit tė Sigurimit, qė duket pak mė vėshtirė tė kuptohet, nėn pretendimin se kjo gjė ka shkelur tė drejtėn ndėrkombėtare dhe Kartėn e OKB-sė dhe ka cėnuar integritetin territorial tė njė shteti. Zhurma nė fakt nuk mbėshtetet nė baza tė qėndrueshme legale, politike dhe morale.